COVID-19 mund të shkaktojë çarje në popullsinë amerikane

12 Prill 2020, 17:33Bota TEMA

Në Shtetet e Bashkuara rastet me koronavirus janë dyfishuar këtë javë. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se gjysëm milion amerikanësh janë diagnostikuar me COVID-19.

Por disa njerëz thonë se jeta për ta nuk do të jetë më si më parë, madje edhe për ata që nuk do të preken nga virusi. Materiali në vazhdim tregon mbi parashikimet se si Shtetet e Bashkuara mund të bëhet me dy popullsi të ndryshme pas COVID-19.

Ndarja tashmë mund të jetë vënë re nga të gjithë. Ka nga ata që janë të sëmurë, si Emily Alvarado.

“Desha të ngrihesha dhe u rrëzova sepse isha shumë e sëmurë. Nuk e lëvizja dot trupin.”

Dhe ka nga ata që nuk kanë koronavirus. Ka nga ata që punojnë nga distanca dhe paguhen. Dhe ka nga ata që janë të papunë. John Nelson është nga ata që po pret të marrë ndihma ushqimore në Siatëll të shtetit Uashington.

“Është shumë e frikshme. Një tjetër aspekt i frikshëm është edhe mbyllja e shumë gjërave.”

Në Arkansas, qindra banorë u radhitën para zyrës së papunësisë kur aplikimet në internet dështuan. Regina Weaver sapo ka humbur punën.

“Jam 62 vjeç dhe nuk di shumë rreth kompjuterave.”

Njerëzit presin në radhë në makina para zyrës së papunësisë në Florida.

“Kjo është 10 herë më keq sesa kemi parë gjatë një gjenerate.”

Rreth 1 në 10 punonjës amerikanë humbi vendin e punës gjatë tre javëve të fundit. Ben Harris me Universitetin Northwestern thotë se përfitimet për të papunët nuk janë menjëherë në dispozicion.

“Në praktikë, shtetet nuk i kanë gjërat e ndërtuara për të ofruar përfitime për të papunët. Edhe pse qeveria federale premtoi dihmë ekonomike për të vetpunësuarit dhe të tjerë, në praktikë këta njerëz do të presin disa javë e ndoshta më gjatë që të marrin perfitimet. Ata do të paguajnë një çmim.”

Në kontenë Cook që përfshin edhe Çikagon, një numër disporporcional afrikano-amerikanësh janë pacientë me koronavirus, një normë tre herë më e lartë se ajo e pacientëve të bardhë.

Ekspertë të biznesit parashikojnë se sëmundja çon në papunësi – kryesisht për ata me të ardhura të pakta – gjë që çon në falimentime të bizneseve dhe individëve. Kim Chapman është i papunë.

“Edhe sikur të na thonë kthehuni në punë nesër, kryesisht familjet mesatare, kanë vetëm disa javë rezerva dhe mund të paguajnë faturat.”

Analistët parashikojnë se dy lloj popullatash po dalin nga pandemia e koronavirusit. Disa që përpiqen të mbijetojnë dhe të mjekohen. Të tjerët që diskutojnë darkën ndërsa fëmijët përfundojnë mësimet në internet.(voa)

9 komente në “COVID-19 mund të shkaktojë çarje në popullsinë amerikane”

  1. Manipulimi i tufave says:

    hahaha kjo popullsi qe se can bythen!!!!
    te pakten te ishte krisje

    po s’e tha CNN nuk asht e vartete
    …..

  2. Manipulimi i tufave says:

    hahaha kjo popullsi qe se can bythen!!!!
    te pakten te ishte krisje

    po s’e tha CNN nuk asht e vartete
    …..

  3. VISI says:

    KUSH E KA BER SHKRIMIN NA RROFT KARIN ME KETO FUND E KRYE BUDALLEQE

  4. Tonny says:

    CNN se bashke me pseudoliberalet e leshit u alarmuan kur qeveria anerikane mbylli kufijte me Kinen, prandaj ktu ne USA CNN nuk e merr njeri seriozisht. Informohu para se te shkruash mbrrokulla.

    1. Andi says:

      Tipik shpellar shqiptar qe flet ne emer te miliona amerikaneve.Aq sa e ndjekin CNN ti nuk di ti numurish se je shpellar analfabet qe ke bo dy leke dhe je shndrruar ne republikan.Sa mer vesh gomari nga muzika aq mer vesh ti nga politika.

  5. mendimi says:

    Kur njerezit te kuptojne se bota qe ndertuan nuk ishte per ta, atehere do te kete dhe ndryshime, por coronavirusi me i madh i kesaj bote eshte çthurja totale dhe qe s’ka me frena; gjoja liria dhe te drejtat, por nuk flitet fare per detyrat qe kane ndaj vetesh dhe shoqerise. Ne shoqerine njerezore dy gjera do ta çojne njerezimin ne katastrofe me te madhe; lirite dhe te drejtat e çfrenuara dhe privati qe s’oyet per shoqerine. Por edhe qete, lopet e demat kur u vjen ujku, formojne nje rreth ciklik bythe per bytht dhe ujku nuk u afrohet dot. Shoqeria nuke eshte e bashkuar, eshte e ndare. Bota sundohet nga miljarderet e ajo qe thuhet demokraci, eshte nje fjale fallco. Ne kapitalizmin qe jetojme, po nuk pagove parate te qirase, elektrikut etj, te rjepin deri ne vdekje, pastaj ndihmojne e japin therrime billat e kapitalit qe sundojne sklleverit. Shikoni Shqiperine; kush ishin e kush jane ca ish breke grisur. Sot te sundojne dhe te perçemojne. Nuk e di por e shikoj me shume pesimizme keto kohe qe po kalojme dhe nuk shijojme asgje njerezore. KU e kemi lirine, ku jane te drejtat, po detyrat? Si jane ndertuar raportet e individit me shoqerine, kush sundon? Paraja qe popullsia nuk e ka.

    1. Perparim says:

      C’fare thua shoku Enver, akoma per kapitalizmin?

  6. emri says:

    Fakti eshte qe ne SHBA po vdesin me shume njerez se kudo ne bote. sistemi shendetesor ka deshtur fund e krye. Mbijeton vetem kush ka para per te paguar spitalin (jo gjithmone). Ata qe nuk i ha virusi i ha pushka, qe kercet nje here ne muaj neper kinema, mall-e, shkolla, koncerte etj etj.
    Po me cfare shikojme ne New York, kemi modelin e nje failed state, qe nuk varros dot denjesisht as te vdekurit e vet. Nje shtet cnjerezor, qe e le secilin ne meshiren e fatit, te fortet mbijetojne e te dobetit vdesin. Kjo nuk eshte njerezore, por ne nje shtet ku shiten arme automatike ne mes te dites e pa asnje kontroll, duket se eshte normale, te pakten per nje pjese te mire te popullsise.
    Nga model per mbare boten qe ka qene deri ne vitet 2000, sot, me nje president psikopat e me nje injorance alarmante te popullsise, po shnderrohet ne nje problem per boten.
    Mbase pandemia i ndryshon ca gjera per mire, si ne gjithe boten. PErndryshe do hame njeri-tjetrin si qente e rruges.

  7. USA says:

    Tonny ne ca pjese te amerikes jeton ti mer klluf kari? apo ne ndonje geto?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje