Nudistët detyrohen nga policia të vënë maska

11 Prill 2020, 18:59Lifestyle TEMA

Maskat nuk janë një masë e detyrueshme gjithkund, por në Republikën Çeke po – edhe për nudistët.

Çekia ka nisur të zbusë masat e ndërmarra prej koronavirusit, por muajin e kaluar, kur rastet kapën pikun, patrullat e policisë rikujtonin njerëzit se mund të dalin nudo në zonat e përcaktuara për sa kohë mbajnë maska.

Policia çeke dha paralajmërim pasi u telefonua nga disa qytetarë të shqetësuar për një grup nudistësh që po bënin banjo dielli.

“Për fat të keq, personat që po bënin banjo dielli ishin një grup i madh dhe shumë prej tyre s’mbanin maska,” shkruhej në deklaratën për shtyp. “Pas ndërhyrjes së policisë, të gjithë ranë dakord të respektojnë rregullat e qeverisë.”

“Qytetarët mund të dalin pa rroba në vende të caktuara, por duhet të mbulojnë gojën dhe të mos formojnë turma.”

Mesazhi rezultoi efektiv. Një patrullim i mëvonshëm zbuloi 150 nudistë të tjerë, nga të cilët gjysma kishin dalë pa maska.

“Jemi të vetëdijshëm që disa njerëz nuk kanë oborre dhe duan të marrin ajër të freskët, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat e vendosura nga qeveria deri kur gjendja të përmirësohet,” vijonte deklarata. “Sidoqoftë, gjendja nuk do të përmirësohet nëse nuk i respektojmë të gjithë.”

3 komente në “Nudistët detyrohen nga policia të vënë maska”

  1. DinPak says:

    Keta duhet te protestojne per shkeljen e te drejta te tyre, sepse po vune maska, nuk quhen me nudista.

  2. Lumi says:

    Halle halle e rregulla rregulla kjo bote.

  3. ishnudisti says:

    pse nuk ka police nudiste
    janw ngarkuar me katwr kile rroba tw shkretwt
    u duhet pak aerodinamikw pwr tw kryer detyren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje