ANALIZAT/ Ekspertët italianë shohin regjistrat e vdekjeve: Identifikojnë pesë fakte thelbësore

12 Prill 2020, 10:47Sociale TEMA

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali (ISS) ka bërë një analizë të vdekshmërisë në Apenine bazuar në 1.500 regjistrime mjekësore të jetëve të humbura nga koronavirus, që është vetëm një pjesë e 16,000 vdekjeve në Itali, por mostra mund të konsiderohet shkencërisht përfaqësuese.

Analizat e paraqitura nga kreu i institutit Silvio Brusaferro treguan se pacientët vdesin dy deri në pesë javë pas infeksionit, se ata janë kryesisht njerëz mbi 70 vjeç, se mosha mesatare e të tyre është 80 vjeç, e që virusi prek më shumë burra.

Analizat treguan gjithashtu se njerëzit që vuanin nga sëmundje të tjera ishin më të rrezikuar nga vdekshmëria: 63 përqind e vdekjeve kishin më shumë se tre patologji.

Brusaferro tërhoqi vëmendjen për faktin se vdekja ndodh dy deri në pesë javë pas infektimit, që do të thotë se ekziston një kurs relativisht i gjatë i sëmundjes dhe se, siç e sheh ai, është gjithashtu një nga arsyet pse vazhdon të regjistrohet një numër të madh i vdekjeve në Itali.

Analiza e bërë konfirmon se personat mbi 70 vjeç janë ata që kanë vuajtur më shumë.

Hetimet janë nisur në një numër të qyteteve italiane për nivele të larta vdekshmërie në shtëpi pleqsh.

Vetëm në rajonin e Ligurias, në 230 shtëpi pleqsh, kanë vdekur 800 njerëz, shumica e banorëve të tyre, por edhe të stafit që i shërben ato.

Gjetjet e para tregojnë se shkaqet e një vdekshmërie kaq të lartë ishin “pakujdesia, sipërfaqësia dhe dështimet në menaxhimin e ambienteve të kujdesit shëndetësor në të cilat të moshuarit vdiqën masivisht për shkak të përhapjes së virusit”.

“Ne kemi një arsye të përgjithshme për një optimizëm të butë; numrat po zvogëlohen për shkak të masave rigoroze, por ende nuk mund të qetësohemi”, tha Brusaferro.

2 komente në “ANALIZAT/ Ekspertët italianë shohin regjistrat e vdekjeve: Identifikojnë pesë fakte thelbësore”

  1. Kevin says:

    La pandeminchia.
    Po thon italianët.

  2. iksi says:

    Nga ky studim une kuptova kete : Qe ky virus paska qene shume inteligjent sikur me e bere me dore shkencetaret dhe sikur me e telekomandu shko kap pleqte se po ankohen kreret e shteteve qe na hiqni qafet pensionistat se jane tu jetu shume dhe i kemi barre duke shpenzu shume lek per pensione dhe rimbursim ilaçesh . Gjithashtu ky virus shkon edhe tek ato nen 70 vjeç qe kane disa semundje dhe i heq qafe edhe ata se behen barre per ilaçe duke ju rimbursu . Qerrata shume paska qene ky virus . E megjitheate Zoti eshte i madh dhe din me vepru .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje