Ndonëse po jetojmë momente të vështira për shkak të pandemisë globale të COVID-19, ku qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në banesa, një histori e pazakontë vjen nga Durrësi.
Bëhet fjalë për Marsel Papajorgjin, 31 vjec dhe Oksana Ppapajorgjin, prindër të një vajze 8-vjeçare, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia e duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit.
Gazetarja raporton për ‘BalkanWeb’ se burrë e grua, banorë të lagjjes nr. 8 në Durrës u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos ju përmbajtur masave mbrojtëse për virusin. Në gjykatë mes ankthit dhe frikës për të ardhmen e tyre gjykata vendosi “arrest shtëpie”.
Nëna e 31-vjecarit, e cilësoi arrestimin e djalit dhe të nuses së saj të padrejtë.
“Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj ruse nuk di as gjuhën mirë”, tha nëna e djalit. Edhe avokati mbrojtës Ilia Ilia e konsideroi arrestimin të padrejtë. Policia e Durrësit ka ashpërsuar masat dy ditët e fundit për çdo dalje të qytetarëve nga shtëpia kërkohet leja e miratuar nga E-Albania.
Respektoni rregullat o idiote,nuk jane vetem per veten tuaj,jane edhe per mos ja u ngjitur te tjereve.Kur do e kuptoni qe kjo eshte njesoj si krimineli qe tenton te vrasi dike?ka nheres qe jane me imunitet te dobet dhe nuk jane pak,ç’kusur kane te rrezikojne jeten sepse idiotet nuk duan tja dine?
Per 2kg patate duhet te dilnin cift. Apo ky shqiptari donte ti tregonte ruses se sa trim eshte e nuk pyet per shtet. Mire t’ju behet, heren tjeter dalin tek te blejn patatet.
Shume mire ua kane bo bile patatet tua kishin fut ne bythe.
Turp….kriminelet i nxorret nga burgu.
E çfar pastaj se vije per ptate se per domate zbato ligjin o njerez te trashë ,,,,,,,,,
Kjo eshte alibia e zbatimit te ligjit. Peri keputet ku eshte me i holle. Nqs nuk eshte keshtu gjeni nje rast te dyte qe policia e Durresit te kete mbajtur ne paraburgim tri dite dike tjeter per kete arsye.