“Jeta triumfon”, Manastirliu: 34 bebe të lindura në 24 orët e fundit, 1 470 fëmijë të ardhur në jetë gjatë këtij muaji

11 Prill 2020, 10:23Sociale TEMA
“Jeta triumfon”, Manastirliu: 34 bebe të lindura në 24

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaron se gjatë 24 orëve të fundit kanë ardhur në jetë 34 bebe në dy maternitete në Tiranë.

Manastirliu shprehet se “jeta triumfon, edhe pse jemi në një periudhë të vështirë”.

“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, jeta triumfon. 24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!”,- thekson Manastirliu.

“Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me COVID-19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1 470 fëmijë”,- nënvizon ministrja  Manastirliu.

1 komente në ““Jeta triumfon”, Manastirliu: 34 bebe të lindura në 24 orët e fundit, 1 470 fëmijë të ardhur në jetë gjatë këtij muaji”

  1. loni says:

    me ne fund nje lajm i mire,se na terbuat vetem duke thene budalliqe,uroj jete te gjate te gjithave bebevet,shendet dhe lumturi te kene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje