Besueshmëria e sistemit online

14 Prill 2020, 14:48Sociale TEMA

Nga Prof.As. Dr Jetmir Alicka

Mesimi on line kaloi javen e peste. Besoj, se ka nje mendim te pergjithshem,  qe ky mesim ka funksionuar. Ka funksionuar, pasi deri tani , nje arritje eshte e prekshme dhe e sigurte kemi mbajtur ne nivele te pelqyeshme perballjen me te mesuarin. Nje arritje e nevojshme, por jo e mjaftueshme. Jo e mjaftueshme, se mendoj,  qe ka ardhur momenti te dijme, se ne  cfare niveli po realizohet plani dhe programi, si dhe cili eshte rezultati  e efektiviteti i ketij mesimi on line. Mbi bazen e ketyre te dhenave, te mendojme per mbylljen  e ketij viti shkollor.  Sepse, ne fund te fundit, ajo qe provon suksesin e ketij sistemi on line, eshte certifikimi vjetor, real  , i besueshem I njohurive qe ka marre nxenesi. ( testet dhe Provimet )

Ne nje sondazh telefonik me 100 mesues, ne Tirane, pyetjes: a mendoni se vetem me mesimin on line, do te mundemi te realizojme 100% planin dhe programin mesimor vjetor, brenda  afateve te percaktuara ? Te 100 mesuesit u pergjigjen se kjo nuk mund te ndodhe. 58 prej tyre pranojne se programi mund te realizohet maximumi deri   90%; 32 pranojne se programi mund te realizohet deri 80% dhe 10 te tjere nuk dhane ndonje perqindje.

Ne  nje sondazh po telefonik me 100 prinder ne Tirane, pyetjes; A mendoni se cilesia e pervetesimit te njohurive te femijve tuaj eshte ruajtur ? Te 100 prinderit mendojne se nuk eshte ruajtur.

Si ne sondazhin e pare dhe te dyte keto projeksione ishin te pritshme. Qe programi dhe plani nuk do te realizoheshin ishim te ndergjegjshem, pasi te gjithe pranuam qe duhet te ulnim ngarkesen e femijve, duke ngadalesuar trajtimin e temave dhe koncepteve te reja. Qe cilesia nuk do te ishte ajo e meparshmja, edhe kjo pritej, pasi femijet, nxenesit, brenda nje intervali te shkurter kohor kaluan nga nje nxenie e mesimdhenie reale, te prekshme, ne klase  , ne nje nxenie e mesimdhenie totalisht virtuale. Veshtiresi objektive, besoj.

Dikush mund te thote se edhe pa keto sondazhe, dihej se, qofte planet dhe programi vjetor, qofte cilesia e rezultateve nuk do te ishin te sigurta. Por keto sondazhe sikur na kujtojne qe te jemi pak me shume me kembe ne toke. Sikur na kujtojne,se po “fluturuam”, dy prej aktoreve kryesore ne kete udhetim te veshtire, mesuesi dhe prinderit, do te humbasin besimin tek ky sistem. Sikur na kujtojne ne te gjitheve, e ne vecanti MARS, se suksesi I gjithe kesaj pune do te matet, jo vetem me pjesmarrjen e femijve ne sistemin on line, por me nje certifikim te besueshem, brenda  nje sistemi edukimi te besueshem.  Pra,  nje certifikim I besueshem, brenda nje sistemi te besueshem. Por si mund te realizohet kjo?

Mendoj se, pavaresisht, skenareve te covid 19 , ( apo edhe pertej tre skenareve qe ka permendur    znj. Shahini) e vetmja alternative e besueshme eshte qe realizimi I programit dhe certifikim I irezultateve duhet te arrihet ne shkolle . ( duke shpresuar qe pasojat e covid te kene kaluar”)Kjo mund te behet e mundur edhe pertej muajit qershor, duke shtyre afatin  e perfundimit te vitit shkollor, pse jo, deri ne fund te muajit korrik , apo fillimit te muajit gusht. Nje periudhe, ku do te rishikohet I gjithe materiali mesimor, zhvilluar gjate mesimit on line, si dhe trajtimi I pjeses se programit qe ka mbetur pa u realizuar, Po ashtu ne kete periudhe te zhvillohen edhe testet e Provimet me nje nivel veshtiresie   mesatar, apo pak mbi mesatar.

Alternativa tjeter , qe programi te mos realizohet, apo te realizohet on line dhe testet e provimet te realizohen, gjithashtu on line , mendoj se do ta bente kete proces te dyshimte, jo legjitim. Ka pervoja ne bote, bile jane bere te zakonshme, ku   testet e provimet realizohen jashte shkolles , on line, por keto, kryesisht ne arsimin e larte. Ne kushtet tona,  kur ka mjaft qendrime skeptike dhe kontestues te mesimit on line, ne kushtet kur ka prinder, por jo vetem , qe kerkojne qe ky vit shkollor te perseritet, ne kushtet kur ka dyshime rreth vleresimeve te deritanishme on line, do ta konsideroja domosdoshmeri realizimin e testeve dhe provimeve te fundit te vitit ne shkolle. Cili nga ne do te besonte se nuk do te kishim nje vleresim dhe certifikim  fiktiv ne kushte shtepie? A nuk do te krijonim nje precedent jo te mire ne memorjen e femijve , mesuesve, prinderve ne vecanti dhe sistemit tone te edukimit ne pergjithesi ? A nuk do te kompromentonim edhe kete standard te ri te sistemit on line qe kemi ngritur?    Te mos harrojme se,  besueshmeria konsiderohet gur themeli i cdo sistemi apo standardi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje