Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot Gjergj Frendo, foli në A2 për pashkët e pazakonta, si dhe për situatën aktuale nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri dhe në botë.
“Papa ka theksuar në fjalimet e tij dy fjalë: “Shpresë” dhe “Solidaritet”. Çdo tragjedi është thirrje për solidaritet. Këtë duhet ta shprehim edhe konkretisht, këtë e pamë edhe pas situatës nga tërmeti. Solidaritetin duhet ta tregojmë edhe në këtë situatë pandemie.
Duhet të ndihmojnë fqinjët, me gjera ushqimore, e ilaçe. “Shpresa” – I gjithë mesazhi i krishterë frymëzon shpresën, veçanërisht mesazhi i Pashkëve. Fakti që Krishti doli gjallë nga varri tregon se është një thirrje për shpresë. Do të kalojë faza e keqe, do të kalojë edhe kjo krizë. Ne kemi përgjegjësi për vete, por edhe për njëri-tjetrin.
Krishti i ngjallur është takuar me shumë persona dhe fjala e tij ishte gjithmonë “paqja me ju”. Krishti I ngjallur na ka quajtur vëllezër. Krijon një marrëdhënie të re dhe të veçantë mes nesh. Në situata si aktualja kërkohet më shumë solidaritet dhe mbështetje”.
Më tej, Imzot Frendo theksoi se jeta duhet të ndryshojë pas krizës, pasi njerëzit, thotë ai, janë bërë skllevër të konsumizmit.
“Unë mendoj se pasi të kalojë krizë, jeta njerëzore në mbarë botën duhet të ndryshojë. Këto javë na kanë ndryshuar diçka, të dallojmë çfarë është e domosdoshme dhe luks. Ishim bërë skllevër të konsumizmit. Fëmijëve u janë mohuar gjëra të rëndësishme, për gjëra luksoze. Ky është konsumizëm, i cili na harron atë që është më e dobishme për jetën tonë.
Njeriu është bërë edhe më i vetëdijshëm për kufizimet e tij. Në momentin që ne mendonim se kishim gjetur zgjidhje për çdo problem, del një virus i vogël. Në këtë mënyrë është rritur edhe ndjenja fetare. Zotin duhet ta nderojmë edhe si familje. Në këtë situatë të jashtëzakonshme, shtëpitë tona janë shndërruar në kisha shtëpiake”.
Në fund, ai pati edhe një thirrje për institucionet: “Institucionet e ndryshme dhe ne si kishë katolike, nëpërmjet priftërinjve dhe murgeshave po ndihmojmë shumë njerëz. Është mirë që autoritetet të afrojnë këta njerëz, duke treguar solidaritet, konkretisht me gjera ushqimore dhe gjera të tjera. Situata na thërret dhe na kujton se të gjithë jemi bijtë e zotit”.
Cfar lloj Skllaverie nga Propozon z.Frendo ?
1) ate te qenit skllever te erresirer /te injorances
2) skllever ti epokes Mesjetare
3) skllever te epokes se Lashtesie
4) skllever te Politikave te Djallit
5) skllever te Satanit
6) skllever te Kriminelave te ksaj Bote
Po mire imzot Frendo cfare beri Krishti qe u ngjall te shtunen e pashkeve, ja futi vrapit sa mori vesh per salivirusin.
jeta u krijua nga viruset se i duhej nje uber per ti rene botes qark.
e gjithe historia eshte deshmitari im: Njerzimi per aq sa njihet eshte i teri skllaverim si fizik dhe shpirteror. Bindje apo imponim. Ajo cfare mund te shpresoje cdo qenie njerzore eshte te kete nje mirekuptim midis fazave qe duhet te kaloje. Feje vetem kohet e fundit eshte qetsuar me imponimin e doktrines dhe kjo vetem ne vendet e zhvilluara ekonomikisht. Imponimi shpirteror eshte me i rrezkshmi nga te gjith pasi varferon njerzmin edhe aty ku duhet te kete kontroll. Cdo qenie qe vjen ne jete duhet te ndjek rrugtimin e vet i perbere nga eksperienca personale dhe jo te drejtuar nga faktore te tjere.