Por më në fund edhe një lajm i mirë: Bie për herë të parë numri i pacientëve në terapi intensive.
Nga Ruben Avxhiu
777 njerëz të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në New York. Kjo shifër mbetet shumë e lartë dhe shqetësuese për mbarë shtetin.
Një situatë kritike është krijuar sidomos në New York City, ku morgu i qytetit që në kohë normale mund të mbajë trupat e vdekur deri në 30 apo 60 ditë në pritje të familjeve apo të njohurve për t’i tërhequr, tashmë është përtej kapacitetit.
Duke mos gjetur zgjidhje tjetër, Bashkia ka vendosur varrimin e tyre në Hart Island. Ky ishull ka qenë për vite vendi ku janë varrosur të panjohurit, të pakërkuarit, të paidentifikuarit.
Zakonisht varrmihësit shkojnë një herë në javë, të enjteve për të hapur varre të reja. Tani, për shkak të koronavirusit, ata shkojnë në punë pesë ditë në javë dhe hapin të paktën 25 varre të reja në ditë.
Autoritetet e qytetit po mbajnë shënime në mënyrë që nëse familjarët apo të njohurit e këtyre njerëzve i kërkojnë një ditë të mund të dinë se ku janë varrosur dhe të zhvendosin eshtrat.
Në këtë periudhë nuk është edhe aq e pakuptueshme që nuk shkon njeri për të marrë të vdekurit. Shumë jetojnë këtu larg familjeve. Shumë familje nuk udhëtojnë dot, kanë frikë të shkojnë, nuk dinë se çfarë të bëjnë në kushtet e paralizimit të jetës së sotme etj.
Shqiptarët që janë prekur nga kjo krizë e dinë mirë këtë punë. Të mësuar të bëjnë funerale masive me shumë njerëz që vijnë për ngushëllime, tani njerëzit po përcillen me një minimum të pamendueshëm të afërmish.
Edhe termi “varr masiv” ka tjetër tingëllim për shqiptarët që kanë përjetuar masakrat serbe në Kosovë, ku shumë prej viktimave u hodhën mizorisht në varre të përbashkëta. Në New York, kjo kuptohet është diçka tjetër. Varreza është masive, por varret janë të veçanta e të identifikuara për të interesuarit.
Mes këtyre lajmeve të kobshme, ia vlen ndoshta ta mbyllim me një njoftim shpresëdhënës se numri pacientëve të COVID-19 që ndodhen në terapi intensive në New York ka rënë për herë të parë që nga fillimi krizës.
Ndërkohë që Qyteti dhe shteti kanë hyrë në fazën më akute të kësaj vale të parë dhe presin numrat të arrijnë ritmet më të larta, kjo ulje e rasteve më të rënda është një ngushëllim.
O Ruben Hallvaxhiu , ti je per hallvaxhi nuk je per gazetar , kur byth nuk ke te thuash te verteten siç esht , shko kris bythen bej nje pun tjeter fshatar, ato qe ti kerkon ti paraqesesh si vendet e parajses jan varreza masive , ku hapet nje kanal 50 metra i gjat me ekskavator dhe 5 metra i gjon dhe i ven arkivolet me kufoma njerzish stiv si drut siper njeri tjetrit per dhjet dhe i hedhin dhe me eskavator siper siç i varroste Hitleri Ne kohen e vet ne luften e dyt , vetem me nje ndryshin se hitleri nuk kish koh te bente arkivol por tepke e njejta gjo osht , por ky i dyti esht Hitleri kti ja nxini xhdo gje ju HALLVAXHITe gazetave tona , kurse amerikes qe ben te njejten gje si hitleri ja zbukuroni me xhdo menyr kurvllikun , se nuk keni byth ta shani dhe si dobiça me ate llap qe ju esht ber si leter zumpare vetem i lepini bythen amerikes o HALLVAXHI , zanati gazetarit esht hyjnor gazetaret e vertet thon te verteten siç esht , por fatkeqsisht tek ne nuk ka gazetar ka 30 vjet por vetem hallvaxhi.
O Ruben Hallvaxhiu , ti je per hallvaxhi nuk je per gazetar , kur byth nuk ke te thuash te verteten siç esht , shko kris bythen bej nje pun tjeter fshatar, ato qe ti kerkon ti paraqesesh si vendet e parajses jan varreza masive , ku hapet nje kanal 50 metra i gjat me ekskavator dhe 5 metra i gjon dhe i ven arkivolet me kufoma njerzish stiv si drut siper njeri tjetrit per dhjet dhe i hedhin dhe me eskavator siper siç i varroste Hitleri Ne kohen e vet ne luften e dyt , vetem me nje ndryshin se hitleri nuk kish koh te bente arkivol por tepke e njejta gjo osht , por ky i dyti esht Hitleri kti ja nxini xhdo gje ju HALLVAXHITe gazetave tona , kurse amerikes qe ben te njejten gje si hitleri ja zbukuroni me xhdo menyr kurvllikun , se nuk keni byth ta shani dhe si dobiça me ate llap qe ju esht ber si leter zumpare vetem i lepini bythen amerikes o HALLVAXHI , zanati gazetarit esht hyjnor gazetaret e vertet thon te verteten siç esht , por fatkeqsisht tek ne nuk ka gazetar ka 30 vjet por vetem hallvaxhi. Kta qe hidhen ne kte grp jan fukarenjt qe nuk paguajn dot token e varrit edhe te pa streh dhe njerez te vetmuar ,