Çifti i mjekëve që përballet me koronavirusin tek Infektivi në Tiranë dhe ka 40 ditë pa parë fëmijët

18 Prill 2020, 21:08Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu na ka njohur ditën e sotme për një çift mjekësh që përballen në vijën e parë të luftës kundër pandemisë së koronavirusit në Spitalin Infektiv dhe që kanë 40 ditë që nuk kanë parë fëmijët e tyre.

Sipas ministres, Manastirliu, Nevila dhe Arbën Gjermeni janë dy mjekë që i janë dedikuar me përkushtim punës për shërimin e pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm.

“Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga covid-19 në spitalin infektiv.

Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm. Krenare për mjekët!”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

5 komente në “Çifti i mjekëve që përballet me koronavirusin tek Infektivi në Tiranë dhe ka 40 ditë pa parë fëmijët”

  1. vjola says:

    Jete te lumtur te kene .Felenderime pa fund per mjeket kudo ndodhen qe jane drejt perdrejt me pacientet e tyre .

  2. Rexhep Muja says:

    Ja se kush eshte mjekesia shqiptare. Vogelushes 14 muajshe i qan zemra per te jemen dhe te jatin si edhe prinderve te saj. Ju lumte te dashur koleg. Vazhdojeni luften, lufte e vertete eshte siç e quan edhe kryeministri i nderuar Edi Rama. Arma jone e vetme ne kete lufte eshte Humanizmi, vullneti profesional. Do e finalizojme luften sa ne si mjek, aq edhe ndihmesa e madhe e sheti me masat parandaluee per nderprerjen e zinxhiritinfektues te coronavirus.
    SUKSESE MJEKEVE, SHTETIT SHQIPTAR, KRYEMINISTRIT ME PLOT INICIATIV, MIINISTRES TONE FISNIKE, DREJTUESVE TE SHENDETESISE DHE MBARE QYTETAREVE.

  3. Fredo says:

    Per Dr.Arber dhe Nevila Gjermeni
    Mirenjohje e perjeteshme ,qe qendrojme prej 40 diteve ne sherbim per te sheruar pacientet me covid 19.
    Sakrifica e tyre e madhe e paharruar !
    I urojme shume shendet dhe gezime dhe suksese ne te gjithe jeten e tyre !
    Qofshi te lumtur perhere !
    Fredo/ Nga emigracioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje