Urdhëri i ri i kryeministrit për liridaljen e nënave me fëmijë ditën e nesërme (e dielë), pas vendimit për pensionistët ditën e sotme, është pritur me të qeshura dhe gallatë në profilin zyrtar të Edi Ramës në rrjetet sociale.
Qytetarët thonë se kryeministri është duke testuar popullatën; të tjerë shkojnë më tej duke konstatuar se ai po tallet me ta; të tjerë ironizojnë në pritje të urdhërit të Ramës se çfarë duhet të bëjnë baballarët në rastin e daljes së nënave;!
pyetje interesante është nga nëna që kanë fëmijët mbi 10 vjeç, pra kur do të dalin kjo kategori nga shtëpitë; një tjetër pyetje vjen se kur e kanë radhën ata familjarë që kanë qenë e mace nëpër shtëpia dhe që duan ti nxjerrin;
“Je bërë si te dasmat labe, – shkruan njëri – në valle të dalin dajot”.
“Po unë që kam punuar gjithë javën, pse nuk dal dot”, shkruan një tjetër.
“Admirim për mënyrën sesi po e menaxhon situatën” shpreh adhurimin një tjetër qytetare.
“A bën me dal baba me fëmijë, apo duhet vetëm nëna?” Ka dilemën një prej lexuesve.
Por, pavarësisht pyetjeve e komenteve, këtë urdhërin e ri, të gjithë e kanë pritur me buzëqeshje të madhe dhe me emoji gazmorë.
Shqiptare budallenj! A e kuptoni se sa prapa botes jeni? Ne mentalitet e kam fjalen! Ne qytetin tone kishim nje fshat shume afer me ne! Sa me afer fshatit aq me e forte ishte influenca e tyre ne mentalitetin e fqinjeve! Ishin gjysem fshatare e gjysem qytetare! Ne mentalitet e kam fjalen! Shikoni Saliun dhe Liken e Co. Edhe sot nuk dine te hane ne tavoline dhe te perdorin thiken e perunin!
O zotri o shok ti je nje person qe ngul gjithmon gozhd trari por sot un Po bej finta qe skam Lexuar as gje.