Entela Resuli
Fatjona Rrasa ka përfunduar studimet e larta për Mjekësi të Përgjithshme dhe ka punuar për 6 vite si mjeke familje në qytetin e Durrësit.
Çdo ditë e më tepër po e kuptonte se pavarësisht punës, nuk po ndjente ndonjë rritje profesionale siç ajo kishte ambicie e për më tepër vlerësimi ishte i pakët.
Jetesa nuk ishte e lehtë për të dhe familjen e saj. Kështu, si shumë profesionistë të tjerë të kësaj fushe ajo nisi procedurat për t’u larguar drejt Gjermanisë, atje ku tregu i punës është më i gjerë, mundësitë janë më të mëdha dhe vlerësimi, sipas saj, më dinjitoz.
Prej 6 muajsh jeton dhe punon në Landin Rheinland-Pfalz. Përballja e parë në këtë vend koincidoi me virusin. Ajo sot, paralelisht me përvetësimin e njohurive është duke trajtuar edhe të sëmur me CoVid-19.
Në këtë intervistë në Dita, doktoreshë Fatjona na tregon më tepër për largimin e saj drejt Gjermanisë, përballjen me këtë virus dhe kujdesin që duhet të kemi…
-Doktoreshë Fatjona, mund të na tregoni se ku punoni dhe cili është pozicioni juaj momentalisht?
Prej 6 muajsh jam zhvendosur me familjen në Gjermani ku po ndjek procedurat për të nisur një specializim në Neurologji.
Aktualisht jam pjesë e një hospitimi për mjekët e familjes ku po marr bazat dhe njohuritë e domosdoshme për funksionimin e sistemin Shëndetësor në Landin Rheinland-Pfalz, Gjermani. Kjo kohë e zgjerimit dhe përvetësimit të njohurive të mia përkoi pikërisht me këtë pandemi globale që të jemi të sinqertë të gjithëve na gjeti të papërgatitur emocionalisht, fizikisht ku akoma ka individë që nuk e pranojnë të vërtetën. Situata këtu paraqitet e qetë dhe nën kontroll, numri i të prekurve nuk është shumë i lartë duke marrë parasysh që numri i të moshuarve është i madh.
-Pse u larguat në Gjermani?
Për shumë arsye, e para sepse nuk vlerësohesha aq sa duhej. Për një specializim duhet të paguaja 1 milion 200 mijë lekë shtetit e unë si familjare nuk e përballoja dot. Kurse këtu paguhem e ndërkohë specializohem.
-Si ju kanë pritur?
Kam vetëm 6 muaj e mund të them që më kanë pritur shumë mirë e të vlerësojnë nëse ti punon , rritesh në karrierë hap pas hapi, gjithmonë duke punuar. Plus dhe pagesa është një tjetër motivim i rëndësishëm, besoj për këdo. Nuk doja të largohesha nga Shqipëria, por u bë e pa përballueshme. Kushtet më shtynë.
-Sa i rrezikuar është personeli shëndetësor ndaj CoVid-19?
Personalisht mendoj se të gjithë mjekët, farmacistët, infermierët dhe punonjësit sanitar në spitale apo Qendra Shëndetësoren janë të rrezikuar, kush më pak e kush më shumë. Sigurisht personeli në terapinë intensive dhe infeksionistët kanë një përballje më të madhe me virusin, por ç’mund të themi për personelin e urgjencës ose mjekun e familjes që gjithashtu kanë plot kontakte me pacientë që mund të jenë asimptomatik por të infektuar. Ajo që këtu i jepet shumë rëndësi është mbrojtja e personelit shëndetësor me veshjet e posaçme dhe dezifiktim.
-Si po e përballojnë gjermanët këtë pandemi?
Mendoj që po e përballojnë shumë mirë deri tani, kjo duket edhe nga masat që janë disi më të zbutura dhe nga shifrat që raportohen, për shembull në Landin ku unë jetoj, të prekur janë 4880 dhe të vdekur 70, ku popullsia është diku te 4.085.000
-Po pse, çfarë ka ndikuar që humbjet e jetëve të jenë në shifra shumë më të ulta se në disa vende të tjera të Evropës?
Një nga arsyet kryesore është testimi masiv i popullatës duke gjurmuar dhe diagnostikuar në kohë të infektuarit dhe marrë masat e duhura. Sistemi shëndetësor mjaft i koordinuar në çdo hallkë të tij dhe higjiena strikte në këto ambiente.
Në një farë mënyre mund të themi se Gjermania mësoi nga Italia, këtu u ndërmorën shumë shpejt masat e distancimit fizik dhe anulimi i e eventeve me shumë njerëz. Por vlen të theksohet mbështetja dhe kujdesi që ju jepet të moshuarve duke organizuar shoqata për t’i ndihmuar që të qëndrojnë larg dyqaneve, marketeve dhe vendeve me shumë njerëz për të shmangur infektimin.
Numri i ulët i vdekjeve mendoj ndodh nga zbatimi i rregullave në mënyrë strikte, përfshi këtu higjienën personale dhe shumë i rëndësishëm distancimi fizik dhe siç përmendëm më sipër testimi agresiv i popullatës që shmang infektimet e reja.
-Në vendin ku ju jetoni, çfarë kufizimesh ka?
Këtu ku jetoj unë, në afërsi të Bonn jeta vazhdon normalisht, nuk është kufizuar lëvizja e individëve dhe makinave. Janë pezulluar aktivitetet me shumë njerëz dhe aktivitetet gastronomike (bare,restorante, piceri etj). Lëvizja e njerëzve këshillohet duke ruajtur distancimin fizik, deri në dy persona dhe për familjarët dhe mund të them që zbatohet në mënyre strikte distancimi. Lejohen sportet si vrapi, jogga, ecja në parqe jo më shumë se 2 persona. Në markete bëhet dezifektimi i çdo klienti.
-Cila është mosha më shumë e prekur aty?
Nga ajo që kam parë në përditshmëri dhe nga bisedat me kolegët, gjithashtu dhe informacionet që marrim nga institutet shëndetësore mosha më e prekur janë mbi 65 vjeç sidomos ata që kanë edhe sëmundje kronike shoqëruese si diabet, sëmundje kardiovaskulare, patologji të mushkërive etj. Rrezik kanë edhe individët që jo domosdoshmërish janë të moshuar, por kane një patologji jo mirë të kontrolluar si individët me sëmundje të mushkërive kronike ose me astmë të moderuar ose të rëndë. Individë me sëmundje të rënda në zemër, personat me imunitet të dobësuar që mund të jetë nga shkaqe të ndryshme si transplanti i organeve, kimioterapia, përdorimi i zgjatur i kortikosteroideve, të infektuarit me HIV etj. Personat me dëmtime kronike të veshkave që janë nën dializë, me sëmundje kronike të mëlçisë. Personat me diabet, obezitet të theksuar, duhanpirësit etj.
-Ju jeni mjeke familje, çfarë do u këshillonit personave të cilat vuajnë nga këto sëmundje që përmendët, por edhe të tjerëve në Shqipëri?
Të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, nëse duhet të dalin ruani distancën fizike ndaj të tjerëve, larja sa më e shpeshtë e duarve dhe higjiena strikte personale dhe ambientit ku jetojnë. Shmangni udhëtimet e panevojshme. Nëse kanë sëmundje kronike marrja rregullisht e mjekimeve dhe këshillime me mjekun e familjes online ose me telefon. Ushqehuni shëndetshëm dhe hidratohuni që është shumë rëndësishme për imunitetin tuaj. Ajo që dua të nënvizoj është ruajtja e shëndetit mendor duhet të dalim nga kjo luftë jo vetëm fizikisht të shëndetshëm por edhe mendërisht.
-Keni takuar shqiptar të prekur nga ky virus?
Këtu ku banoj kemi shumë shqiptarë por nga kontakti parësor si mjeke familje, fatmirësisht nuk ka asnjë të prekur deri më tani.
-Ju vetë si kujdeseni për vete dhe a keni frikë?
Në fakt ajo që kam frikë më shumë është për familjen time sepse janë kontakti i parë, por mundohem të jem sa më e kujdesshme me higjienën dhe dizefektimin. Duhet menaxhim, kujdes dhe durim, që çdo gjë do kaloj.
-Sa i rëndësishëm është mjeku i familjes në këtë situatë dhe çfarë po mësojmë nga ky virus?
Por mendoj që mjeku i familjes është një hallkë shumë e rëndësishme në menaxhimin e pandemisë për identifikimin e rasteve të dyshimta dhe monitorimin e pacientëve në fazat e para të infektimit, por atje nuk e kam parë përfshirjen e tyre.
Është e vërtetë që CoVid-19 e ka bërë realitetin tonë paksa të frikshëm tani, por na dha një shans për të rivlerësuar ato që kemi dhe të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë për tu përmirësuar. Të mbrojmë natyrën dhe të rivendosim marrëdhëniet humane ( tani e kuptojmë sa e rëndësishme është të flasim me një mik). Gjithashtu të investojmë për sistemin shëndetësor.
Sa te padurushem jane bere keta njerez me keta intervista
qenka larguar nga shqiperia se u be jeta e padurushme
tani jashte shtetit kjo bicim mjekje po bene palle
ik se na u neveritet kujtoni se nuk e kuptojme sd si funksionon perendimi
Erdhi ne londer cuni i Jemin Gjanes mjek e futen ne spital ne king george
e lane kate vite tu shty karrocat e te semureve pastaj mori rrobat e iku ne shqiperi
tani vetem pordhe mos shisni se shqipetaret nuk jane me miop
hajde tung ti Fationa Rrasja
doktor ne londer – mos e degjenero muhabetin or burre !! Kjo mjeke nuk foli per djalin e Jemin Gjanes apo kujdo tjeter, por foli per veten e saj. Nqs kjo mjeke rren, po ato qindra mjek e infermjere qe ikun prej ketu, apo kthehet ndonje prej tyre ?
Ketu nji biçim shefi policie injorant dhe jo ne detyre, vetem per me u duk se asht injorant, i dhunon mjeket porsa dalin nga shpia. Edhe pse ato jane rruges per ne pune me shpetu jete njerzish.
Ti jo vetem te tjereve, po as vetes nuk ja mbush mendjen me keto argumenta.
Kurre nuk i kuptoj njerzit si ju, ku e merrni ate force banale me rrejte e me shpif gjith diten !!
Kaq e mire ju duket kjo gjendje ketu per te ardhmen e femijve tuj ?
Milk dhe une nuk e ofendova por tani nuk eshte viti 1991 ku shqipetareve
tu duket perendimi nje kopesht me lule
kariera nuk behet me intervista por me pune qe djersa te dale rreke dhe me gjume te pergjysmuar
Te behesh mjek i dashur jashte shtetit me diplome te shqiperis duhet gozha pune
po i shikojme si po ndrisin keta yje qe largohen
Naten dhe mos e pi shume te ngrohet milk-un dhe nese kjo doktoresha ta sugjeron
respekt
Doktori Londer ke here nje moment shume te sakte sikur ta kisha shkrojtur vete! ?
Po te ishte se perendimi nuk te duket edhe sot kopesht me lule, patjeter qe do ishe prezantu ” doktor tirane ” e jo doktor londer , apo jo ?!
Ka mjaft Shqiptar qe kane shkelqy kudo ku kane shku neper bote, por nejse, nuk po zgjatem ne kete pike mbasi duket se njihesh personalisht me doktoreshen !
Naten e mire.
PS : Ate milk-un nuk e mora vesh, e po me duket si puna e atij priftit : Bani si tham une, e mos bani si baj une.
me se e drejte kjo qe ke shkruajtur,studjone ne shqiperi se e dine qe skan bythe te fitojne ndonje burse per te studjuar ne europe,punojne nja 1 apo 2 vjet ne shqiper se duhet te plotesohet formulari kur ben kerkese per ne gjermani qe ke pak eksperienc pune per te fituar vizen e punes per tek vendi qe ke zgjedhur,keto i kam degjuar edhe nja njerez te tjere,kam nje kushuri qe do iki ne vere ne gjermani po duhet te mbaroj 2 vjet kursin per mikroviologos mbaron ne maj merr vertetimin nga spitali per kursin qe ka bere dhe largohet per ne gjermani,te gjitha keto jan me plan jo se nuk eshte mire ne shqiperi,atje ku shkojne do marrin 2200 deri ne 3000 euro ne muaj,ku 30%ti merr automakisht shteti per taksat,po qe vetem je i mbaruar je fiks si ne shqiperi punon per te ngrene dhe per te paguar,ka ndihma per femijet shume te mira,kan femijet nje te ardhme te sugurt,por per ne moshat tona e punes eshte pak me mire se ne shqiperi,kafe me shoqet harroje sic e pinte kjo ne shqiperi,do kesh nje makin te mire por nuk do kesh kohe te dalesh sepse nuk ke ku shkon,jeta nuk behet me e mire sesa ne shqiperi kete ta harroni te gjithe ju qe nuk e dini gjermanine,do kesh leke po qe i martuar,jo beqar,nuk do te mungoj asgje si nga shendetesia ashtu edhe nga ekonomia,por nuk do jesh kurre i kenaqur me jeten atje,keshtu mbas disa vjetesh kthehesh ne shqiperi dhe ben patrioten sikur erdhe se te dogji shpirti per kete vend,prandaj njerez si kjo eshte me mire te zhduken nga ky vend sepse nuk jan asgje tjeter por vetem plera qe rriten studjojne dhe ne fund e shajne kete vend,keto thjesht quhen plera qe ne jeten e tyre duan te pasurohen sikur jane shpikesit e shendetesise boterore.
Fatjona, si do tia bejme pa ty, moj aman! Megjithat, nje bie, njemije ngrihen …
E cfare don te na tregoje kjo zonja, se nuk jemi ne nivelin e Gjermenise?
Po ne Gjermani dhe shume vende te tjera Evropjane jane me mijera azile pleqsh ku ka shume personel mjekesor. Shume mjek nga lindja e Evropes punojn neper keto azile . Qe te punosh si kirurg ,neurolog, mjek familje etj ne spitale duhet te kesh perfunduar rreth 10 vjet shkoll jo ta kesh marre me lek si ne Shqiperi. Shume nga keta qe vetequhen mjek perfundojn ne anonimitet neper sa qyteza te humbura ku djelli del vetem per festa.
Nuk mesova gje te re nga kjo interviste, vecse gjera rutine. Iku si gjithe shqiptaret qe kerkojne jete me te mire. Punon mjeke e familjes si ne shqiperi. Perserit kedhillat e distancimit fizike dhe higjenen personale.
daktori londer ,
Sot secili ka jeten e vet siedhe kufijt e vet te durimit ,
neraport me jeten dhe ate qe na rrethon
dhe kte s’mudet t’ja percakltojn te tjeret .
Njerzit jane ambicjoze dhe kerkojn te arrijne dicka qe i jep
sodisfation ne jeten e tyre .
Nuk mendoj se kemi te drejt te shprehemi ashtu ,
duke pretenduar ti diktojn jeten tjetrit
edhe nqs deklarata e saj do tingellonte jo si do na pelqente nevee !
—
Rrespekt per DR.Fatjona Rrasa e cila vec qe eshte mjaft simpatike si person ,dhuron
edhe mjaft informacion ne kte situate te renduar Pandemie ,duke sqaruar qarte ,
se cilat jane rregullat dhe si duhet ti zbatojme ato ,per te mos rrezikuar jeten .
Suksese Fatjones nee Gjermani
Sistemi i shendetsise nuk rregullohet me fryme te shenjte por do dekada sistematike pune te perkushtuar.
Gjermania ka mbi 200 vjet qe ka ndertuar mbi baza moderne efikase shendetsine.
Shqiperia vjen nga hiçi nga nje prapambetje e jashtezakonshme . Në sistemin e kaluar u bene arritje marramendese per aq kohe por pastaj ishte nje ish-doctor qe dhjeu e shurrosi çdo gje te mire qe egzistonte.
Pastaj vjen nje kryeminister lladik e dhjemosur qe Popullit shqiptar i vjedh dhe floririn !!!
Socialistet me Edi Ramen moren pushtetin ne 2013 me arken bosh.
Edhe kaq sa kane bere bravo u qofte e Uroj te bejne akoma me shume .
Ju Uroj dhe juve Te gjitheve nje dite te mbare e shëndet .
Na iku edhe kjo qe Ne kishim varur shpresen!Tani rrojme kot!Me mire mos te na i kishe thene o gazetaruc kazani!Te lutem Fationa ,Rrasja dhe pastaj kthehu se s’ka kuptim jeta pa ty!
Kjo shkollen e ka bere falas. Pra me parate e taksave qe paguajne shqiptaret. Dhe e paska ndjere veten të pavleresuar nê Shqiperi! Sa interesante. Dhe sa genjeshtare. Thuaj më mire të verteten: se jeta eshte shume më e mire në Gjermani se në Shqiperi. Sidomos kur je pajisur falas edhe me nje diplome mjeku. Ka vepruar si gjithe refugjatet dhe azilantet shqiptare. Ka pare bythen e vet. Pra nuk ka asnje të drejte të ankohet. Shkrimi koti që i kreh bishtin nje personi krejt të rendomte.
pse ne jemi shume mire ketu
karantine pa breke
ca foto tek gazeta e temes dhe gjume!
pse ne jemi shume mire ketu
karantine pa breke
ca foto tek gazeta e temes dhe gjume! !!
pse ne jemi shume mire ketu
karantine pa breke , fresk!
ca foto tek gazeta e temes dhe gjume! !!
pse ne jemi shume mire ketu
karantine pa breke , fresk!
ca foto tek gazeta e temes dhe gjume! !!
Kot sa flet o zonje. Keta thone ik e mos u kthefsh kurre qe te marrim ne pjesen tende. Me komb i degjeneruar pa piken e dinjitetit dhe pa community sense (as fjale te veten ska per kete) zorr se gjen mbi faqen e tokes.
Kot sa flet o zonje. Keta thone ik e mos u kthefsh kurre qe te marrim ne pjesen tende. Me komb i degjeneruar pa piken e dinjitetit dhe pa community sense (as fjale te veten ska per kete) zorr se gjen mbi faqen e tokes.
Fatjona Rrasa. Iku nga dhqiperia se u bë e padurushme. Gazetsren Entela e pelqej me intervistat që ben. Para ca kohesh mori né intervist Budall e idjot Taulantin. Sot paska mare Fatjonen. Pa e ofenduar sepse ndihem une I ofenduar me intervisten e saj. Nuk do bej kariete. Behu Si Muli. Tit Casili. Ca lamash të tjerë që hiqen Si mjek. Kariere ne mjeksi nuk ka. Ligji I mjekut eshte qe të kualifikohesh Si mjek. Kariera e mjekut eshte Brenda shpirtit. Brenda pasionit Brenda vullnetit. Ti sherbesh me pasion njeriut. Te rrofte kariera.
Mungese e theksuar dhe tendencioze te komunikimit qytetar.
Kjo zonja ka ikur se ka gjetur me mire dhe ja ka mbathur. Mire ka bere, ashtu si edhe gjysma e bashkatdhetareve tane qe kane pasur gjysmen e shkollimit te kesaj zonjes dhe prape iken…. dhe punojne edhe gjera me te remdomta.
Mire qe iken dakord por shprehje kokeshkreta si ishte e padurueshme apo e paperballueshme… sikur mezi po e mbante shurren per ta bere jashte shtetit… duhet te filtrohen dhe te kurohen kur perdoret gjuha e shkruar. Te pakten gazetari ne mos vete zonja me kaq shkolle…duhet ta dije artikulimin qytetar te nevojes per tu vleresuar profesionalisht dhe financiarisht nga nevoja qe ka nje fshatar kur i behet shurra.
Ketyre eshte e kote ti quash doktora se nje doktor shkon ku kane njerezit nevoj . Shumica e mjekeve Italian per tu ndjere te vleresuar dhe respektuar shkojn me keto organizatat bamirese ne shume vende te varfera Afrik e gjetk. Punojn shume vjet andej ne ndihm te njerezve te varfer , puna e doktorit eshte e tille jo per te shitur pordh ne Ausburger shtrase etj. Disa nga keta shfaqen dhe ne median Shqiptare si shkencetar e gjepura te tilla. Njoh shume qe punojn ne azile pleqsh si ndihmes mjeke ….
cfare mendon ose me mire se cfare kerkon te thuash me fjalet “testim masiv te popullates” !!!
nuk jetoni vetem ju ne gjermani dhe nuk ka testim masiv te popullates kerko njehere te besh nje test pa patur siptopat e semundje e ben dot JO nuk ta ben njeri
ne qoftese se je semur merr ne te tel (edhe mjekun e shtepis ose urgjencen si ne cdo rast kur dikush eshte semur dhe nuk mund te levizi dot)
nga vlersimi qe ben mjeku ne momentin e telefonates per cdo lloj semundeje qe eshte me se normale, vlerson gjendjen akute qe ka pasienti.
ne raste se ke siptomat e CoronaVirusit mjeku njofton paralel urgjencen qe eshte ngritur per kete semundje gjithashtu edhe zyrat e shendetit qe jane shteterore (Gesundheitsamt) dhe pasienti cohet ne spitalin qe eshte caktuar per kete lloj epidemie dhe jo ne cdo spital
sa per te tjerat ne intervisten qe ke dhene jane plotesisht te verteta (qe ndiqet edhe me ke ka pasur kontakt person per te lokalizuar sa me shpejt perhapjen) ne gjermani ka nje edukat qe eshte per tu patur zili se si i respektojne rregullat.
per gazeten; nuk ka testim masiv por ndjekje te kontakteve
Ne shqiperi nuk e duan ate qe shkollen e merr me djers me zotesi , duan njerz qe shkollat i marrin me lek ose ne shkolla private tre dite ne jave , ajo qe ka mbaruar infermjerine me nota te mira e me zotesi e qojne ne fshat kure se pispilluqet i marrin nga fshati i bjene ne qytet. Mire bejne te hikin ku munden te zen vend.
Tere keto mjeke na ka marre e po merr Gjermania pa asnji investim .Kjo gje eshte ne dem te vendit tone Per keto mjeke ka investuar miljona leke e euro shteti yne dhe prinderit shqiptare .Te vjen keq qe shajne shqiperine tone atje ne vend te huaj .Keto u arsimuan ketu..Tani ne kohen e pandemise qindra e me shume shqiptare emigrante po kerkojne te kthehen ne atdhe …Pse??
Pse o njerez e keni kaq te hidhur ADN-ne ?
Pse u vjen keq kur dikush thote hapur ate qe te gjithe e mendoni 100 here ne dite ?
Pse merziteni kur dikush flet hapur dhe pa dorashka nje te vertete qe e dime te gjithe ?
Kush nga ju nuk do te preferonte me mire te ishte doktor (qofte dhe infermier) ne Gjermani se sa ne Shqiperi?
Ndaloni te hidhni balte mbi cdo gje qe fluturon ju zvarranike. Perpiquni te fluturoni edhe ju.
Studentet mbarojne universitetin ne Tirane fale (per studentet) te paguar nga taxapaguesit shqipetar. Pastaj pa punuar nje dite ne Shqiperi shkojne e punojne jashte shteti. Eshte nje paradoks i madh ketu. Pse duhet Shqiperia te paguaj per Gjemanine?
Tani s’keni pse e gjykoni mjeken.Ajo ka bere zgjedhjen e saj,per nje jete me te mire dhe per te ardhmen e femijeve te saj.Bota keshtu funksionon.Nuk eshte çudi, qe ne te ardhmen ndonje nga femijet e saj mund te kthehet ne Shqiperi,se mund te gjej me mire.Persa i perket intervistes nuk shikoj asgje te ekzagjeruar.Sigurisht duhet pune dhe impenjim maksimal per te çare ne ambiente ku sistemi shendetesor eshte me i zhvilluar.Ka qe arrijne te behen profesioniste,ka te tjere qe nuk arrijne,por e rendesishme qe kerkojne te ndryshojne jeten e tyre per me mire.Shqiperise dhe shqiptareve nuk u vjen e keqja nga keta,por nga ata qe kane ne duar fatin e kombit dhe e kane shfrytezuar per interesa personale,dhe njerezit akoma shkojne nga pas si vegla qorre.Qeveria qe zgjedh eshte, pasqyra e nje kombi ne te mire apo ne te keq.
kush mendon se ne shqiperi jetohet mire i eshte thare truri. ne shqiperi ne 30 vjet nuk kam marre asne sherbim publik. nuk ka asnjehere drejtesi. drejtesine e ben mafia shteterore. cfare duhet tju them tjeter. nuk durohet me po skemi cbejme na kane mundur mafiozet shteteror
Edhe në Gjermani mjekët gjerman janë të pakënaqur dhe paguhen 6 deri 8 mijë € kurse kjo garant ma tepër se 4 00 netto nuk e paguajnë plus përgjesia është max qiraja e jetesës për nji mjek shkon deri 2000 nese don tëjeton normalusht e tj e tj…
Sa per dijeni 2200 deri ne 3000 Euro ne muaj paguhen infermjeret .Kurse doktoret gati dyfishin.Dhe ne se ke krijuar Kliniken tende( pas disa vjetesh ku dhe gjuhen e din shkelqyeshem) sipas specializinit mediconall qe pervetson paguhesh nga siguracionet shendetesore ( qe ne Gjermani numerohen jo vetem nje ) cdo muaj .Pagesa fillon me 20 000 Euro e rritet ne baze te specializimit Me kete shume Doktori qe ka kliniken personale paguan qirane .personelin qe ka ne dispozicion derine pastrusen e perditshme dhe per vetem ai e din se sa por nje shume ku ben nje jete Kommode. Sa per zonjen e mesipermei si fillim punonn ne Spital e i uroj te arrij ne ato qe deshiron.dhe pse nga deshira e mache e hutimi e tregon se ka plotsuar gati gjithcka .
Vetem niveli i ndyre dhe pa asnje senc i komenteve, tregon se ne çfar kombi kena perfundu.
Shume komentues duken qe jane te arsimum,e prap nuk e kuptoj arsyen pse bien kaq poshte.
Dikur, urrejtjen dhe neverine qe bota ka per ne, e shihja si tendencioze, te qellimshme. Sot duket ma qarte pse-ja.