Merkato pas Covid-19, FIFA përgatit afatin e tretë të transferimeve

14 Prill 2020, 15:25Sport TEMA

Ashtu si kalendaret, e ndikuar nga pandemia e virusit të ri, është edhe merkato.

Gjithçka rreth edicionit futbollistik ka ndryshuar, me FIFA-n që po mendon të krijojë edhe një afat të tretë për transferimet e lojtarëve.

Konfirmimi erdhi nga James Kitching, drejtori i rregullores në institucionin që drejton futbollin.

“Mund të krijohet një dritare e tretë, për të qenë sa më fleksibël, në rast se ndërprerja vazhdon më tepër nga sa është parashikuar”, tha Kitching.

Aktualisht, merkato e futbollit ka dy afate transferimi, në verë dhe në dimër.

Ndryshimi do të vijë edhe sepse FIFA ka urdhëruar që lojtarët, kontratat e të cilëve normalisht përfundojnë në qershor, duhet të luajnë me ekipet aktuale deri në fund të këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje