Shkresë FSHF-së, sindikata e futbollistëve reagon në lidhje me paketën financiare

12 Prill 2020, 13:49Sport TEMA

FSHF ka vendosur të ndihmojë klubet në këtë krizë që po kalon i gjithë futbolli europian për shkak të ndërprerjes si masë për mospërhapjen e koronavirusit.

Megjithëse ka si objektiv ndihmën e atyre që janë më në nevojë, selektimi që qeveria e futbollit i ka bërë skuadrave që do të ndihmohen, ka çuar në kontradikta të mëdha dhe një lëmsh që kërkon zgjidhje.

Ndihmën financiare nga FSHF e përfitojnë vetëm klubet që janë të privatizuara dhe jo ato që janë të menaxhuara nga bashkitë.

Ky rregull përjashton pjesën më të madhe të atyre që kanë nevojë, lojtarët e Kategorisë së Parë dhe ata të së Dytës, që në mungesë të një zgjidhje konstruktive me FSHF kanë vendosur të drejtohen te Sindikata e Futbollistëve të Shqipërisë, me në krye Andi Lilën.

Ky institucion i sapoformuar ka reguar dhe ka nisur një shkresë drejt FSHF që të rishikojë këtë paketë financiare dhe të ndihmojë futbollistët e Kategorisë së Dytë sepse ata kanë më shumë nevojë se çdokush për atë paketë ndihme prej 30 mijë lekësh për fashën kohore 15 mars-15 prill.

Shkresa e Sindikatës drejt FSHF:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje