Kryepeshkopi Anastas Janullatos vjen me një mesazh kushtuar besimtarëve ortodoksë me rastin e Pashkëve.
Ndonëse këto nuk janë kremtime të zakonshme Pashkësh, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Janullatos u drejtohet besimtarëve me fjalët e shpresës.
Mesazhi i Janullatos:
Pashkë të mbarë, vëllezër dhe motra!
Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvihemi me të mospasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur.
Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambadhë te tjetra.
Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!