E tmerrshme: Nëna asimptomatike infekton me koronavirus 17 nga 18 fëmijët e saj

19 Prill 2020, 08:51Sociale TEMA

Një nënë nga Nju Jork, e infektuar me koronavirus, por që nuk kishte shfaqur simptoma, raportohet t’ia ketë kaluar virusin 17 nga 18 fëmijëve të saj, një pjesë të të cilëve i ka adoptuar.

Brittany Jencik, e cila jeton në Penfield pranë Rochester, tregon se infektoi pa dashje fëmijët e saj ndërkohë që ishte asimptomatike rreth 5 javë më parë.

Situata shëndetësore e saj aktualisht është shumë e rëndë madje dhe fëmijët e saj kanë filluar të shfaqin simptoma.

Jancik tregon për mediat se virusi vdekjeprurës, i ngjashëm me gripin, e goditi familjen e saj “si një tren mallrash”. Ajo ende nuk e di se ku u infektua.

2 komente në “E tmerrshme: Nëna asimptomatike infekton me koronavirus 17 nga 18 fëmijët e saj”

  1. Blerta B says:

    ‘ ASIMPTOMATIKE’ .. O gazetaret e Meros , nuk e shkruani do t ‘ PA SIMPTOMA’ ?

  2. Beti says:

    Ta degjojne ata ekspertet e famshem qe thone se aimptomatiket nuk te infektojne. Maskat dhe distancimi social deri ne daljen e vaksines, keto do na shpetojne. Nese thone se nuk duhen maskat, per te mos u hyre ne pjese mjekeve atehere te udhezohet populli se si ti beje vete ne
    menyre artizanale maskat. Qeveria duhet te shtoje ne kodin penal denim per mosmbajtje maskash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje