Niko Peleshi ka një ofertë joshëse: Korça ju garanton bujtinat me pak miq, planifikoni fundjavat sapo të përfundojë "veçimi social"

13 Prill 2020, 13:23Sociale TEMA

Ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka bërë një propozim për të gjithë turistët, pasi në këtë periudhë alarmante nga Covid-19 turizmi është sektori më i rrezikuar.

Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një video nga Korça dhe e cilëson si një kartolinë duke renditur disa arsye pse ky qytet duhet zgjedhur për të pushuar, sapo të përfundojë veçimi social.

Sipas Peleshit, njësitë akomoduese janë me kapacitet të vogël, dreka apo darka mund të shijohen në natyrë në rrethinat me ajër të pastër të Voskopojës, Dardhës, Vithkuqit, Boboshticës, Drenovës, Polenës, Linit,etj. Edhe së fundmi, Korçëa ofron infrastrukturën më të madhe sportive dhe argëtuese në mjedis të hapur, krahasuar me të gjitha vendet e rajonit.

Postimi i plote i Peleshit:

NJË KARTOLINË NGA KORÇA.

Turizmi është sektori më i rrezikuar nga pandemia. Njerëzit do të shmangin grumbullimet masive deri sa të prodhohet e të shpërndahet globalisht një vaksinë kundër koronavirusit.

Por Korça mbetet vendi më i mirë për të kaluar një fundjavë me familjen apo me një rreth te vogël miqsh, sapo të përfundojë periudha e veçimit social. E dini pse?

Së pari njësitë akomoduese janë të tipit bujtinë, pra me kapacitet të vogël.

Së dyti dreka apo darka mund të shijohen në natyrë në rrethinat me ajër të pastër të Voskopojës, Dardhës, Vithkuqit, Boboshticës, Drenovës, Polenës, Linit, Tushemishtit, Prespës, Rehovës së Kolonjës, Zvirinës, në Pyllin e Fazanëve, në Ziçisht, Hoçisht, Arrëzë, Nikolicë, në Bozdovec, Gramoz, Moravë, Malin e Thatë, Gërmenj etj.

Së treti, Korçë ofron infrastrukturën më të madhe sportive dhe argëtuese në mjedis të hapur, krahasuar me të gjitha vendet e rajonit. 200 mije m2 hapesirë sportive në qytet, 840 km itinerar per pedalim i pajisur me guide digitale ne google maps, qindra km shtigje të shënuara në të gjithë rajonin nga Pogradeci e deri në Leskovik.

Qëndroni në shtëpi dhe planifikoni udhëtimin e parë në natyrën e pastër të Korçës. Në bujtinat e vogla e plot sharm të Korçës do të jeni si në shtëpinë tuaj. Ne po inkurajojmë operatorët e turizmit të përshtatin produktet me rekomandimet e institucioneve të shëndetit publik.

Korça ka ofertën më të përshtatshme turistike për këtë vit të pazakontë.

3 komente në “Niko Peleshi ka një ofertë joshëse: Korça ju garanton bujtinat me pak miq, planifikoni fundjavat sapo të përfundojë “veçimi social””

  1. Korçari says:

    AKOMA NUK E KANE RAS NE BURG KETE GRABITQARIN PE KORÇE BRE. PO KY PATAKSI DYNJANE BRE KUR JESHTE KRYETAR PE BASHKIE DHE NE QEVERI TE MADGE NE TIRANE. I DESH KETA TURISTE SE KA HALLN E NJE VILE TE VET KETU NE KORÇE QE E KA BERE ME NDIHMEN E BASHKISE KUR JESHTE KRYETAR..

  2. Korçari says:

    AKOMA NUK E KANE RAS NE BURG KETE GRABITQARIN PE KORÇE BRE. PO KY PATAKSI DYNJANE BRE KUR JESHTE KRYETAR PE BASHKIE DHE NE QEVERI TE MADGE NE TIRANE. I DESH KETA TURISTE SE KA HALLN E NJE VILE TE VET KETU NE KORÇE QE E KA BERE ME NDIHMEN E BASHKISE KUR JESHTE KRYETAR…..

  3. Black Jack says:

    Totally toch K…,,,,,t idiot , debil , cope mishi pa sy . Apocalypse njerezimi my ka hall me grab money. Fuck ur self Niki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje