Nard Ndoka, presion në kulmin e pandemisë: Të hetohen hapat e ndjekura nga Komiteti i Emergjencës për masat ndaj koronavirusit

17 Prill 2020, 14:38Sociale TEMA

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, bën thirrje për hetimin e masave të mara për parandalimin e përhapjes  ë COVID-19.

Me një shënim në facebook, Ndoka shkruan se duhen hetuar me detaje hapat e ndjekura nga Komiteti i Emergjencës, për masat e marra në vazhdimësi, të cilën e konsideron të rëndësishëm për t’u orientuar në të ardhmen.

Sipas ish-ministrit, në të njëjtën mënyrë vepron edhe Britania e Madhe dhe po ashtu edhe shtete që duan “siguri për të ardhmen”.

Postimi i plotë:

Hetimi i COVID-19, si precedent, standard dhe orientim!

Të hetohen me detaje hapat e ndjekura nga Komiteti i Emergjencës, për masat e marra në vazhdimësi.

Është e rëndësishme të orientohemi për të ardhmen, duke studiuar e hetuar, mbi gabimet, interferimet e politikës, mungesën e transparencës, vendimmarrjen e pastudiuar shkencërisht, mbylljen e aktiviteteve ekonomike, mbylljen e shkollave të ciklit të ulët, masat parandaluese, kontrollin në pikat kufitare, pacientin zero, datën e hapjes së karantinës,falsifikimin e datës së skadencës së mjeteve mbrojtëse, arsyen e infektimit të personelit mjekësor, numrin e testeve, numrin e saktë të tamponëve dhe aspiratorëve, etj.

Bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, me Policinë e Shtetit, me OBSH, me KM, të gjithë komunikimet me publikun nëpërmjet medias, etj. Protokollin e mjekimit të pacientëve me COVID-19, mjekimin për sëmundjet e mbartura, arsyet shëndetësore të pacientëve që humbën jetën.

Sa persona janë prekur nga virusi “gripi”, në muajin dhjetor, janar e shkurt? Sa është numri i vdekshmërinë në muajin dhjetor e janar?

Ky hetim real dhe i paanshëm vendos një precedent dhe standard për të ardhmen, ndaj është domosdoshmëri.

Kështu po vepron Britania e Madhe, kështu veprojnë të gjithë shtetet që duan të vendosin standard të saktë dhe garanci për të ardhmen.

11 komente në “Nard Ndoka, presion në kulmin e pandemisë: Të hetohen hapat e ndjekura nga Komiteti i Emergjencës për masat ndaj koronavirusit”

  1. Agim says:

    O zoti ndoka mos shiko vendet kapitaliste shi ndonje nakin se mos esht djegur ndonje kushinet te djegur kjo esht puna jote sa per ligjet ka kush i Vendola.

  2. Itali says:

    Me falni Po edhe penissi ben pune me shume se ky hajdar rrafmon debil ndoka..

  3. ben says:

    Ky te ha mune do thoshin ne Vlore.
    Do ishte me mire te hetohej se kush e beri miljoner hidraulikun injorant Nard Ndoka

  4. Hoxha i Kucit says:

    Dhe mileti pysnin,ku eshte ai eksperti i kar. virusit qe ka kohe qe eshte terhequr nga jeta publike,dikush thoshte qe mos na eshte infektuar nga kar. viroza,dikush thoshte eshte me ne Mnel,ne buze lumit te gjadrit,dikush tjeter jepte garanci se atij nuk ka cfare me i ba kar.viroza,se ai eshte ka. vete,per gjthcka aludonin,dikush tjeter thoshte se eshte ne grupin e eksperteve qe po meren me keto probleme,po crendesi ka cfare thote milite,rendesi ka qe eshte mire

  5. Pica Margarita says:

    Ja çuan picen Margarita ketij?

  6. Organi genital says:

    O Ben, çfare do me thene “mune”, sepse ne greqisht “muni” do te thote p….

  7. iksi says:

    O ka na dole se na kishte marr ” malli ” shume per ty hajte fol edhe ti e jep ato mendime te vyera se je shume i squt ti . Po sikur thane qe kishe bere ca derra fshati jot e te ka caktu bari per to . Kujdes e ruaj mire se po te humbi ndonje do te pagush 5 fishin e kedhtu po te fluturojne leket qe ke vjedh tash 30 vjete .

  8. coli says:

    po ky ku ka qene? ore beheni me radhe sot ti neser titi mones . kujdes kur te mbaroje karantina ikni mos na cani bithen

  9. Life is game says:

    Nardi mekaniku bashkpuno edhe me Jar Pompistin e Plepave se edhe ai ka ide!
    Ti s’mund te injorohesh! Ti nuk je Luli!
    Stay home! Stay safe! Na duhesh! Me akoma per te dhene!

  10. Arbeni says:

    Kur flet dhe ky k…ja e kandari të vjen për të vjellë.

  11. me ngjan me gamorin e cirkut te rruges !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje