Çfarë gjeti policia në shtëpinë e të kërkuarit të veshur me luks Orgest Bilbili

12 Prill 2020, 19:46Politika TEMA
Çfarë gjeti policia në shtëpinë e të

Oficeret e policise duke pastruar gjakun tek vendi ku u plagos Orgest Bilbili

I kërkuar prej muajsh, por kokë e këmbë me veshje luksi, Orgest Bilbili nga qyteti i Lushnjës nuk bënte aspak një jetë të vështirë si një person në telashe me drejtësinë.

Përkundrazi, ai lëvizte lirshëm madje edhe duke përdorur tabela dhe distinktivë të policisë, të cilat asnjëherë nuk janë verifikuar derisa ai u përplas rastësisht tre ditë më parë me një polic që po kontrollonte masat anti-Covid.

Provat materiale të sekuestruara nga policia kriminale tregojnë sqimën e 30 vjeçarit, jo vetëm për veshjet që u përkasin firmave të njohura, por edhe armët nga Izraeli.

Burimi i policisë kriminale i tha portalit SI se mes provave të sekuestruara ishte një celular  Iphone 11, ai mbante laptop Acer, pëlqente çantat krahëqafë të firmave të ndryshme (rezultoi se kishte tre të tilla).

Një efektiv i ‘Shqiponjave” tregon se  në momentin e arrestimit, teksa ishte shtrirë përtokë dhe kur policia nuk e dinte ende se kujt po i shtrëngonte prangat, agjentët panë se djali shkërmoqi telefonin.

“Por ndërkohë,  çanta e krahut ‘Luis Vuitton’ u mor bashkë me mbetjet e aparatit si provë materiale”, – thotë burimi për SI.

Ai mbante një kapele ngjyrë të bardhë të firmës “Adidas” ndërsa arma e zjarrit që i’u bllokua ishte pistoletë  moderne  e  prodhuar në  Izrael, brenda së cilës gjendeshin 18 fishekë.

Në shtëpinë  ku Orgest Bilbili jetonte me qira policia gjeti edhe një çantë tjetër të firmës “Borboneze” dhe një të firmës “Calvin Clain”, – tha një tjetër ekspert i përfshirë në ekzaminimin e vendngjarjes, që tregon dobësinë e të riut për aksesorët e shtrenjtë.

Prokuroria në seancën për caktimin e masës së sigurisë u shpreh se 30 vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore jo vetëm sepse kërkohej për disa precedentë penalë, por edhe sepse qëlloi ndaj policisë.

Orgest Bilbili është i njohur si shoku i ngushtë i një tjetër të kërkuari, Laert Haxhiu, i cili ka armiqësi të vjetra që burojnë nga 1997 me bandën e Aldo Bares.

Ngjarjet e rënda kulmuan me planin për të vrarë nipin e Aldo Bares, që është djali i vëllait të vrarë të të fortit të Lushnjës. Vrasja e Xhulio Shkurtit dështoi. Ai njihet si djali i Ramadan Shkurtit për të cilin egziston legjenda se pas vrasjes së tij nga Artur Daja, i vëllai Aldo Bare apo Alfred Shkurti u betua që do merrte hak.

Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu nga njëra anë dhe nipi i Bares hyjnë mes atyre që mbijetuan nga 1997 pasi në atë kohë ishin fëmijë por siç kuptohet asgjë nuk harrohet në krim. Më tepër se kaq, policia beson që edhe gjatë këtyre viteve kanë ndodhur një seri vrasjesh, me emra që ose janë në kërkim ende ose u vranë përgjatë viteve.

Orgest Birbili është një nga ata eksponentë për të cilin policia mendon se është përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera të rënda.

Lidhur me zbulimin e tij rastësor, prokuroria përmendi në seancën e  zhvilluar në spital se Orgest Bilbili u konstatua teksa po ecte në këmbë së bashku me një person tjetër me drejtim sheshin “Shtraus”. “Ecja e tyre na bëri përshtypje, – raportojnë policët e forcave “Shqiponja”, – ndaj dhe u kërkuam dokumentet në kuadër të masave për të parandaluar infeksionin Covid -19″.

“Kështu kishim vepruar herë pas here me qytetarë që i shikonim në rrugë kur edhe u kërkonim dokumentet e identifikimit. Njëri nga të dyshuarit mbante kapele ndërsa tjetri kapuç, sapo na panë filluan të lëviznin me shpejtësi. Ndaj edhe u bindëm që ishin të dyshimtë”, – përshkruhet më tej në dëshminë e  policëve.

Policia, pasi i ka bërë thirrje të ndalojne, njëri nga të dyshuarit nuk u ndal po vijoi vrapin duke kërcënuar me armë deri sa efektrivi i policisë i është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të tij.

Në vendngjarje mbeti e plagosur edhe një grua tjetër e cila gjendej aty krejt rastësisht, ndërkohë që i plagosuri është vet-identifikuar vetëm pasi është dërguar në spital. “Unë jam Orgest Bilbili”, – ka thënë ai, i datëlindjes 13 qershor 1990

Kur policia kontrolloi shtëpinë aty mendohet se janë gjetur materiale me vlerë për hetimet e mëtejshme, që do të zbulojnë se kush e ndihmonte 30 vjeçarin e rrezikshëm, çfarë fshihej por edhe çfarë veprimtarie kriminale kryente ai gjatë kësaj kohe.

“Një sërë kartvizitash të lokaleve të njohura na bëjnë të besojmë se i këkuari frekuentonte lokale të njohura në kryeqytet ose bënte porosi përmes tyre”,- shtoi një zyrtar i policisë për gazetën “Si”, mes të cilave edhe disa numra telefoni të shkruar me shkrim dore ku lexohet 0693xxxxx4 Benz /fratja, letër e dytë e shkruar “krahë anglez  6500 euro Shkodër”, letër me mbishkrimin  5 mijë euro  069xxxxxxx benz kjrah ag,  Hotel J.., rruga pazari i Ri, restorant  B…

Policia shpjegon se është në gjurmim të të dhënave që ka zbuluar nga një sërë letrash e dokumentash, mes të cilave edhe disa kontrata për shitje toke, apo dhe dokumenta identifikimi me emrat e disa personave të tjerë. Por ajo që ka habitur policinë, sipas burimeve të gazetës “Si” ashtu si edhe në rastin e Dritan Dajti, është fakti që i shumëkërkuari qarkullonte  me dokumenta policie.

Burime të sigurta i thanë gazetës “Si” se Orges Bilbili posedonte gjithashtu një distinktiv policie që e kishte të fshehur në portofol, si edhe një tabelë të qarkullimit rrugor që me shumë mundësi ai duhet ta ketë përdorur gjatë udhëtimeve të tij.

Ka një sërë materialesh dhe të dhënash që po verifikohen shton një burim tjetër që tregon se disa prej tyre janë transferuar menjëherë për egzaminim kriminalistik, dhe biologjik. Pas masës së ditës së kësaj të diele, Orgest Birbili do të ballafaqohet edhe me disa ngjarje të tjera, që e lidhin atë me akuzën e vrasjeve në Lushnjë, por edhe trafikun e drogës.

14 komente në “Çfarë gjeti policia në shtëpinë e të kërkuarit të veshur me luks Orgest Bilbili”

  1. Julian Marko says:

    E si erdhen kohet , ndryshoi cdo gje , u bene cuba lushnjaret , deri dje kishin frike se mos i cante lepri …………, sot , pistoleta , vrasje , grabitje , dhunime , e pidh te semes si ndryshon njeriu , deri dje u rembente kaposhi qurat , sot kane mare pistolett dhe bejne kerdine .
    Skane faj , fajin e ka shteti vari lesht , kur si kap e i ras brenda , atje tua shqyej bythen kaq shume sa tu duket sikur u kalon treni ………

    1. Liku says:

      Eh mor Julian ! Sa te gezuar do te jene Lushnjaret qe deri dije i cante lepuri ne mes te sheshit sikur nje trim i madh si ty tja tregonte kte shkrim te bukur jo mbas telefonit po ashtu si ja tregoi Tritan Shehu edhe ai ishte Trim kur fliste ne televizor si ty ne telefon eshte akoma gjalle Tritani pyete dhe te tregon ai per Lushnjaret! Ose Cekja! Klm

      1. Ishte aq trim sa e kapi si lesh nje efektiv i thjesht..Trimeri or ti Liku i karit nuk eshte te qellosh me kallash njerez ne pabesi e me teper te pafajshem….!Me tregon lushnjen ti qe ka ber emer nga vlonjat tepelens,skrapallinj e lloj lloj rracash te tjera..ju jeni trima vetem ne fusha?

    2. Beni says:

      O shoku te gjithe keta tipat ne Lushnje e kane origjinen nga Vlora Tepelena Skrapari

    3. Albx says:

      je tepër vonë për të bërë krahasime të tilla…pak rëndësi ka nga vjen precedenti por ça ka arritur të bëje. Shoqëria jonë është e gjitjandej e tillë, si ky Bilbil

    4. Lala says:

      Hamit Matjani ishte nga Lushnja.

  2. Sofia says:

    Te mos gjenden te shumekerkuarit ne New York, Londer apo Milano e ne kryeqytete apo qytete te medha qe prej hapesirave te qytetit eshte shume e veshtire, kjo eshte deri diku e justifikuar…por te mos gjenden ne nje pllake vend sa eshte Tirana eshte per tu habitur! Edhe shitesi i bulmetit te lagjes i njeh te gjithe banoret e bllokut te pallateve perreth dhe jo me te doje te kerkoje policia… Dhe per ke?! Per nje djalosh te ditelindjes 1990 qe na trashegon sagen e nje serie vrasjesh dhe krimesh te tjera…Eshte per tu cuditur. Kam besim se operacionet policore per kapjen e te shumekerkuarve apo personave qe nga menyra e jeteses ngjajne te dyshimte per perfshirjen e tyre ne veprimtari kriminale, do te forcohen. Kam besim te Z. Lleshaj!

  3. hrushovi says:

    Julian Lushnjaret ishin te paret qe treguan veten ne 97 ne revolta pyet njeher ose shiko ndonje video ne You Tube ta kuptosh kur e pa bythen pisk ai ish kryeministri i atehershem se ministrit ja futen te tere prasi e cfar prasi exporti populli i lushnjes eshte i urte e i duruar dhe puntor e jo kok bosh e fodull po ju miresjelljen e merni per dobesi se aq kuptoni

  4. Dori says:

    Une nuk e kuptoj pse Policia nxjerr gjithe keto sekrete?!

  5. Skënderbeu says:

    Po lajmërojnë të fshehin gjurmët ata që kanë bashkëpunuar me të prandaj po nxjerrin numra tel më emra edhe pse vetëm me shkronjat e para. Pastaj si e shkarkosh telefonin ai ndërkohë që ishte në tokë i plagosur?

    1. Liku says:

      @niko trimi! Nuk po justifikoje dhe nuk po è mbroje kte kriminele! Kuptohemi! Por è kame fjalen pikerisht per trima si puna jote qe ofendojne gratis te pafajshmit si te kene oreks! Klm

  6. LUSHNJARI says:

    Motren NIko!! Sa LUSHNJAR ta kan shkerdhy

  7. Populli katunar says:

    O plehra. Jepini komentet o plehra

  8. Populli katunar says:

    GRATE JUVE DHE MEROS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje