Drama e presidentit të Serie A: Vajza me COVID-19, e mora prej saj

19 Prill 2020, 10:30Sport TEMA

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka shokuar fansat e tij me një deklaratë të fortë të dhënë për mediet. Ai ka shpjeguar se është diagnostikuar pozitiv me COVID-19 dhe e ka marrë atë përmes vajzës së tij.

“Ndihem shumë i lodhur dhe kam dhimbje në kockat e mi. Isha në Cagliari për pak ditë, pasi qëndrova në Brescia në karantinë për 3 javë. Shkova në spital për të bërë testet.

“Media ka publikuar faktin se vajza ime është prekur nga korona, ndërsa djali jo. Tani jam unë që po luftoj me COVID-19”, – tha ai.

Cellino shkon dhe më tej duke thënë se Serie A nuk duhet të fillojë pas pandemisë. “Është absurde të diskutojmë a duhet të luajmë ose jo. Unë jam burrë me fat, pasi kam vilë në Cagliari dhe në Majemi, por ka 9 milionë italianë që jetojnë në varfëri. Jam i shqetësuar për mënyrën se si Qeveria e ka përballuar këtë çështje, po mendoj të marrë pasaportë angleze”, – tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje