INTERVISTA/ Profesori amerikan: Albin Kurti nuk është antiamerikan, por e nënvlerësoi rëndësinë e SHBA-ve

10 Prill 2020, 17:01Rajoni TEMA

Kryeministri Albin Kurti është ngritur në pushtet bazuar në disa ide të gabuara në lidhje me pushtetin. Kështu ka deklaruar në një intervistë për portalin “Front Online” profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, duke shtuar se udhëheqja e një qeverie koalicioni të domosdoshëm kërkon nevojën për një kompromis dhe zhvillimin e një konsensusi politik midis partnerëve në Qeveri.

Ben-Meir i ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët e kanë akuzuar Kurtin për antiamerikanizën për shkak të kundërshtimit të tij që ta heqë pa asnjë kusht taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Kryeministri Kurti domosdoshmërisht nuk është antiamerikan, por ai thjeshtë nënvlerësoi rëndësinë e SHBA-ve për mirëqenien e ardhshme të Kosovës”, ka theksuar mes tjerash në intervistën për “Front Online” Ben-Meir.

Në këtë intervistë për portalin “Front Online ai ka folur edhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti në SHBA. Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk do të mund të arrihet para përfundimit të këtij mandati të presidentit Trump, pasi që, siç tha ai, për shkak të preokupimit të këtij të fundit për një mandat të dytë, si dhe gjendjes së tmerrshme të ekonomisë si pasojë e përhapjes së Coronavirusit dhe rritjes së numrit të viktimave të kësaj pandemie në SHBA.

Front Online: Profesor Ben-Meir të gjitha vendet e botës që disa muaj po përballen me pandeminë Covid-19, përderisa SHBA-të kanë numrin më të madh të infektuarëve në botë. Ku gabuan SHBA-të në përballjen me këtë pandemi dhe çfarë mësimesh duhet marrin vende me shëndetësinë më të pazhvilluar, siç është rasti me Kosovën?

Ben-Meir: Fatkeqësisht, nëse jo tragjikisht, SHBA-të u zunë të papëgatitura nga pandemia dhe veçanërisht presidenti Trump duhet fajësuar për një nga zhvillimet më të tmerrshme për më shumë se një shekull. Askush nuk mund ta anashkalojë faktin se në pranverën e vitit 2018 administrata e presidentit Trump filloi çmontimin e ekipit përgjegjës për t’iu përgjigjur pandemive, duke përfshirë këtu largimin e udhëheqësit të saj Timothy Ziemer.

Gjatë administratës Trump ky ekip u shpërbë përfundimisht dhe vendi mbeti i papërgatitur për t’u përballur me një krizë të tillë të shëndetit publik. Largimet e bëra nga Trump e lanë vendit më të rrezikuar në këtë aspekt.Vendet tjera duhet të jenë më të përgatitura për një pandemi të tillë në të ardhmen po aq sa duhet të jenë të përgatitura për ndryshimet dramatike klimatike, të cilat mund t’i shkaktojnë qindra herë më shumë dëme bashkësisë ndërkombëtare se Coronavirusi.

 Kurti u ngritë në pushtet bazuar në disa ide të gabuara për ushtrimin e pushtetit

 Front Online: Ju i përcillni zhvillimet politike në Ballkan, me theks të veçant në Kosovë. Si e keni vlerësuar vendimin e Parlamentit që ta shkarkoj nga detyra kryeministrin Albin Kurti pas vetëm 50 ditësh të qëndrimit në krye të Qeverisë së Kosovës?

 Ben-Meir: Unë besoj se kryeministri Kurti u ngrit në pushtet bazuar në disa ide të gabuara në lidhje me ushtrimin e pushtetit. Udhëheqja e një qeverie koalicioni të domosdoshëm kërkon kuptimin e nevojës për kompromis dhe zhvillimin e një konsensusi midis partnerëve të koalicionit për të mundësuar që ai të funksionojë në mënyrë efektive. Kurti duke vazhduar konfliktin e tij me presidentin Thaçi sigurisht që e vështirësoi funksionimin e Qeverisë.

Për më tepër, duke hedhur poshtë kërkesën e SHBA-ve në lidhje me heqjen e tarifës 100% ndaj të mallrave të importuara nga Serbia, ai ka arritur të acarojë mbështetësin më të rëndësishëm të Kosovës. Në këto rrethana, Parlamenti mbeti me pak zgjidhje, por u desht të kërkojë një qeveri të re për të zgjidhur nevojat urgjente të vendit.

 Front Online: Partneri i koalicionit (LDK) dhe partitë opozitare e kanë akuzuar kryeministrin Kurti për antiamerikanizëm, për shkak të refuzimit të kërkesës së ambasadorit Richard Grenell që Kosova ta heq pa asnjë kush taksën 100% ndaj Serbisë. A e ndani edhe ju një bindje të tillë se Kurti ka shfaqur doza antiamerikanizmi dhe a gaboi ai me mos heqjen e taksës?

Ben-Meir: Kryeministri Kurti domosdoshmërisht nuk është antiamerikan, por ai thjeshtë nënvlerësoi rëndësinë e SHBA-ve për mirëqenien e ardhshme të Kosovës. Në radhë të parë vendosja e tarifës nuk ishte një ide e mençur, sepse thjeshtë e ndërlikoi edhe më shumë marëdhënien midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat duhet të gjejnë një zgjidhje për konfliktin e tyre. Mbajtja e tarifës është edhe më e keqe, veçanërisht nga një Qeveri e re që duhet të hapte një kapitull të ri me Serbinë, duke përparuar kështu marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve.

 Front Online: A e vlerësoni si të ngutur vendimin e LDK-së që të shkarkohet Qeveria në këtë kohë të vështirë të ballafaqimit me Covid 19 dhe a ka mundur që një gjë e tillë të ndodhë në një periudhë më të përshtatshme kohore?

 Ben-Meir: Sigurisht, do të ishte më mirë që të merreshin me Coronavirusin, nëse do të kishte një qeveri të qëndrueshme dhe efektive të punuar. Fatkeqëisht, e tillë nuk ishte. Kurti edhe si një kryeministër në detyrë e ka mundësinë për ta demonstruar efektivitetin e tij, duke i mobilizuar të gjitha burimet kombëtare për t’u marrë me përhapjen e virusit.  Këtu ai duhet të përqëndrohet dhe të dëshmoj se mund të ngrihet me këtë rast dhe të mbetet një forcë e qëndrueshme politike.

Zgjedhjet e reja pas tejkalimit të pandemisë

 Front Online: Pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti” si mendoni se duhet të gjindet zgjidhja: Ta formoj Qeverinë koalicioni që i siguron votat e nevojshme në Kuvend, apo pas kalimit të pandemisë Covid-19 Kosova duhet të shkoj në zgjedhje, siç po kërkon lëvizja “Vetëvendosje”?

 Ben-Meir: Unë besoj se fokusi kombëtar në këtë moment të rëndësishëm duhet të jetë në adresimin e ndikimit katastrofik të virusit vdekjeprurës. Zgjedhje të reja nuk duhet të organizohen derisa pandemia të jetë zvogëluar në masë të madhe.
Kryeministri Kurti do të bënte mirë që t’i përfundojë marrëdhëniet e tij acaruese me Presidentin Thaçi dhe të përqëndrohet në mobilizimin kombëtar për t’u marrë me Coronavirusin.

 Trump nuk do të mund ta arrijë marrëveshjen Kosovë-Serbi para zgjedhje në SHBA

 Front Online: Në Kosovë flitet shumë për një marrëveshje të shpejt përfundimtare me Serbinë, duke e ndërlidhur këtë si një insistim të ambasadorit Grenell me heqjen e taksës ndaj Serbisë. A mendoni se marrëveshja do të arrihet para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në mënyrë që të njejtën presidenit Trump ta përdorë si një triumf të tij ndërkombëtar në garën e ardhshme për president ?

Ben-Meir: Presidenti Trump me siguri do të dëshironte ta zgjidhte konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, unë nuk besoj që Trump mund ta arrijë një gjë të tillë para zgjedhjeve në SHBA, veçanërisht për shkak të preokupimit  për rizgjedhjen e tij dhe gjendjes së tmerrshme të ekonomisë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit dhe përshkallëzimit të numrit të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja Kosovë-Serbi jo domosdoshmërisht kërkon koncesion territorial

Front Online: Nëse do të kemi marrëveshje, a mendoni se e njejta do të prek edhe kufijtë e Kosovës, pasi që kështu ka alarmuar në seancën e fundit të Kuvendit edhe kryeministri Albin Kurti?
Ben-Meir: Një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë nuk kërkon domosdoshmërisht koncesion territoritorial. Unë besoj se dy vendet mund të jetojnë në mënyrë paqësore si fqinjë, duke vendosur kufinjë politik bazuar në kufirin aktual, i cili do të lejonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis dy kombeve. Kështu, zonat në veri të Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë, mund të mbajnë marrëdhënie të ngushta me vëllezërit e tyre në Serbi. Në analizën përfundimtare, paqja midis dy vendeve mund të mbahet vetëm me kufij të hapur – pa ndonjë shkelje, megjithatë, mbi sovranitetin kombëtar të secilit.

  Front Online: Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Hashim Thaçi janë duke fajësuar njëri-tjetrin për përhapjen  e Coronavirusit në veri të Kosovës,  mbi të cilin pjesë autoritetet e Kosovës kanë pak kontroll. A mendoni se kjo situatë e vështirë e përballjes me COVID-19 po përdoret për përfitime politike?

Ben Meir: Nuk ka dyshim se që të dy politikanët po përpiqen ta shfrytëzojnë përhapjen e Coronavirusit për avantazhin e tyre politik. Por, që të dy po bëjnë një gabim të tmerrshëm.Aktualisht, interesi i vendit duhet të jetë mbi të gjitha  dhe dy liderët duhet t’i lënë dallimet e tyre politike dhe të mobilizohen për t’i dhënë fund pandemisë. Të njejtit do të paguajnë çmimin politik nëse nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë në këtë moment kritik.Tani për tani, vendi duhet të jetë mbi të gjitha dhe dy liderët bëjnë mirë duhet t’i lënë mënjanë dallimet e tyre politike dhe ta mobilizojnë vendin për t’i dhënë fund epidemisë. Ata do të paguajnë një çmim të dashur politik nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë në këtë moment kritik.

Trump vështirë ta fitojë një mandat të dytë në krye të SHBA-ve

Front Online: Me humbjet e mëdha në jetën e njerëzve dhe ato ekonomike, a mendoni se presidenti Trump do ta ketë më të vështirë ta siguroj edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë?
Ben-Meir: Është shumë e mundur që Trump mund të mos arrijë ta fitojë një mandat të dytë, duke pasur parasysh mënyrën kaotike në të cilën ai merrej me Coronavirusin, veçanërisht duke minimizuar ndikimin e tij të mundshëm në shëndetin e qytetarëve amerikan dhe të ekonomisë. Megjithatë, Trump është një fenomen unik; ndryshe nga cilido prej pararendësve të tij.  Trashëgimia e tij politike nuk duket të jetë e zbehtë dhe në kundërshtim me ndonjë pritje që ai mund ta ketë përsëri. Por, shpresoj që jo.

Front Online: Nëse në krye të SHBA-ve do të vie kandidati demokrat ( Joe Biden) a mendoni se do të fuqizohet më shumë zëri i Kosovës në Uashington, pasi që lobi shqiptar ka pasur raporte më të mira me demokratët, apo politika e SHBA-ve nuk do të ndryshoj pavarësisht se kush do të zgjidhet president?

 Ben-Meir: Është shumë e mundur. Thënë kështu, marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve do të varen nga niveli i bashkëpunimit dhe i hapjes.Çdo  administratë e ardhshme amerikane do të jetë akoma më e përkushtuar për mirëqenien e Kosovës dhe çdo qeveri e ardhshme në Kosovë do të bëjë mirë që ta konsiderojë me kujdes atë që SHBA gjykon të nevojshme për të ruajtur pavarësinë e vendit dhe sigurinë kombëtare. Paqja me Serbinë do të jetë gjithmonë një pjesë e këtij ekuacioni. 

9 komente në “INTERVISTA/ Profesori amerikan: Albin Kurti nuk është antiamerikan, por e nënvlerësoi rëndësinë e SHBA-ve”

  1. Pa doreza says:

    Nje analize e persosur per marredhenieve Amerike-Kosove dhe rolin destruktiv te Kurtit. U rekomandoj mbeshtetesve te Kurtit qe ta lexojne cdo dite dhe te harojne idete se Trampi punon per Rusin dhe ne kuris te Kosoves. Te kuptojne njehere e mire qe arritja e marreveshjes me Serbin nuk eshte domosdoshmerisht te arrihet para Nendorit. Te kuptojne qe me gjithe politiken e ndryshme te demokrateve dhe republikaneve ne Amerike, problem i Kosoves eshte problem qe varet nga predispozicioni yne per tu treguar normal dhe te bisedojme me serbin. Marrevshja eshte ne doren e negocatiorve shqiptare dhe serb. Nuk eshte e domosdoshme “shkembimi i territoreve, po qe se palet nuk e duan kete shkembim. Mund te kete edhe zgjidhje politike ku te ruhen kufijte dhe pakicat ne te dy anet e kufirit te kene lidhje “te vecanta” me vendin “meme”..
    Perfundimisht mbeshtetesit e Kurtit dhe Haradini si person te kuptojne qe taksa 100 perqint eshte gomarllek i Haradinit dhe dhelperia e Kurtit. ne rastin e Haradinit ai e beri kete gabim si i mefshte qe eshte, kurse per Kurtin problem eshte kompleks. Serbise nuk i leverdise asnje marreveshje vec kethimit te Kosoves nen Serbi! Ata punojne qe bisedimet te sabotohen, me qellim qe te krijohen kushtet qe ata te kethehen ne Kosove. Ata vazhdimisht deklarojne se Kosova eshte zemra e Serbise…Armiqesimi me Aeriken eshte nje nga “fitoret” e tyre me te medha dhe vetem fillimi drejt kesaj ideje. Fatkeqesisht Kurti e ndjek kete rruge me koshience…
    Nje pyetje qe kam per mbeshtetesit e Kurtit eshte cila eshte zgjidhja me e mire: Shkembimi i territoreve apo dhenia e serbeve te drejta “te vecanta”? Duket qarte se Haradini gaboi dhe Kurti me vetedije ndohmojne Vuciqin ne planet e tyre. Duket qarte sot qe “shkembimi i teritoreve” siguron mevetesine dhe bashkimin tone kombetar, ndersa dhenia e te drejtave “speciale” per serbet, nuk e zgjidh problemin dhe mbyll prespektiben e bashkimit tone kombetar. Kete beri Haradini dhe kete po kerkon me ngulm Kurtiqi.
    Theksoj se po u zgjat edhe me shume, punet do vene ne favor te Serbise. Perendimit nuk i mbetet vecse ti heqin te drejten shqiptareve dhe Serbeve per tu marre vesh me njeri tjetrin. Nje konference nderkombetare do vendosi dhe kjo e con problemin afer qellimeve te Serbit. Vigjelence te dashur shqiptare te Kosoes! Hqni dore nga Kurt Rrumpalla. Gjykoheni ate nga veprat dhe jo nga fjalet. Po qe se nuk jeni te zote te mendoni me koken tuaj, thjeshte merrni per te vertee faktin qe ata qe na armiqesojne me Ameriken jane armiq….

    1. Hoxh Armandi says:

      Kurti oportunist qe cuditerisht mbeshtetet nga gjithe turkosovaret xhihadiste.

  2. Bekim Peja says:

    Albin Kurti është koooqe.

  3. xhela says:

    Albin Kurti fluturon me presh dhe nuk e ka haberin se si behet shtet…. Ky fluturon aq larg sa do ti japi mend dhe SHBAve qe jane partneret me te mire per kombin Shqipetar.
    Te besh bashkqeverisje me kryehajdutin me eksperience ne te gjitha drejtimet Isa Mustafa nuk eshte e lete se hajdutlliku eshte ves dhe veset nuk harohen….. Cfar drejtesie do te zbatoi Albin Kurti kur Isa Mustafen ky e ka paditur disa here….
    Kjo eshte semundje e Shqipetareve sepse Sali Berish vite me radhe e akuzonte me te madhe ILIR FLORIRIN qe vodhi floririn e tuneleve ne krrabe dhe tani jane bere vellezer se te dy shpellare jane njeri nga veriu tjetri nga jugu.

  4. Sala says:

    Hikni pra shkoni dhe ju amerikont qiuni ne byth me serbin , kush te menderos ty or mik , ate e di mir gruaja trampit qe esht sllave kush te pjerdh ty na tregon forcen , mut.

  5. Eagle says:

    Enver Hoxha ju erdhi halut ketyre Rrobq… Amerikane qe nuk lane puce dhe grusht shteti pa bere ne te gjithe Boten. Keta jane pjellat e Djallit

  6. Ajo dihet se Albin Karti nuk ashte anti amerikan.
    Por nese seshte i tille pse vepron ne kundershtim me mesimet amerikane!!!!????
    Sepse….. çorba e prishun e gelltitun ne Beograd e detyron te shkretin me dale jo vetem kundra amerikes, por edhe kundra nanes vet.
    Keshtu çe mos ja mirrni per t’madhe mutit

  7. Kuq e zi says:

    Kurti dihet qe nuk eshte antiamerikan
    Ajo qe nuk dihet eshte pse amerika nuk pranon qe kryeministri eshte njeshi ne kosove dhe jo presidenti meqe kosova eshte rep. Parlamentare
    Te vazhdosh bisedimet me presidentin dhe te injorosh dy kryeministrat e fundit (jam i bindur edhe per ate qe vjen pra te tretin) kjo do coje kosoven ne konflikt te mbrendshem ku shba -ve do i behet e qarte se kosova eshte mike e amerikes por jo si egjipti me shoke, por ne stilin e perendimit ku qeveria qe zgjidhet nga populli ka pushtetin dhe eshte ajo qe vendos
    Imagjinoni sikur amerika ti thonte metes do shkosh ti te takosh lavrovin ne moske meqe shqiperia kryeson osbe dhe jo rama
    Kush do ishte me meten ketu ne kta komente mbase ata qe po shajne kurtin?

  8. emigranti says:

    E the mire , Albin Kurti nuk eshte antiamerikan, por eshte administrata Tramp qe me arrogancen e saj tregoi se nuk po vepron ne te mire te Kosoves.
    Albin Kurti eshte shpresa e Kosoves dhe ju nese doni ta trajtoni Kosoven si aleat dhe jo vasal apo koloni ,jeni te detyruar ta respektoni ate dhe jo te kapurit e manipuluar nga ju.
    Presioni i administrates Tramp mbi te qe ne ditet e para te qeverisjes dhe rrezimi i qeverise pa mbushur 50 dite dhe ne kohen e pandemise ishte nje veprim i pamatur mire ne dem te Kosoves, per rrjedhim nje veprim qe dobeson maredheniet e mira ndermjet 2 vendeve.
    Ne rast se ju do te arrini te vendosni nje qeveri kukull, atehere edhe simpatia per Ameriken e shqiptareve do te pesoje ulje te ndjeshme.
    Problemet zgjidhen me bisedime e rrahje mendimesh e idesh e jo me urdhera e arrogance.
    Ndersa Thaci e Mustafa me ne fund dolen lakuriq para popullit si te kapur e marioneta, por qe do te perballen nje dite me drejtesine per aferat e tyre korruptive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje