Falja e gjobave, kthimi i patentave dhe makinave, zbardhet vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare. Ja si do zbatohet

18 Prill 2020, 16:58Sociale TEMA
Falja e gjobave, kthimi i patentave dhe makinave, zbardhet vendimi i botuar

Botohet në Fletoren Zyrtare akti normativ i Qeverisë që fal gjobat dhe kthen patentat e marra për 3 vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve kur vendi ka qenë në izolim.

Lajmin e dha dje shefi i qeverisë, Edi Rama i cili tha se mjetet e patentat do t’u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse “sidoqoftë jemi një familje e madhe në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!”

Në aktin normativ shkruhet si më poshtë:

PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID – 19

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Falja e masave administrative

Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues,  të  vendosura  nga  autoritetet  shtetërore përkatëse,  për  shkeljen  e  rregullave  apo të akteve ligjore  e  nënligjore  të  nxjerra  në  kuadër  të  masave të   ndërmarra   për   parandalimin   dhe   luftimin   e infeksionit   të   shkaktuar   nga   COVID-19,   duke filluar    nga    momenti    i    konstatimit    të    kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në datën 17.4.2020.

Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë

1. Kthimi  i  shumës  së  detyrimit  të  falur,  por  të paguar,përmasat  administrative  me  gjobë, merret nga  zëri  përkatës  i  buxhetit  të shtetit apo  buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma,me urdhër të nëpunësit të parë autorizues,dhe kalohet në mënyrë automatike  në llogarinë bankare  të individit   ose   në mungesë të saj   kjo   shumë i dërgohet  institucionit  shtetëror  që ka  vendosur masën   me   gjobë për  t’ia  dorëzuar   subjektit përfitues.

2. Të gjitha  institucionet  shtetërore duhet  të dërgojnë listat  e  personave ndaj  të  cilëve  është vendosur   masa   administrative   me   gjobë,duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020. 3. Kthimi  i  shumave  pranë  llogarisë  bankare  të subjektit  përfitues  apo  institucionit  shtetëror  që  ka vendosur  masën  administrative  me  gjobë të  bëhet brenda datës 15 maj 2020.4.

Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Neni 3

Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara,në zbatim të masave administrative

1. Të  gjitha  masat  administrative  me  karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2,të këtij akti normativ,si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara,duhet të  kthehen brenda datës 15 maj 2020 te subjekti përfitues.

2. Ngarkohen     titullarët     e     secilit     prej institucioneve  shtetërore,  që kanë  vendosur  masa administrative    sipas    këtij    neni,    të    nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky  akt  normativ  hyn  në fuqi  menjëherë  dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje