Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzalez Montero ka komentuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare situatën aktuale të krijuar prej COVID-19.
Në një intervistë për ATSH-në, kreu i OBSH-së ka vlerësuar veprimet e ndërmarra me kohë nga qeveria shqiptare, veçanërisht ne zbatimin e rreptë të distancimit fizik dhe bindjen e jashtëzakonshme nga populli shqiptar, të cilat sipas tij, kanë kontribuar që Shqipëria të ketë një situatë të kontrolluar të epidemisë.
“Reagimi i qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 mund të vlerësohet më mirë nga rezultatet në kontrollin e epidemisë. Ky numër i ulët na lejon të mendojmë se masat e kontrollit po japin efektin e dëshiruar. Veprimet e ndërmarra me kohë nga qeveria e Shqipërisë, veçanërisht zbatimi i rreptë i distancimit fizik dhe bindja e jashtëzakonshme nga populli shqiptar kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në këtë kontroll. Politika e testimit të rasteve të dyshuara, sipas rekomandimeve të OBSH-së, identifikimi i rasteve pozitive, ndjekja e kontakteve dhe kujdesi ose izolimi kur ka qenë e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së, ka qenë përcaktues për të “ulur kurbën” në Shqipëri’.
I pyetur lidhur me testimet që po kryhen nga ana Instituti i Shëndetit Publik per rastet e dyshuara, kreu i OBSH-së tha se “secili vend duhet të hartojë një strategji testimi efektive dhe të mundshme në përshtatje me karakteristikat e epidemisë në atë vend. Në kontekstin e vendeve që ndeshen me raste të ndryshme, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) rekomandon që të gjitha rastet e dyshuara të testohen për COVID-19 sipas përcaktimeve të OBSH-së, ashtu siç po bëhet në Shqipëri. OBSH aktualisht rekomandon diagnozën COVID-19 me anë të testeve molekulare ose siç njihen ndryshe testet PCR. Kjo është përgjithësisht strategjia aktuale e testimit në Shqipëri. Kjo strategji po jep rezultate të mira, duke lejuar zbulimin e rasteve dhe gjurmimin e kontakteve. Është absolutisht e nevojshme të përdoret stoku i disponueshëm i testeve në një mënyrë që parandalon çdo përdorim të tepërt që mund të rezultojë në shterje të stoqeve”.
Kreu i OBSH argumentoi se laboratori ku po kryhen testimet e rasteve të dyshuara për COVID-19 është i certifikuar dhe me cilësi të lartë. “Laboratori Institutit të Shëndetit Publik është i certifikuar nga OBSH për kryerjen e testimit COVID-19. Stafi, objektet dhe procedurat sigurojnë cilësinë e lartë të testeve të kryera”-u shpreh ai për ATSH-në.
Për testet e imunitetit, Gonzales u shpreh ndër të tjera se “testet e shpejta, veçanërisht testet serologjike nuk rekomandohen aktualisht nga OBSH për diagnostikim, pasi ato akoma nuk janë të vërtetuara. Laboratorët e referimit të OBSH-së për COVID-19 aktualisht janë duke kryer studime të vlefshmërisë së analizave tregtare në bashkëpunim me Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Sidoqoftë, disa vende tashmë i përdorin këto teste dhe inkurajohen të mbledhin të dhëna dhe të shkëmbejnë përvojat. Testet serologjike mund të duken më të mira për strategjitë masive të testimit dhe këto mund të kenë një rol kryesor në vendosjen e heqjes se bllokimeve, për shembull për të testuar ata punëtorë që kthehen në aktivitetin e tyre. Këto teste gjithashtu mund të jenë shumë të dobishme për të pasur një njohuri më të thellë për shtrirjen e epidemisë në një vend të caktuar”.
Tamam si Bardhi I Shkodres mjek ka deklaruar ky perfaqesues I larte I O.B.SH.. O zot :sa mjek budallej apo te marre(MIRRENI SI TE DONI) ka ne kryesit e tyne ish opozita.Thjesht fatkeqesi kombetare.
Analize me fakte te gjalla
EDI RAMA- NJE BURRE SHTETI SURPRIZE
– Askush, asnjehere e askund nuk lind as baba I kombit e as burre shteti
– Burre shteti e baba kombi te ben vetem puna, veprimtaria dhe vendimarrja ne sherbim e ne dobi te tyre ….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Lind bebe !
Behet burre ose grua
Lartohet ose zhutet ne llum !
Behet burre shteti ose burre gruaje, behet shtet formues ose shtet rrenues, shkencetar apo gomar, fisnik apo legen… hero apo vrases serial….me punen e veprimtarine e krijimtarine e vet ne sherbim e dobi te popullit e shtetit te vet ose hajdut me cizme e bandit e vrases i shtetit e popullit te vet.
As Shqiperia nuk ben perjashtim nga ky rregull i arte…
Nga gjiri i saj e mbare Botes kane dale, dalin e do te dalin perdite secili e te gjithe njesoj, te barabarte para robit e para Zotit.
Shqiperia ka lindur e rritur Gjergj Kastriot Skenderbe por edhe Hamza Kastriote, Ismail Qemal Vlora por edhe East Pashe Toptanin, Fan Stilian Nolin por edhe Ahmet Zogun, Vojo Kushin por edhe Xhafer Deven…. Naim, Abdyl e Sami Frasherin por edhe Midhad Frasherin… Adem Jasharajt e Lladrovcet, por edhe Sinan Hasanet e Rahman Morinajt, Edvin Ramen por edhe SaLike Gerdec Floririn… Nene Terezen por edhe … Mona Cizme Lalezin…
Pas babait te Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemail Vlores, politikani qe i eshte afruar me shume titullit te burrit te shtetit e babait te Kombit ne Shqiperi eshte Edi Rama.
Edi Rama nuk eshte as Shenjtor e as Pejgamer, as i perkryer e as profet por deshem nuk deshem eshte futur dhe do te mbetet ne historine e Shqiperise si babai i Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut, si babai i shtetit ligjor ne Shqiperi, si lideri qe rrezikoi me shume karriken e vet per hir te reformave ne shume lemi te shtet- formimit ne nje shtet te degjeneruar, rrenuar, sakatuar dhe zhbere mbi 15 here ne 15 vjet te sundimit te SaLikekracise.
Edi Rama eshte i vetmi politikan e qeveritar ne keto mbi 107 vjet qe ka leshuar e dhene pushtet per hir te shtetit e jo te karrikes se vet, sic veproi me marreveshjen e 2017 me Lulezim Bashen kur ia dhuroi ministrite kryesore opozites.
Edi Rama ka plot gabime edhe faje ne qeverisjen e tij, por deklarata e tij se ai qendron midis se majtes e se djathtes eshte shume domethenese.
Pse !?
E vetmja gje qe qendron midis se majtes e se djathtes, e vetmja gje qe qendron mbi te majten e te djathten jo vetem ne Shqiperi por edhe kudo ne Bote eshte Shteti, kombi ne rastin konkret eshte vetem Shqiperia!
Dhe deri tani e ka mbajtur dhe po e mban fjalen.
Edi Rama eshte nje politikan qe nuk jep por prodhon lajm ne cdo hap e ne cdo veprim qe ben deri edhe me ngjyrat e kollareve dhe atletikeve qe vesh.
Edi Rama eshte jo vetem nje politikan por edhe diplomat surprizash qe marrin vleresime maksimale e bejne jehone ne mbare Boten.
Po ndalem vetem ne disa prej tyre me fakte te gjalla e me ze e me figure
Vizita e tij zyrtare ne SHBA, takimet me te gjitha hallkat kyce te administrates amerikane, pritja fantastike si e asnje politikani shqiptar ne historine tone nga Presidenti Obama, zevendes- Presidenti Biden, keshilltari I Sigurise kombetare.
Cdo takim dhe bisede me Papen Francisco, me Kancelaren Merkel, me Presidentin Macron, me udheheqesit e BE-se, Italiase, Presidenten e Zvicres… eshte deshmi vleresimi per kryeministrin shqiptar e shqiptaret ne teresi.
Surpriza e tij kreative ne matshimin historik ne mes kater liderve te feve shqiptare e boterore ne rruget e Parisit… sidomos tre lapsat me ngjyrat e Flamurit francez ne xhepin ballor te xhaketes se tij, bene me shume jehone se vizitat e perfaqesuesve te te gjitha shteteve te tjera te marra se bashku…
Tre lapsat me vlere 1 euro ne xhepin e kryeministrit Rama ne Paris bene me shume jehone jo vetem ne France, por ne mbare Boten se 6 helikopteret sakate nga korrupsioni i “ Bandes se Gangstereve” shqiptare,me vlere mbi 70 milione euro te paguar Sarkozit nga Sali Berisha me taksat dhe djersen e shqiptareve.
Me aq fjale sa mund te thuhen per 90 sekonda bisede konfidenciale Koke me kole gjate nje takimi lidereve te NATO-s, Edi Rama fitoi vleresimin maksimal te Presidentit te superfuqise boterore SHBA-se Donald Trump.
E se fundmi, vendimi kreativ e sidomos mesazh i i shkelqyer per dergimin e 30 mjekeve e infermereve shqiptare ne Itali jane perla politiko- diplomatike e njerezore( humanitare) qe vetem nje mendje e ndritur prej burri shteti te Edi Rames dhe sherbime madhore ndaj popullit, shtetit dhe kombit shqiptar qe na bejne krenare dhe ndrisin faqen para mbare Botes.
Edi Rama as lindi e as kerkoi kurre titullin e larte burre shteti as baba kombi.
Ai e fitoi dhe po e larton ate me punen dhe veprimtarine e tij, me mendjen e tij te ndritur dhe shpirtin krijues ne cdo hap e veprim te tij.
Kij inatin por jepi hakun, thote sovrani.
E Edi Rama ia jep hakun vetvetes me veprimet e vendimet e tij krijuese, sic ishte edhe ky i karantines se fundit ne Shqiperi.
Ne kete kendveshtrim Edi Rama eshte nje burre shteti i paparashikueshem, i paparalexueshem.
Shkurt, Edi Rama eshte nje burre shteti surprize!
E burrat e shtetit jane dhe mbeten edhe baballare kombi!
On Sat, Apr 4, 2020 at 3:02 PM EDT
Alban Dega