Një nga kompanitë më të njohura në vend të industrisë ushqimore “Hako” ka shpërndarë 30 pako me produkte mishi, për disa nga familjet e Dëshmorëve të Policisë.
Drejtuesja e Kompanisë, Antonela Hako, ia dorëzoi donacionin Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Rebani Jaupi.
Jaupi është shprehur: “Donacioni i sotëm nga HAKO ka një domethënie të veçantë, pasi vëmendja sot shkon për familjarët e atyre punonjësve, sot Dëshmorë të Atdheut, të cilët mbrojtën jetën me jetë. Falënderoj biznesin, i cili edhe pse në vështirësi, gjen mundësinë të shprehë nëpërmjet ndihmave simbolike, solidaritet e vlerësim për familjarët e dëshmorëve të Policisë, por edhe të punonjësve të Policisë që aktualisht punojnë me shërbim të përforcuar dhe përballen me rrezikun e infektimit nga COIVD-19”.
Ty te lumte Rebani qe falenderon e je mirenjohes, po u keput biznesi me ndihma…i bejne vetes reklame me 5 qese