Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status prekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji, nga frika se mos i transmeton Covid-19, familjes së saj.
Në një postim në profilin e saj në Facebook, Luca ka publikuar foton e të birit, që e sheh vetë mnga ballkoni dhe i shkruan të durojë.
“Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët”, shkruan Ana krah fotos.
Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën.
Harta e 9 rasteve të reja është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.
Te ben te fala Shpetim Rroqi
Kto jane Heroinat e epokes se Pandemise
siedhe Koleget e tjer Mjeket e infermjeret kudo mbare Shqiperise .
Sinqerishte vleresim maximal per kta shqiptare te mire .
Bravo mjeksia. Jeni treguar profesionist dhe me karakter.
Zoti te bekofte e dashur dhe suksese e jete te gjate se na duhen njerez si je ti!