REPLIKAT/ Qytetari pyet Ramën për leje-daljet: Këta ‘personazhet’ që shkojnë në Jalë e Dhërmi, ku aplikojnë? Përgjigja e kryeministrit: Nëse e ke për Fevziun, ai si gazetar e ka këtë dreq fati

18 Prill 2020, 23:11Sociale TEMA
REPLIKAT/ Qytetari pyet Ramën për leje-daljet: Këta

Kryeministri Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme disa udhëzime për qytetarët të cilët janë në punë dhe duan të marrin leje për të lëvizur me makinë. Njoftimet Rama i ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

Mirëpo, mes komenteve në njoftimin për leje-daljet shkruan një qytetar, i cili i thotë kryeministrit se ku mund të aplikohet për leje për në plazhet e Dhërmiut apo të Jalës, pasi shumë personazhe publikë në këtë ditë izolimi shkojnë sa në një plazh në tjetrin.

“Po keta “personazhe” qe shkojn sa ne Dhermi e sa ne Jale?! Ku kane aplikuar?! Se spo e gjej gjekundi ne e-albania”, shkruan qytetari në koment, ndërsa menjëherë i përgjigjet kryeministri Rama. “…nuk e di per cilat personazhe e ke llafin, po nese flet per Blendi Fevziun ai si gazetar e ka kete dreq fati ne kete situate”, i shkruan Rama qytetarit.

Duke qenë se është gazetar, Blendi Fevziu është i përjashtuar nga kufizimet e lëvizjes sepse media, punonjësit e shëndetësisë, punonjësit e policisë etj, nuk kanë kufizime të levizjes për shkak të orarit të punës, përtej fashave të vendosura nga qeveria.

Në fakt, shqetësimi që ngre personi i mësipërm në llogarinë e kryeministrit në Facebook qëndron pasi shumë “VIP-a” dhe personazhe të tjerë të showbizit, politikës dhe jetës publike bëjnë thirrje shpesh që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira. Por vetë, nuk e zbatojnë këtë rregull pasi dalin nga shtpitë dhe postojnë foto aktuale sa në Dhërmi e sa në Jalë.

14 komente në “REPLIKAT/ Qytetari pyet Ramën për leje-daljet: Këta ‘personazhet’ që shkojnë në Jalë e Dhërmi, ku aplikojnë? Përgjigja e kryeministrit: Nëse e ke për Fevziun, ai si gazetar e ka këtë dreq fati”

  1. 2025 says:

    Edhe nje i prekur nga trute nuk do jepte pergjigje ma tbukur.

  2. Astrit says:

    Jo zoti kryeminister nuk eshte ashtu si thoni ju.Ne qoftese disa njerez jane toleruar (ose jane pervilegjuar me ate dreq fat) kjo eshte per funksionin qe ata ushtrojne,punen qe bejne,sherbimin qe kryejne por kjo nuk do te thote imunitet per ta per te gjitha te tjerat.Meqense fole per nje ngratestar(me falni gazietar) dhe une ketu do te fusja te gjithe ata qe perfitojne nga ligji,ligji dhe leja zoti Kryeminister mbaron per te gjithe atje ku mbaron detyra the fillon rilaksi personal dhe qejfi ne nje kohe qe te tjeret jane te mbyllur ne shtepi. ..Zoti Rama do tu jape nje kshille po te doni me degjoni. Nuk ziren kure dy njerez me tru.As nje i mencem me nje mendje hu.Ne qoftese i krisuri ze e bertet bajat,i mencuri zemren etije e tulat.Se ne qofshin te dy me brire ,terhiq terhiq kepusi zinxhire.Me i qete z kryeminister RESPEKTE per punen qe keni bere.ta fala emigranti

  3. Dam Jani says:

    U shquem së qeshuri me shakatë plot kripë të Duçes

  4. E verteta says:

    Rama mos i bej bisht pyetjes!
    Ç’pune gazetarie ka Fe-ziu ne Dhermi apo Jale…????
    Per te na treguar ky narcizist i peshtire dhe gazetar medioker qe nuk eshte si ne populli por eshte race superiore me te drejta suigeneris.
    Dhe mos harro se kur intervistohesh nga ky fe-zi intervistohesh si KM i Shqiperise, pra dhe i imi, dhe une nuk mund te pranoj qe ai te te drejtohet thjesht ne emer a ne mbiemer pasi ofendohem ne respektin tim per institucionet e vendit ku jam qytetar.
    Nje pyetje:
    Si te duket kur si qytetar i thjeshte te drejtohem thjesht Rama?

  5. toni says:

    Korona te hengert o Fevzi se Shqiptaret skam ca me te bo. U lepive se kermill arite ku deshe
    TE FALA RAMSIT

  6. Ham. Ham. Ham leh balua says:

    Ky njeri qe ka mare frenat ne dore,ky njeri qe quhet edi rama ky e ka mare me marveshje kete post,,qe ma lini mua kete popull se ja di une çfar do ky popull ky o shok do ti nxjeri fundin ketij vendi,,tani si lejon makinat se eshte ulur nafta dhe ky ka kontrata me bosat e karburanteve sa te ngrihen cmimet ky azmatiku do japi urdher nga krevati lejohet makinat ky po mashtroni europen ameriken I Japan lek per popullin ky I mbyll. Ne llogarit e zakos me nje fjal ky do ti qije nenen dhe baban ketij populli frikacak budalla servil dhe bark pa ngopur qe fle gjum

  7. Raul says:

    Po ka te drejte qytetari se ne plazhin e Jales shihen sharebajgat e Haremit veror te Jales. Por ato nen drejtimin e Tit Shkollshumit , Doktoreshes horoskopike, fallxhores Nafije Dybekut te leshitlikes, Gjitholloges Nora bythderrja , strateges nderplanetare, kozmike, Kejdi dhembcakallja me shkolle te mesme po punojne intensivisht per vaksinen kunder salivirusit. Provat do behen me lristat erotiko naziskine kur te jene ne gjendje ekstaze pra ne shkuma party. Kur femrat e hardallosura tu kene vene shalet me shkume ne qafe hamshoreve te mbuluar ne trup nga tatuazhe te frikshem. Ky eshte haremi ku pergaditen lristat e leshelis dhe pastaj dalin dhe bllokojne mesimin ne universitet. Kjo fare e keqe e urryer qe me ne fund populli e kuptoi se duhet hedhur ne koshin e plehrave dhe e hodhi bashke me cizmen e Nafije Fallxhores.

  8. sapa says:

    Apliko per jashte kufijve te ketij vendi dhe ke shpetuar!Atdhe eshte aty ku fiton parane,jeton me familjen ne qetesi dhe perjeton shtet gje qe ne ate vend te bukur qe quhet Atdhe nuk mund ta gjesh dhe as ke per ta gjetur!Natyren e bukur me male liqene dhe dete i ke edhe jashte shqiperise.

  9. pjeter says:

    PatJeter,ai e ka te dreejte,,se perse u vendosen ati rregulla qe njerzit te rrine ne shtepi eshte per masen,ata jane infektuesit,e perhapin virusin gjithandej,Fevzo ka te drejten e tij,si gazetar,te shofi gjendjen e Dhermiut,apo Jales,infornaciin puro,sherbim per qytetaret,eshte profesiono i ti,Very Important Person, ose persona shume te rendesishem,VIP thene vullgarce.Keta ja qelibar,jane antivirusi i personifikuar,virus kotona sa i sheh keta vipat tane,nderron rruge,prandaj le te dalin pse te mos dalin, eshte e drejta e tyre natyrale thote Kryeministri i vendit..

  10. apolonacademy says:

    pergjigje e nje kryeminisrti legen te pabythe , dhe qelbesire , eshte vazhdim i qelbesirave qe ka zvendesuar , na qenke gazetar dhe na paske kete dreq fati , por kur e akuzuan qe ka dore direkt ne vrasjen e te ndjerit gjyqtar skerdilajd konomi , kesaj ca emri i ve ti legen kryeminitsre ,apo e quan perseri gazetar ??? por fajin e ka populli qe nuk i shporr pa perjashtim gjithe ju plera qe nga 90 ta e sot , tu mari pasuri e tu hedh8i ne fund te detit , atje e keni vendin ju plera

  11. Toka i perket te zotit. Mos beni aventura nga miqesia me kryeministrat says:

    Po po eshte e vertete , e kane ate fat se i fale ti o kryeminister gjithe shtepite dhe tokat ne bregdetin e shqiperise . Por mos haro se dardha e ka bishtin prapa. Ne USA vetem sa i afrohesh tokes se tjetrit dhe ha plumbin ballit.

  12. Olimpia says:

    E Verteta dhe Astrit,nuk u shtoj asnje presje atyre qe keni thene.Eshte e neveriteshme kur Fevziu i drejtohet kryeministrit me ,,Rama,,ashtu sic i drejtohen cunat e lagjes njeri tjetrit apo kur i thote ,,mos bej ,,propogande,,,,,pergjigju shkurt,,Dhe here pas here shikon oren…Ah harrova,oren e shikon me te gjithe ndersa ,,edukate,, ka vetem per hitlerucin primitiv,Berishen…Jetojne ne kohe gangsteresh mediatike,ku kryegangsteri eshte Fevziu,i shoqeruar nga gangsterja Meco,mexogangsterja Vasili,sorrat e bardha,, Lubonja,A.Bushati,A.Nesho,Zheji,…etj.Media me e lire,me e cmendur,me e ndyre,,me e shitur,me e blere,me helmuese,me idiote,me kafsherore,me shpifarake ,me injorante,me naziste,me ,,komuniste,,shkurt ,nje medie shkerdhate sic shprehen cunat e lagjes,ne 80 perqind te saj.Cudia me e madhe,KE i del ne mbrojtje,ka frike se mos censurohet….,,Kuku nane ,,kane nje shprehje te bukur shkodranet…

  13. Berti says:

    Ha ha ha, pergjigje perfekte e Krieministrit, tani topi eshte ne fushen e Fefzuas

  14. FATMIRI says:

    Z KRYEMINISTER PO VAZHDO E KESHTU POPULLI NJE DITE DO TE THYEJ LIGJET DHE TI DO TU RRUASH TRAPIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje