“Unë e dua mamin!”, dramë koronare në Britani: Vajza vdes në varrimin e të ëmës

10 Prill 2020, 21:21Bota TEMA

Laura Richards, 32 vjeç pësoi një sulm në zemër ndërsa trupi i nënës së saj Julie Murphy, 63 vjeç, po futej në tokë. Të afërmit e tmerruar dhe famullitari që zhvilluan funeralin u përpoqën ta shpëtonin, por ajo vdiq në vend.

Laura ishte në funeralin e nënës së saj, me një pjesë të vogël të njerëzve, të cilëve u lejua t’i jepnin lamtumirën e fundit me rregullat e distancës sociale për shkak të pandemisë koronavirus, raporton The Miror.

Kështu, familja e Laura nga Atherstone, Warwickshire, mbeti edhe më e mbështjellur me të zeza. Julie ishte nënë e katër fëmijëve. Ajo vuante nga skleroza e shumëfishtë dhe çmenduria, e vdiq më 15 mars pasi u infektuamekoronavirus në një shtëpi pleqsh.

Gjysmë motra e Lauras, Sadie, 45 vjeç, tha se familja kishte përjetuar një tragjedi të dyfishtë. Në varrosjen e nënës së saj, në një moment, ajo vetëm dëgjoi ankesën e së motrës – “nuk mund të marr frymë, po vdes!” – dhe shumë shpejt ndwrroi jetë.

“Ajo kishte një sulm të fortë në zemër”, rrëfen Sadie.

Në ditët para vdekjes së saj, Laura postoi një mesazh prekës për nënën e saj në Facebook, duke shkruar: “Unë e dua mamin!”

2 komente në ““Unë e dua mamin!”, dramë koronare në Britani: Vajza vdes në varrimin e të ëmës”

  1. BK says:

    Grate nuk duhet te shkojne ne varreza gjate ceremonise mortore.
    Feja islame e ka ndaluar.

  2. lavazh truri says:

    Joooo, nuk ka mundesi te kete vdekur nga zemra.
    Njerezit sot vdesin vetem nga coronavirusi.
    Po hajt, anglez hesapi,genjejne pa pike turpi, nuk kane edi rame qe ti rrase ne burg mashtruesit.
    Kane kryeminister kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje