"Logjikë fashiste", Isa Mustafa përplaset me Pacollin: Nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me spraj syve dhe që tentuan atentate me bomba ndaj shtëpisë dhe institucioneve shtetërore

16 Prill 2020, 16:06Rajoni TEMA

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në Interaktiv të KTV-së të mërkurën.

Pacolli kishte akuzuar ish-kryeministrat se kanë shkatërruar sistemin shëndetësor në vend.

Ajo ka thënë se kryeministrat madje kishin kërkuar vetë trajtim jashtë vendit e madje edhe kanë dërguar familjarë për trajtim jashtë vendi.

Aty ka përmendur nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vetë Mustafën.

Tani në reagimin e tij, Mustafa ka thënë se kjo është “logjikë fashiste!”

“Logjikë fashiste! Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. 

Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare. Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre. IM”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndaj Pacollit ka pasur reagime të ashpra nga anëtarë të AAK-së gjatë ditës së enjte.

9 komente në ““Logjikë fashiste”, Isa Mustafa përplaset me Pacollin: Nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me spraj syve dhe që tentuan atentate me bomba ndaj shtëpisë dhe institucioneve shtetërore”

  1. Ndroqi says:

    Kur ne themi qe jane naziskine,hitlejugenet e Hitlerit ne Kosove,disave ju duken se po bejme hajgare,besojeni,kur guxojne ne 2020,imagjinoni se cfare do benin ne 1933?!

  2. Baliu says:

    Xhelozat e ngrondreqit po ta kan inati qe ke “perparuar” shum me Qakorra e “Zajednica”.

  3. agon says:

    Po Mustafa po e lave gojën me një logjike fashiste po e jotja çfarë logjike është pse nuk u përpoqe të dërgoje dhe te sëmure të tjerë që nuk kanë pushtet si ty të kuroheshin atje ku u kurove ti…

  4. Nik says:

    Pas nje pauze i nxori kryet Isa Skuthi! Llafollogu dhe skilja tipike jetojne bashke tek Skuthi.

  5. Visi says:

    O kafshë karrieriste Fitorja nuk e fyu nënën e Ramushit ajo vetëm ka thënë se është shëruar jashtë Kosovës e që shumë nëna nuk e kanë këtë mundësi.
    O pleh sllavokomunist të gjitha ato që ti kanë bërë i ke merituar se po të mos e dërgonte Atifete Jahja asociacionin në Gjykatën Kushtetuese sot Kosova do të shndërrohej në një Bosnë të dytë.
    Por ske faj Ti ,por kanë faj të gjithë ata pakurrizor e matrapaz e intersagjinj që të rrinë mbrapa.
    Prej se ke ardhë në krye të LDK së nuk ke lejuar zgjedhje të.lira por vetëm ke grumbulluar rreth vetes pakurrizor pa kurrëfar ideali e pakurrëfar dinjiteti.
    Merre me mend në kryesinë e LDK së prej 30
    anëtarësh vetëm 8 veta janë deputetë të tjerët janë pakurrizorë të zgjedhur nga Ti.

  6. Niku says:

    Mustafa, perpara se te beje politike, duhet te jape llogari para popullit te Kosoves qe i mashtroi. Beri fushate në zgjedhje në aleance me VV-në duke nxjerre Osmanin dhe vete në hije, ndersa pas zgjedhjeve rrezon qeverine 50 ditore në kohe pandemije!!! Në rast se nuk do te gjykohesh tani politikisht, eshte e sigurte qe historia do te gjykoje dhe nuk do te kesh shpetim.

  7. Zef Matoshi says:

    Isa mustafoviqi bashk me Hashimoviv Thaqoviqin,eBatonoviq Stanishiqin jan fund e krye njerz te Serbis,dhe

  8. Fatosi-kosove says:

    Kurre skam degjuar as lexuar fyerje me te ndyre ndaj nanes Ruke, siq i thot mustafa nanes se Ramushit e cila deri dje ishte nane krimineli per te e sot per ta mbrojtur poshtersi e tij merr ne mbrou nanen Ruke, turp kjo tregon ftyren e vertet te LDK-s, komunista te ndyre.

  9. Saban says:

    Ka ardh koha qe rinija duhet njiher e pergjithmon mos me i votu asnjerin nga Pani e LDK ata skan vend ma ne Parlament. Kujdes lere anash Patriotismin por jepja voten ati qe e mbron Kosoven nga Hajnat e rencat qe njizet vite e lan Kosoven Mbrapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje