VIDEO: Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen nënë e bir

10 Prill 2020, 12:12Kronika TEMA

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë paradites së sotme në rrugën Tiranë-Durrës.

Dy makina, një Benz dhe një Volvo janë përplasur mes tyre.

Benzi ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nënë e bir, Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33 vjeç kanë marrë plagë të rënda.

Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës për mjekim dhe mësohet se në gjendje më të rëndë është djali.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 59-vjeçarja.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

2 komente në “VIDEO: Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen nënë e bir”

  1. Shpejtesia dhe injoranca te vret says:

    Ne rradhe te pare, perse lejohen publikime te videove te tilla? Se dyti, ku e kane bere shkollen e mjekesise ata te ndihmes se shpejte? Ne nje aksidet te tille njeriu nuk nxirret ashtu si lecke nga makina, por vendooset nje here ne gjendje te qendrueshme, duke i vene ne qafe edhe rrethin mbrojtes ne qafe qe te mos kete demtime te tjera ndoshta ne shtyllen vertrebrare. Ata njerez qe rrijne ashtu perqark duhet te ishin larguar nga ata police katundare qe vetem rrinin si dru. Kalimi i makinave ne ate pike nuk po drejtohej qe te behen me e ngadalte, qe te eliminohet ndonje aksident tjeter me ata njerez te qejfit qe ishin aty. Sa per natyren e aksidentit, personi qe e shkaktoi duhet qe te perballet me ligjin.

  2. koz says:

    Personat qe bejne aksidente automobilistike ne keto dite pandemie duhen denuar si vrases me qellim dhe sipas kodit te ri per shkeljen e karantines. Edhe kush ka luksin/lejen te qarkulloje me makine keto dite, kur nuk ka as trafik, kur shkel rregullat e qarkullimit, vecanerisht te dhenit te makines me shpejtesi dhe parakilimet e rezikshme, duhet denuar shume me ashper sesa ne kushtet normale. Kush shkakton aksident duhet te trajtohe per mua njesoj si ata qe perhapin infeksionin dhe shkaktojne vdekjen e te tjereve – pra si vrases me qellim/dashje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje