Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja të urdhrit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes.
Sipas urdhrit të ri, bizneset e lejuara për të kryer aktivitetin, do të qëndrojnë hapur nga ora 05:00 deri në orën 17:30.
Kurse për këmbësorët, do të lejohet sërish vetëm një pjesëtar nga familja për të dalë duke aplikuar për leje tek portali e-Albania. Në këtë pikë, qeveria ka bërë një ndryshim duke shtuar kohën e daljes, nga 60 minuta në 90 minuta.
Për të blerë në dyqane, qytetarët do të duhet të respektojnë distancën e sigurisë të paktën 1.5 metra. Ndërsa punonjësit e bizneseve duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza, kurse ambienti i tyre i punës të jetë i dezinfektuar.
Pavarësisht zgjatjes së orareve, qeveria ka vendosur që duke filluar nga fundjava e ardhshme, lëvizja të kufizohet për dy ditë rresht. Konkretisht, dyqanet do të qëndrojnë hapur dhe këmbësorët do të lejohen të dalin çdo ditë sipas orarit të lejuar deri ditën e premte datë 17 Prill.
Duke filluar nga ora 17:30 e 17 Prillit deri të hënën e 20 Prillit, e gjithë Shqipëria do të jetë në karantinë. Në fundjavë do të jetë çdo gjë e mbyllur dhe nuk do të lejohet qarkullimi i asnjë automjeti, përveç atyre kategorive të lejuara.
Iu kisha lutë z. Kryeministër Rama që t’i detyroi qytetarët të mbajnë maska. Para pak çastesh më bëri përshtypje gazetarja e TV abc NEWS 24 një vajzë e re që intervistonte blerësit në një treg në Tiranë dhe ajo nuk kishte distancë asnjë metër. Po ashtu edhe mikrofonin nuk e kishte të izoluar me najlon. Duket një detal që s’qonë peshë por ka pasoja të pa parashikuara. Këtë këshillë po e japi prej frikës sepse te ne në Kosovë nga neglizhimi i këshillave të zyrtarëve vetëm dje patëm një rekord rritjeje prej 79 të infektuarish.
Jemi mirënjohës të masave të marra
Sa largpames e kemi liderin!!?? Keshtu fillon, sa te fut gishtin pastaj te hy i gjithe krahu. Ka ndonje linj direkte me virusin ky qe e dika deri te premten cdo ndodhi!!?? Mbyllet gjithe shqiperia per 20 te vdekur nga gripi, e sdun me pa shifrat qe ne shqiperi gripi normal vret me shume se korona