Tregoi gjendjen kaotike nga koronavirusi në Wuhan, Kina akuzon shkrimtaren si 'Jopatriote

11 Prill 2020, 11:35Sociale TEMA

Gjatë kohës së saj të mbyllur në karantinë, një shkrimtare kineze ka shkruahtur një ditar, duke treguar gjendjen në të cilën ndodhej Wuhani për shkak të koronavirusit.

Ditari i saj është shpërndarë në internet edhe në gjuhën angleze dhe gjermane, por ka marrë një numër të madh kritikash.

Fang Fang është akuzuar se tregimi i saj ka ndikur negativisht në të gjithë botën.

Shkrimtarja popullore në Wuhan, kishte filluar tregimin e saj nga fundi i janarit atëherë kur është bllokuar gjithçka, duke përfshirë këtu edhe kritikat për zyrtarëve përgjegjës.

“Sa njerëz kanë vdekur në Wuhan dhe familjet e tyre janë shkatërruar”, kishte shkruar ajo më 31 janar. “Por deri më tani asnjë person nuk ka kërkuar falje ose ka marrë përgjegjësi”. Madje kam parë edhe shkrimtarë që kanë përdorur frazën “fitore e përfunduar”. “Për çfarë po flasin”?, shkruan ajo.

Postimet e saj u shpërndan nëpër rrejte sociale, ndërsa u fshin dhe u censuruan.

Ndërsa llogaria e saj “Weibo”, e cila kishte më shumë se 3.8 milion ndjekës u mbyll në shkurt, por së fundmi e ka marrë përsëri.

Por shkrimi i saj u spikat dhe u shndërrua në një libër, që do të botohet nga “Harper Collins”, në qershor të këtij viti, i përkthyer në dy gjuhë në anglisht dhe gjermanisht.

Zyrtarët kinezë e kanë quajtur shkrimtaren “Jo patriote”, pasi ka pasqyruar vetëm anën e errët të Wuhanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje