Nga Gjon Ndreja
Unë nuk jam mjek por marr vesh dicka nga logjika e numrave dhe di se ajo është e hekurt dhe ju imponohet te gjitha fushave.
O njerëz si nuk u ngopët që dëgjoni lloj-lloj njerëzish që rekomandojnë testimin masiv të COVID-19. Këto ose janë të çmendur ose nuk e kanë haberin e aritmetikës (nuk duhet më shumë njohuri). Asnjë efekt nuk ka në parandalim, testimi masiv përveçse shkatërron buxhetin e shëndetësisë, sepse:
1.Është e pamundur që testimi të kryhet në një kohë në të gjithë popullsinë por edhe në se kryhet, koha deri kur të dalin analizat është e mjaftueshme për ta transmetuar virusin nga bartësit.
2.Vetëm në një rast ideal që praktikisht nuk mund ta zbatojë asnjë qeveri në botë mund të ndërpritej transmetimi i korornavirusit: Në se testimi do të kryhej në të njëjtën kohë dhe po në kohë reale do të dilnin rezultatet dhe po në të njëjtën kohë do bëhej karantinimi i bartësve të virusit.
3.Ai që rezulton i pastër nga virusi sot mund të infektohet, deri kur personi që ka kontaktuar është deklaruar bartës dhe nuk është karantinuar duke pritur përgjigjen e analizave. Kështu ky i fundit edhe pse në momentin e testimit rezulton negativ, ai bëhet bartës dhe transmetues i virusit edhe pse ka rezultuar i pastër nga testimi.
4.Në se kryhet një testim masiv, le të themi se kjo mund të bëhet brenda 30 ditëve në të gjithë vendin ( çka praktikisht është perseri e pamundur) nuk do të kishte efekt, pasi për arsyet që përmendëm virusi do të transmetohej në intervalin e kohës,
5.Deri kur të dalin rezultatat e analizave dhe personi të karantinohet, bartësi i virusit transmeton lirisht virusin dhe ky përhapet në progression gjeometrik.
6.Është e pamundur që rezultatat e testimit të merren në kohë reale(menjëherë) në mënyrë që njerëzit të karantinoren por dhe deri atëherë ai është duke transmetuar lirisht virusin gjatë kohës që nuk ka dalë përgjigja e analizave dhe personi bartës nuk është karantinuar.
7.Siç po provohet nga të dhënat e fundit në Kore, ky virus rishfaqet edhe te personat që janë infektuar më parë.
Kështu që miqtë e mi, qëndroni në shtëpi dhe kthehuni te aritmetika e klasës së shatë për të kuptuar se teoria e depistimit masiv është një farsë.
Të që ke shkruar këtë artikullin shumë të bukur që kushedi ku e ke vjedhur. A mund të përgjigjesh , po e qendruara në shtëpi çfarë zgjidh ?? Se une mund t’a them nga ana ime qe asgjë se njerëzit duhet të bëhen imunë me patjetër që t’a fitojnë ‘luften’. Nuk fitohet lufta duke u fshehur ‘skutave’ se virusi prapë do e nxjerri kokën kur të fillojmë të shkojmë normalisht në punë . Kthehu dhe ti tek shefi jot në klasë të 7 .
Ti “Tani” te duket se ke te drejte, por e verteta qe po ndodh ne bote nuk eshte ashtu. Ti ke te drejte kur thua se deri sa te fitojne te tere imunitet, virusi nuk do ndalet. Ajo qe nuk kupton ti eshte momenti. Nqs shumica e popullsise do semurej ne nje kohe te shkurter, situata do dilte jashte kontrollit. Spitalet nuk do mundeshin te trajtonin te semuret. Te vdekurit do ishin aq te shumte sa do mbeteshin pa u varrosur. Etj etj…
Ne te vertete njerezimi ka nxjerre mesime. Qellimi nuk eshte te ndalohet virusi por te ndalohet intensiteti i tij ne nje kohe te shkurter. Infektimi i te njejtit numer njerezish(psh 60 perqint e popullsise) ne nje kohe te gjate do i jepte mundesi shoqerise te mos rrezohej… Ne rast se shtetet rrezohen, vdekjet jane me te shumta dhe egziston rreziku qe “bandat” dhe jo qeverite do komandojne… Ky eshte qellimi I udheheqesve te sotem te shteteve, qe mundohen ta shtrijne infeksionin ne kohe sa me te gjate…deri sa te dale vaksina…Per te qene te sigurte ata mobilizojne dhe “gardat Pretoriane” Qellimi eshte te ruhen shtetet…
Testim selektiv dhe jo testim masiv.
Distancimi social + Higjene personale+rregullat e OBSH
shmangin infeksionin.
Vaksina eshte zgjidhja perfundimare.
Jam dakort me artikull shkruesin,por me testime sondazhesh(ne grupe te vecanta ose zona te vecanta) mund te merrej nje pasqyre me e qarte dhe nuk do te linte shume hapsire gojeve te liga.
O zoteri ti di nga numrat por ajo qe ti nuk di eshte qe kur kryetari I opozites qe teorikisht duhet te jete me i “ zgjuari “. nuk di tabelen e shumezimit atehere cfare pret te ndodhi. Ta jap une pergjigjen : Shkodra+ Elbasani.