Lista e veprimtarive ekonomike të lejueshme që përfshihet si shtojcë në vendimin e ministrisë së Shendetësisë përmban sektorë ekonomikë apo veprimtari që nuk kanë asnje lidhje me Kosovën me klime kontinentale dhe pa industri te rende tregon që qeveria e Kosovës ende nuk di se si ta qeverisi këtë vend.
Për shembull nga ky vendim , vjen një lajm i gëzueshëm për industrinë kosovare të detarisë dhe atë hapësinore përderisa ministria e shëndetësisë ka përfshirë si veprimtari të lejuara kompanitë që merren me (3011) Ndërtimin e anijeve dhe strukturave lundruese (3012)Ndërtimi i barkave të argëtimit dhe atyre sportive si dhe 3030 Prodhimin e aeroplanëve dhe anijeve kozmike. Këto sektore të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës do të vazhdojnë me sukses e në mënyrë konkurrese që të prodhojnë anije që ccajnë oqeanet e qiejt e botës.
Po ashtu me siguri ky vendim ka rehatuar edhe mbarështuesit e (0144) e gamileve dhe deveve të shumta që ka Kosova cilat përndryshe, po të kishin ngelur pa zot, do të ishin endur rrugëve duke përbërë madje kërcënim pë trafikun automobilistik.
Po ashtu gëzim i madh për konsumatorët Kosovës që qeveria ka lejuar edhe veprimtari si 0122 Kultivimi i frutave tropikale dhe subtropikale 0123 Kultivimi i agrumeve. Më në fundi pra, fruta si portokoalli, limoni, banania e ananasi do t’i shijojmë si produkte vendore të mbledhura në oborret e fermerëve kosovarë e nuk do duhet ti importojnë më nga Shqipëria, Greqia, Turqia apo Amerika Latine.
Interesante gjithashtu që kanë lejuar si veprimtari (0170 )Gjuetinë, vënien e pusive dhe veprimtaritë e tjera shërbyese, kur faktikisht sezoni i gjuetisë për periudhën 2019-2020 ishte hapur më 13 tetor të vitit 2019 dhe është mbyllur në 18 shkurt 2020.
Veçuam disa, pasi ka dhe mrekullira te tjera, si prodhimi i armeve e municioneve, mbarshtimi masiv i derrave, kultivimi i kallamsheqerit, nxjerrja e naftes dhe uraniumit. Te na marre te keqen jo vetem Serbia, por dhe Amerika me gjithe Trump e Granell! Prodhimin e te gjithave e ka ne vend qeveria e Kurtit!,
Shqiptaret e Kosoves kesaj i thone te besh hajgare, por ne te vertete kushedi nga cili vend e kane marre kete liste dhe e kane montuar copa copa pa mundur te bejne nje seleksionim. Gjithsesi si humor krize ia vlen! (TemA)
https://msh.rks-gov.net/wp-conte…/uploads/2020/…/Anekset.pdf
Bota mendonte se Kosova prodhon vetem lengje frutash, por keta na dolen superfuqi, ndoshta me shume, alien te zbritur ne toke!!!!!!
Mos harroni se këto ligje qeveria e tashme i gjeti të hartuara nga qeveritë paraprake .
Deklarohuni turq o kosovar dhe do udhetoni ne univers me anije kozmike made in tyrkie. Votoni albin kurtin
Se njiki trajm-budalla gjys shqiptar e gjys boshnjak asht e keqja e Kosovs, asht kanë e ditun, po me kanë çaç i lanun sa me u ba gaz i shekllit tash po e msojna! Larg neshit kjoftë!
Kjo qasje që e keni shkruar dhe me decenie vazhdoni t’a përsërisni është qesharake?! Madje,kjo qasje është për më tepër tragjikomedi se sa shkrim që duhet lexuar!
Të prodhosh barka,anije,anije kozmike, aeroplana, bimë tropikale etj ;nuk është patjetër të kesh: Det ,lumenjë të lundrueshë ;klimë tropikale,qendër për eksplorim kozmik etj…Sepse të gjitha bëhen nëse ka kapacitete ose ke qëllim të përcaktuar që të zhvillohen këto kapacitete…
Turqia e sotme është shteti më tipik për t’u marrë si shembull…
Është pikërishtë kjo Turqi e cila;alfabetin,univerzitetin
dhe një sërë punësh themelore që i janë të domosdoshme një populli dhe një shteti,ia bënë ca shqiptarë dhe sot ata prodhojnë thuaja se gjithëçka!
Është e turpshme dhe dashakeqëse kjo qasje cinike dhe ofenduese ndaj potencialeve dhe mundësive që ii kanë shqiptarët!
Shqiptarët nuk kanë nevojë që të fluturojnë pa krahë, por më shumë se prej mendjemadhësisë shqiptarët kanë vuajtur prej mungesësë së vetëbesimit dhe nga nënçmimi patologjik që i’a kanë bërë mundësive dhe aftësive reale të tyre…
Mbajtja dhe ushqyerja e mendësisë së “pamundësisë” që ne mundemi të jemi edhe prodhues dhe madje edhe novator në teknologji është qasje e pastërt e një mendësie të “pa dukshme” antishqiptare e një vetpërbaltjeje që rrjedhë nga pasojat e pushtimeve të gjata ose edhe nga duar të huaja të zgjatura mbrenda neve që na duan që ne të jemi vetëm ca blerës të thjeshtë.
Shteti Izraelit cili në krahasim me shtetin shqiptarë i ka disa decenie më pakë prej se është krijuar dhe pranuar si shtet, sot është njëri nga prodhuesit më elitare të aeroplanëve,raketave,sistemeve antiraketore etj..
Dhe jam i sigurt se po t’a dëgjonin izralitetët e asaj kohe këtë artikullshkrues nuk do t’i qaseshin asnjëherë zhvillimit të kapaciteteve të tyre vetanake prodhuese,edhe pse të gjithë e dijnë se SHBA-ja ka qenë aleati më i sinqert i saj, madje duke ua vënë në dispozicion edhe mjetet më të arrira ushtarake që vet i kishin…
E Bingo !! Bingo per mua sapo te hiqet ndalesa e udhetimeve do te kthehem nga afrika ku jam tash e disa vite duke kryet nje specializim per rritjen dhe kultivimin e bananes, e kisha anderr dhe brenge ta sjell ne kosove, e tash meqe qeveria e paska legalizuar kete biznes do kthehem qofte edhe vullnetar ta kultivoj bananen pasi majmuna paskemi sa te duash , e gjithe qeveria dhe politikajt Jane nje premtim i mire sa per ta filluar e pastaj do vazhdoj edhe me bime tjera si ananas, portokall, kartapall e kshtu me radhe, do ta angazhoi edhe nje ekseprt nga shqiperia ate babalen dhe komandant e tij,Kane nje eksperience te mire e poashtu Jane edhe kandidat per tu testuar ne fluturim per hapsire, edhe aty kam miq shum qe po kerkojne vullnetar (majmuna) per ti quar ne hane, e tek ne mjerisht paska sa te duash mbesin mjaft edhe per babanin tim.
Ky autori i artilullit duket se eshte helmuar se ka ngrene shume mut.
Fluturo o Albin, fluturo me pras..
O të q…. këshilltarët që ke.
Komplet pa busull!