Nga Mero Baze
Sot qysh në mëngjes, Sali Berisha bëri thirrje për revolucion. Nuk është ndonjë gjë e re, por ka një arsye të re.
Mund të kishte gjetur ndonjë fakt ilustrues dhune, se shoqëri e dhunshme jemi, dhe ka fakte plot.
Mund të gjente dhe ndonjë abuzim të policisë, se në këto ditë, kohë kufizimesh lirie është. Por në fakt, ai kishte bërë kujdes që të na linte të kuptonim, se nuk i duheshin fakte nga Edi Rama, por i duhej një mesazh për Lulzim Bashën.
Kishte gjetur një rast, ku policia ndihmonte dhe i shpëtonte jetën një qytetareje, për ta paraqitur si vrasje të saj nga policia, vetëm që të postonte rreshtat e mëposhtëm, që siç i shikoni, nuk kanë lidhje me gruan e Vlorës, por me “nusen” e partisë: “Ju bëj thirrje të ngriheni në gjithë format e protestave dhe mosbindjes civile për të kundërshtuar veprimet shtazore ndaj jush…”!
Bëhej fjalë për një skenë pra, ku policia shpëton një grua që tentoi të mbytej në det për shkak të problemeve të saj dhe pasi e nxjerrin në breg, ajo humbet ndjenjat.
Teksti që po citoj nuk ka lidhje fare me skenën e përmbysur që përshkruan ai. Teksti është mesazh për Lulzim Bashën. Eshtë duke i thënë atij, se ti nuk guxon të aprovosh planet e Qeverisë dhe të bësh sikur je dhe ti propozues i tyre.
Një ditë më parë e parandjeva këtë nisje të ditës së Berishës, kur pashë Twitterin e Ramës që lavdëronte Metën dhe Bashën në mbledhjen e Këshillit.
Madje për ta bërë të plotë parandjenjën time, edhe Basha sot kishte porositur shumë shkrime nëpër portale, që ai në mbledhje e kishte sulmuar ashpër Ramën (nuk tha se e kishte rrahur, se ishin larg).
Sot në mbrëmje u duk që ishte trashur zullumi dhe doli dha një ultimatum që të zbatohet plani i tij. Hajt të gjesh dhe planin e tij tani.
Këtu është problemi se reagimi i PD ishte i parashikueshëm. Problem është se ne kemi një opozitë zyrtare, që ka më shumë frikë nga tutori i saj, se sa nga kundërshtari.
D.m.th opozita jonë zyrtare, Partia Demokratike, ka një kryetar, i cili është nën presionin e një kryetari real për çdo hap që bën.
Nuk ka rëndësi nëse Basha duhet të sillet butë apo ashpër me Ramën në këto kohë pandemie. Mund të sillet si të ketë dëshirë. Madje mund t’i shpallë luftë përditë, apo t’i shkojë përditë në zyrë për kafe. Le të bëjë si e mendon ai.
Por problemi i tij, është se ai më shumë vret mendjen si e do Berisha këtë punë, se sa si duhet ta bëjë ai.
Rasti i djeshëm është ilustrimi më i mirë se Lulzim Basha e ka më të vështirë me Berishën, se sa Edi Rama me pandeminë. Pasi Edi Rama së paku ka një plan ekspertësh zyrtarë dhe ndjek ata.
Lulzim Basha pretendon që ka një plan të vetin, po s’ia tregon askujt. Jo se ka frikë se nuk i pëlqen Qeverisë, por nuk është i sigurtë si i duket Berishës. Mjaftoi një lavdërim nga Rama dje për një mbledhje me dyer të mbyllura, që të bëhej nami sot.
Kjo tregon se PD-së, do t’i duhet më shumë kohë për t’u shëruar nga KoronaSaliu, se sa Shqipërisë për t’u shëruar nga koronavirusi.
Mero fantastiku
Nuk e kuptoj pse Prokuroria nuk penalizon personin apo personat qe bejne thirrje per ludte e revolucion ne kete situate te emergjences civile
Berisha na le shendene neve dhe PD ne vitin qe vjen kur mbush 77 vite !Saliu i ka thene Enverit kur qe gjalle qe “une s’do te doja te rroja nje dite me shume se ty” dhe kete ai kerkon ta beje realitet per dy aresue:Se pari sepse do qe te mbetet ne kujtesen e njerezve si dhe Enveri ku jo vetem ti bashkoje ditelindja por edhe vdekja;se dyti ai po e shikon qe po e braktisin te gjithe ndaj do qe te ndahet nga kjo jete jo si tradhetar e kriminel por me meritat e nje “burri shteti” !
Berisha dhe opozita PD+LSI jane e keqja me e vogel e ketij vendi , dhe te duan nuk kane asnje mundesi institucionale te bllokojne vendin . Sot Parlamenti ,Qeveria , pushteti vendot drejtohet nga Rama dhe ti ulerin fain e ka Berisha , e turpshme per nje maxhoranc qe ka 7 vjet ne pushtet . Problemi sot eshte keqeverisja e majte dhe korrupsioni . te gjithe bertisni ujku,ujku (berisha) po cakalli (rama) po bene kerdine .
Z.Mero,pervec “shakase” me mjerimim e berishes,ne keto kohe na duhen propozime sesi te dalim nga kjo gjendje.
Okej,e mire karantina dhe e vetmja menyre per tu mbrojtur…por problemet po mblidhen e po behen maleeee.
Okej,e mire propaganda opozite-qeveri qe me gjasme ziren..por nuk zgjidh gje.
Per masat se cdo njeri qe del ne rruge duhet te vendose maske…e nuk eshte keshtu…di te na shpjegosh?
Per katrauren me demshperblimet e puntorve qe u duhet te kene mbaruar ” MIT-ne” per te marre çka u takon,di gje?
Per kryeminsyrin qe del e shpjegon te njeten gje 3-4 dite rresht di gje?
Per vendimin e tij se na duhej nje zyrtar tjeter pervec atyre qe ka per menaxhimin e situates…se nuk i dilte ministrja e ekonomise,apo eshte e paafte,di gje perse duhet ta paguajme ben ahmetaj ne si popull???
Per katrauren qe ndodhte ne nje treg te vlores…dhe u vendos pas nje muaji te mbyllet,di gje se kush mban pergjegjesi?
Pas nje muaj u mbyll…kete muaj qe punoje ishte i rregullt? Nuk e dinin se ku ishte? A u kerkoje njeri autoriteteve vendore dhe policise llogari?
Dhe kryevepra…100 metra larg nga rajoni i policise ne elbasan,restorant hapur,hanin e pinin…dhe Rama del ne publik e na thote se kerkon ndihmen tone per tu karantinuar( prap asnje nuk do penalizohet…vetem pronari?!)
Z.Mero,te mira jane shakate dhe sarkazma eshte e perkryer…por nuk zgjidh gje.
Dhe e fundit.Te falenderojme qeverrine qe e paguajme me leket tona te beje qeverrisjen?!?!
Ta falenderojme se na futi ne karantine?! Karantina eshte gjeja me e lehte…te ishim me ekonomi te hapur dhe te kishim masa higjenosanitare si askund…po kjo do ishte fenomenale dhe jo vetem Perendi por Zoti mbi toke do ishte rama.
Jo mor jo,kjo qeverri po ben punen e saj dhe jo sakte.
Koha eshte ilaci me I mire.
Mire mire por neser do nxjerre nje video tjeter Berisha, vertet te dhunshme, kur drejtori i policise rreh nje mjek ne Berat?.
Z.Baze.Jam nje ndjekes i rregullt i gazetes tuaj.Pergjithesisht editorjalet tuaj kane per personazhe Sali Bershen dhe me pak Albin Kurtin.A thua gjithe bota shqiptare rrotullohet rreth ketyre dy njerezve(per sqarim nuk ma ndjen per asnje pilitikan shqiptar brenda apo jasht kufijve).Ne jetojm te tashmen(kuptohet duke pare her her edhe te shkuaren,por her her ama).Qe ta them trç kam kohe qe pres te shoh nje editorjal tuajin(te atij lloji qe ju ben te veçant),ku te beni nje analiz te tashmes ç’far mendoni ju se po behet mire dhe ç’far po behet keq.Duke ju falenderuar per mirkuptimin tuj jam ne pritje
Saliu është KOVID-21, mbasi KOVID-20 është Sonila Meço.
Luli, ka frikë që nga Desada Metaj, që ja ka futur Saliu në bythë e deri tek Sonila, Eni Vasili, Andi Mehdi Bushati, Tosi Todit e Lirisë, Turi Zheji si çuni Marksit, etj, dhe në fund, për nishan, ka Sali Berishën.
Çti bësh, kur ke lindur dështak, dështak mbetesh deri në fund.
Është vezë llukë, që nuk nxjerr zog.
Ka lindur burrë pa koqe.
TĒ QAFSHA MOJ SHEGË , MBETI PLËNCI VARUR.
Mero
Je fantastik.
PD-istet jane kurvat e pakarakter qe na la trashegimi komunizmi. Ngaqe ishin te paafte te nxirrnin qimen nga qulli gjeten per udheheqes nje kanibal sekretar partie qe thjesht nderroi lekure nga komunist ne antikomunist. Vuan e gjora Shqiperi nga 200 burra kurva qe na vune Salen ne qafe para 30 vjetesh. Jazek, te durosh gjithe kete kohe mond spahot e tritan shehet. Lere pastaj keta te rinjte, bardh spahia, cuni i ali doktorrit qe beri burg se iu fuste duret grave paciente para nja 50 vjetesh dhe u shnderrua ne te burgosur politik, ose cuni i gazetarit te zerit te popullit (gazeta e regjimit te vjeter, per ju dudumet qe beni shkolle sa per te thene), fariut balliut, dy dembelenqe s’jane te afte per gje dhe merren me politike. Phyt, moterqira, kurvat e sales!
Kjo qe po thua Mero nuk eshte gje e re. Luli eshte nje dordolec i krye kriminelit te SHQUP-it. Kete e din edhe vet Luli qysh atehere kur ky kriminel beri krimin e vrasjes se kandidatit per kryetar partise te nderit Sokol Olldashi.
Plaku i PD-se gjithmone e ka patur dhe e ka perdorur PD-ne per interesat personale te familjes se tije, tashti ne funksion te pasojave te reformes ne drejtesi.
Po te isha une kryeminister do benja: nje dy tre…. thote z. Basha! Por duhet te thote: po te fitonte PD une do isha kryeminister e do benja nji dy tre kater….. sot te gjithe po flasin ne vetën e pare! Une une une! Cfare perfaqesojne Unët!
Po te isha une kryeminister do benja: nje dy tre…. thote z. Basha! Por duhet te thote: po te fitonte PD une do isha kryeminister e do benja nji dy tre kater….. sot te gjithe po flasin ne vetën e pare! Une une une! Cfare perfaqesojne Unët!
Z. Baze, Luli ka fatin e tij te merituar sepse hiqet si qingji i urte qe do te pije 2 nena por nuk eshte dhe kaq “i urte”. Nuk eshte se nuk i ka bere komoditet fryma agresive e Berishes qofte edhe per protesta te dhunshme deri nuk grusht shteti pasi ishte ky qe “do ju cante gomat e makinave e do ti terhiqte zvarre nga zyrat”, nderkohe qe tregohet gjithmone oportunist per tju bashkuar “frymes europiane te opozitarizmit me protesta paqesore” nese lind nevoja dhe nese sheh se kjo mund ta coje diku. Do te shesi nje imazh nderkohe qe shkallet e kryetarit te PD-se i ngjiti nepermjet Berishes dhe elektoratit te tij. Tenton te arrije synimet e tij me cfaredolloj cmimi, qofte duke “shitur” Berishen e duke u shfaqur si “viktime politike e tij” e qofte duke tentuar qe ne momente te caktuara nese kushtet e rrethanat do ja lejonin, serish te vinte ne pushtet me frymen famekeqe Berishiane te protestave. Pra eshte nje figure politike tejet e konsumuar nga “loja” qe ne thelb ja ka bere vetvetes.
Normal se i fusin ca ligje.
Doktrinë që e njohin mirë..
Qeverisje nëpërmjet shantazhit dhe frikës.
Me vite dritë larg demokracisë..
Sot ja dolën te dalin dhe ne yahoo.com
https://us.yahoo.com/news/albania-impose-2-8-jail-205831471.html
Më duket se i gjati po kërkon të gjatin….!
Mos u lodh me! Ose lodhu, pa fryt apo frut.
Mero!me pak fjale krrici lulzim duhet te nuhas se si e do ujin baba tij gomar SALEH.
Ke duhet te kemi hero mjekun apo KM Rama?!
Nje shkrim mizerabel. Une, do ta mbyllja gezeten. Artikulli nuk mendoj se ia vlen te jete ne funksion te temes.
Nese behen zgjedhje tani, por edhe ne aftat, Rama do te kete nje humbje spektaktolare. Do te ike ne vetmine e vet. Argumentet me vone, jo nga komentues te njeanshem. Loop
Se ka edhe.humbje “Spektaktolare”!
Ky Kole brane i Mokres eshte Kokpacja Fahri Balliu! Keta mokraret dolen shume te zotet! Servile hajdute dinake te poshter! Kuptohet njerez si Fahriu dhe shyqeriu!
Nje te Lumte te Madhe Mero , Berisha dhe pupaci i tij po ja zgjasin jeten politike Edi Rames
Me ben shum pershtypje qe sa bukur arrin te hysh ne mendjet e ketyre maskarenjve.Bravo z Mero.
Ham ham Mero , bam bam Rama.