Manastirliu: Ndryshimet në Kodin Penal dhe aktet normative të nevojshme për të mbrojtur jetën. Sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi

16 Prill 2020, 11:10Politika TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu  deklaroi se në mënyrë që të mbrohet jeta e qytetarëve janë të domosdoshme miratimi i akteve normative dhe ndryshime në Kodin penal pasi vetëm me disponimin e plotë ligjor mund të luftojnë me këtë armik të padukshëm dhe të mbrojtjmë jetën e qytetarëve nga COVID-19.

Ministrja tha se vendi po e përballon më së mirë këtë situatë, ku në të dy spitalet COVID është zënë vetëm 14 % e kapacitetit të tyre, dhe falë masave u bë shmangia e kolapsit të sistemit shëndetësor.

“Nesër bëhen 40 ditë që Shqipëria po përballet më këtë armik të padukshëm. 

Vendimet e marra në kohën e duhura nga kryeministri Rama dhe qeveria shmangën kolapsin e sistemit shëndetësor. në këtë luftë shembull ka qenë rezistenca e shumicës së qytetarëve për të mbrojtur veten dhe respektuar masat, por dhe puna e heronjve të vërtetë që janë në vijën e parë të fronit të luftës të përkushtuar çdo ditë dhe çdo ditë. 

Prej 5 ditësh fatmirësisht numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve aktivë, por ende jemi në luftë. kemi arritur të sheshojmë kurbën epidemiologjike duke gjurmuar çdo rast. Në Shkodër , Fier, Elbasan dhe Tiranë por dhe në të gjithë vendin po punohet pa ndaluar në terren. 

Sfidë e dytë është rihapja e kujdesshëm dhe për të kompletuar këtë strategji duhet të disponojmë të gjithë instrumentet ligjore. ndryshimet në kodin penal dhe aktet normative lidhur me situatë  e epidemive na vendosin në një linjë me vendet e tjera por dhe të kalojmë fazën e tranzicionit. Gjithçka po bëhet për të mbrojtur jetën  dhe sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi për ata që cenojnë jetën edhe shëndetin e të tjerëve“, tha Manastirliu.

1 komente në “Manastirliu: Ndryshimet në Kodin Penal dhe aktet normative të nevojshme për të mbrojtur jetën. Sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi”

  1. NO says:

    Se c’lloj lufte eshte, kete e shikojme nga dekoltet e tua …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje