Njerëzimi nuk ka prosperuar kurrë më parë se shekullin e fundit në drejtim të jetëgjatësisë. Në vitin 1870, jetëgjatësia mesatare globale ishte rreth 30 vjet, në 2015 ishte 73 dhe po vijon e po rritet.
Duke analizuar këto zhvillime Fondi Monetar Ndërkombëtar u bën thirrje qeverive në të gjithë globin, duke iu kujtuar se në epokën tonë mosha 65 vjeç nuk duhet konsideruar kufiri i pleqërisë.
Në studimin “Jetëgjatësia dhe jeta e mirë”, Fondi Monetar bën thirrje për integrimin në tregun e punës të njerëzve mbi 65 vjeç, jo vetëm nëpërmjet skemave të detyrueshme të pensioneve.
Këshillat e FMN vlejnë edhe Shqipërinë, pasi popullsia mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi teksa numri i lindjeve po bie me ritme të larta. Në vitin 2020 popullsia mbi 65 vjeç në vendin tonë ishte 14 % e totalit, ndërsa në vitin 2011 ishte rreth 12 për qind.
Shqipëria është ende një vend me popullsi të re në krahasim me anëtaret e BE-së. Por FMN lajmëron se, popullsia e Shqipërisë dhe vendeve e tjera në zhvillim do të plaket shumë shpejt.
Sipas Fondit axhenda përfshin të gjitha aspektet e jetesës, por punësimi, arsimi dhe shëndetësia janë fushat qendrore të fokusit dhe ku qeveritë kanë një rol kryesor.
Me rëndësi të madhe është gjetja e mënyrave për të ndihmuar punonjësit e moshuar të mbeten produktivë.
Kjo axhendë duhet të mbulojë më shumë sesa moshën e daljes në pension. Midis vitit 2008 dhe 2018 njerëzit mbi 55 vjeç përbënin 79 për qind të rritjes së punësimit në të gjithë vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe 103 për qind në vendet G7.
Në vendet në zhvillim dhe në Shqipëri gjithashtu ka një rritje të forcës së punës mbi 50 vjeç.
Kjo thirrje e FMN-se, eshte krim kunder njerezimit apo gjenocid per rinine. Pse e theme; sepse rritja e moshes per pension te te moshuarve, do lere pa pune rinine, ajo do plaket jo nga mosha por menderisht dhe shoqeria njerezore degradohet perfundimisht. Nuk i kuptoj keto reforma banale dhe shikohen qarte. Perse coronavirusi ndodhi ne te gjithe boten ku teknollogjia ka arritur deri me Mars, Jupiter, dhe njollat e zeza te diellit?! …Prandaj, FMN para se te thote kete, te pergatise terrenit per te punesuar njerezit dhe jo çpunesuar. eshte katastrofe dhe kjo ka filluar shpejte. Atehere pse i le njerezit pa pune dhe i paguan me mbrojtje sociale? Dhe do lere te moshuarit ne pune qe s’kane fuqi as te pjerdhen me!
Po kuptoje vet mor ( nuk I therin dot por prodhojn bacteria)
Ka folur para virusit se tani mbrapa virusit ska me pleq ne itali po mbaron mosha e tret nga virusi o pall
Nuk eshte studiuar mire me fakte.Jam dakort me “Mendimi”Do vazhdojn pune mbi 65 vjec,nderkohe qe numri me assistance social eshte po thuaj I njejt.
FMN eshte plehre. Cdo proces pune eshte modernizuar. Ne vend qe te ulin oret e punes dhe moshen e pensionit qe njerezit te shijojne jeten dhe natyren, keta plehrat kerkojne ti shfytezojne njerezit si skllever. Kane gjunjezuar te gjitha vendet me borxhet dhe keshillat e tyre. Jemi kthyer skllever te koheve moderne.
Këta të Fmn-se duhen pushkatuar.
Shfrytëzues e kriminel.
Nuk janë statistika të vërteta.
Para një jave VOA, pra Zëri i Amerikës, tha që mosha mesatare e popullsisë në USA ka rënë për shkak të obezitetit, kequshqyerjes, opioideve e prablemeve të tjera. Pra është krejt e kundërta e vërtetë. Mos të harojmë që USA udhëheq tendencat e statistikat në botë.
Jetegjatesia ka ndryshuar konceptin e moshes, terheqja e hereshme e punetoreve te moshuar nga forcat e punes jo domosfoshmetisht do te thote pune per te rinj. Punetoret e mishuar me pervoje nevojiten per te siguruar ruajtjen e produktivitetit dhe stabilitetit te forcave te punes.
Mosha tashme eshte vetem nje numer, duhet promovuar te mesuarit gjate gjithe jetes dhe te njihen rolet e te moshuarve ne zhvillim.
Plakja fillon …pas 65 vjeteve … mire dmth …. hem …pak llogari …i bie pas vdekjes ..he kete deshen te thonin ???
Po keta birbot e FMN-se ne cfare moshe dalin ne pension? Nuk do habitesha po te me thoshin 55 vjec me 90% te pages. Ndoshta ndonje kuisling shqiptar i punesuar atje mund te na e shuaje kureshtjen…
Shkurt dhe qarte: Nuk duhet te haje askush pensionin….se nuk ka, sigurimet shoqerore = skeme piramidale!!
FMN eshte organizate terroriste