Sekretari i Transportit në Britani sugjeron se karantinimi do të vazhdojë deri në vjeshtë: Nuk ka pushime verore këtë vit

17 Prill 2020, 16:40Bota TEMA

Publiku nuk duhet të rezervojë për pushime verore për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, sipas Sekretarit të Transportit në Mbretërinë e Bashkuar.

Grant Shapps këshilloi qytetarët britanik të mos rezervonin pushime verore sepse numri i rasteve të koronavirusit nuk ka rënë sa duhet për të qenë të sigurt që kufizimet aktuale do të hiqeshin deri atëherë.

Ne kemi filluar të shohim një rrafshim të asaj lakoreje tragjike të përditshme, e cila tregon vdekjet çdo ditë. Por derisa lakorja të sheshohet përfundimisht, unë personalisht, por dhe ju nuk duhet të rezervoni pushime verore. ”

Komentet e Shapps sugjerojnë që ministrat e qeverisë besojnë se masat aktuale të bllokimit mund të zbatohen të paktën deri në vjeshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje