Para rreth 20 vitesh, ahere kur lexohej me zell dhe kishte goxha mendim në atë që thoshte, Fatos Lubonja e zbërthente mbrapshtinë shqiptare duke e krahasuar me një kaos në trafik, ku çdokush aty, ata në timon makine, motorri, biçiklete apo thjesht këmbësorë, fajësonin të gjithë njëri-tjetrin për shkelje rregullash qarkullimi, duke mos e kuptuar se në këtë qerthullim absurd fajësimi, në fund fajësonin thjesht veten.
Sillet në kujtesë kjo qasje e Lubonjës për dy arsye: e para për faktin se ahere nuk e kish bërë akoma hasha mikun, a me mirë vëllain Rama, kështu që e kishte të lirë mendjen nga një mllef që sot ia ka atrofizuar mënyrën e pastër të të gjykuarit, dhe e dyta se qasja e tij e ahershme vlen dhe sot, në këtë kaosin e vijueshëm shqiptar, ku një ndër ato që çirret për shkelje rregullash qarkullimi në trafik është media, duke qenë njëherësh një ndër shkelëset më dramatike e kontribueset më tragjike në mishmashin shoqëror. Jo ajo sociale, e cila dhe botën e ka bërë më të harbutshme, por ajo tradicionale. Se ja, ftohet të flasë për krizën globale nga COVID-19, Kastriot Islami.
Po pse? Me ç’status? Për cilin aspekt të krizës? Janë pyetje që gjigandi jo më mes nesh i gazetarësisë, i ndjeri Fatos Baxhaku, do ia kish bërë asaj mendjeje nga Ora News, e cila vendosi të sjellë në skenë ish-socialisto-demokratin e harruar Kastriot Islami, që ta thotë dhe ai fjalën e tij, e që në finale nuk thotë asgjë veç asaj për të cilën edhe rron si kuptimësi ekzistence: të nxjerrë mllefe ndaj Ramës.
Sigurisht, është zgjedhja e tij, brenda lirisë së tij të zgjedhjes për të qenë kështu ose ashtu, siç zgjodhi që nga një socialist tradicional, të ndërronte “seks politik” një ditë për t’u shndërruar në ushtar të Berishës. Por kur vjen fjala te protagonizmi mediatik, kjo e fundit duhet të ketë ca kritere në përzgjedhjen e arsyes se pse i duhet dhënë hapësirë një njeriu që politikisht ka një kapitullim të turpshëm, ndërkohë që për publikun ai vetëm me status politik njihet.
Eshtë ndryshe nëse do thirrej si fizikant, ku pra do pyetej në kuadër të një profili të tij dikurshëm profesional, nëse në këtë krizë ka diç prej përgatitjes së tij në këtë lëmi shkencore. Që do të thotë pra, se intervista me të, e gjitha do ishte e profilizuar në këtë aspekt. Ai nuk ka as profil ekonomik që të ofrojë prognoza për të ardhmen ekonomike të globit apo Shqipërisë, e po ashtu edhe te pjesa e menaxhimit nuk e gjen askund veten për t’u marrë në referencë.
Kolegë gazetarë që vijoni t’i bini fyellit me një vrimë edhe në këtë lloj krize atipike, duke ftuar të njëjtat personazhe, bërë të njëjtat pyetje e përdorur të njëjtat shabllone gjykimi! Kjo krizë ka kthyer gjithçka me kokëposhtë; fuqinë e parasë, fuqinë e politikës, fuqinë e lidershpit botëror, ka futur në kaos mendimin shkencor, ka bërë përgënjeshtruese të vetvetes vetë OBSH-në; e jo vetëm te ajo, por kudo e te kushdo aktor botëror, qoftë dhe shëndetësor, ku çfarë thuhet sot nuk thuhet nesër.
Pra është një lloj krize që më e pakta, kur zgjedh të ftosh dikë për t’ja servirur opinionit, duhet të ketë kredenciale të forta thellësie mendimi, duhet ta lidhë specifikisht me patjetër diçka me këtë krizë, duhet të ketë rol vendimmarrës, e duhet të jetë i provuar si figurë e fortë referenciale për publikun. Nëse gjeni diç prej këtyre te Kastriot Islami, na e thoni. Por sa për kulturë profesionale, nëse ka diçka për të cilën, duhet theksuar, një njeri i falimentuar politikisht duhet thirrur “për mend” në studio, është ajo mbi sistemin zgjedhor, ose sistemet zgjedhore.
Po, Kastriot Islami është njeriu që i atribuohet ky sistem zgjedhor që është sot e për të cilin ka debat, e ka qenë dikur një ndër zërat që është marrë me çështjen e sistemeve zgjedhore për Shqipërinë. Kaq. Më tepër apo për diç tjetër, thjesht fyeni publikun. Siç jo pak e fyejnë dhe ata që zgjedhin Lubonjën edhe për krizën COVID-19, cili atë mendim që ka, nëse ka mendim, e hinkëzon në atë mënyrë që me patjetër të mbërrin te ish-vëllai Rama, duke shitur mllefe të rëndomta njerëzore, si shumëkush me kredite të mbarruara publike e politike, për analiza të thella.
Edhe Taulant Muka, ashtu, mendjefyell siç ngjan, por që gjithsesi e ka një status profesional afër lëmisë së krizës, është gjithsesi më i përligjur për t’u patur në studio.
P.S. Sa për info shoqëruese për emrat e përmendur e trajtuar në shkrim, Kastriot Islami është një ish-profesor i njohur fizike, madje i doktoruar në Francë, Lubonja është ish-student fizike por që nuk i përfundoi studimet e larta pasi u arrestua në vitin e tretë. Ndërsa Taulanti është ai që tashmë e njohim të gjithë, me çuditë e veta si studiues mjekësor në qarqe shkencore europiane të cilit nuk i dalin parashikimet, për qartësimin e figurës apo aftësive të të cilit, ka mbetur të pyeten punëdhënësit e tij në Europë mbi gjenialitetin e vetëreklamuar nga ai vetë, se ku e ka dhe për ç’aftësi të rralla ia marrin Shqipërisë për ta patur të tyrin.
Vetëm ata mund të zgjidhin edhe këtë pikëpyetje të madhe që e mundon shoqërinë shqiptare. (Tesheshi)
ore lereni kete profesorin se behen shume e si perballojm dote
Fatos Lubonja opozitar i pushtetit Saliut,
Lubonja opozitar dhe i pushtetit Ramiut,
pra krejt i kundert me sahanlepires plot,
qe lepijne pushtete edhe jane njerez kot,
ky opozitari i pushtetit me endje lexohet,
sahanlepiresi i pushtetit kurr nuk durohet.
Sakte!
Fiks!
Egzakt!
Kastrioti ishte nje nga te paktet qe pati fatin te beje doktoraten ne France, qe me te dhenat e sotme nuk e keperxen nivelin e nje post-doc-u 2 vjecar. Pra pati nje fillim kariere shkencore qe u shua shume shpejt pa arritur te tregoje se sa lart mund te shkonte. Sa publikime ka bere ai gjithsej, mund ti numurosh me gishtat e dores, keshtu 25 vjet pas artikullit te tij te fundit, ai nuk ka asgje per ti thene opinionit publik rreth shkences. Si politikan travesti ka bere me shume buje. Prandaj ai eshts nje figure par excellence per te dhend intervista tip “kazani”.
Personalisht nuk habitem me Kacin qe del e flet si e ëma e Zeqos në majë të thanes. As me gazetat që e ftijne në sheshe meduatike. Por cyditem me “tesheshi” që ende nuk e ka kuptua që kemi 30 vjet që gjithcka i takon “matufeve”. Elektricisti behet minister finance; mjeku behet vrases me /pa pagese;
mesuesi behet kasap; matematicieni behet fshesaxhi dhe hajduti bëhet minister. Pra hartihet se janë tridhjet vjet që nukka taban. Të gjithë tyrren drejt rrugëve per para, pauri, ofiqe pavarësisht nga dijet, profesioni. Është koha e dtrjtimit me të kundërtat pavarësisht nga mos arësyetimet.
Arberor Epitoti
Kjo ka nje emer “shqiptariiii”, Lumi i nxjer plehrat ne ane! Te gjithe nje “fecke” kane!
MEDIAT JANE PERSHESHI I TYRE QE ATA VERSULEN KUSH E KUSH TE NXJERE MELLEFIN E TIJ. E KE QARE.
Rrofshin te tan kriminelat me ne kry Sali Berishen!
Rrofshin te tan hajdutet me ne kry Ilir Meten!
Rrofshin te tan raketiket me ne kry Bujar Nishanin!
Rrofshin te tan thuthuqet me ne kry Edi Paloqen!
Posht te tan mjeket dhe infermieret qe luftojne COVID 19!
Posht te tan njerzit e nershem!
Posht Edi Rama!
U desh te vij demokracia qe te kuptojme se sa popull budalla jemi,sa hajdute,sa kriminele,sa cmirezinj ,e sa e sa vese kemi…
Kur shikon kete fytyre majmuni,e ca te tjere ne cdo tv qe thone vetem mbrrockulla si luli.
Kur shikon e ndegjon e lexon se cfare shkruhet neper bllogje nga analfabete qe nisen me biciklete per ne Shqiperi te mbushet mendja qe jemi komb budalenjesh
PSEUDOSHKENCËTARË ???
Gazetaria e atyre qe dine”te gjitha” dhe e tallavase.Keta “Specialiste” te gjitheckaje nuk flasin per te sqaruar por per te mashtruar.Ne kete vend cdo letyre na jepet per person i gjithediteshem,si njeri qe i hapet barku per njerezit,ku qellimi i vetem i tyre eshte pushteti qe te siguron para per te sunduar.Keta persona e portale per dite e me shume po urrehen nga masat e gjera.
Nje nga prodhimet e kuzhines se Ramiz Alise
E kot qe habitem kur ve re ne rrjete sociale, qe 70% e atyre qe komentojn jo vetem veshtir ti lexosh iden. Po akoma me e veshtir tu lexosh shkrimin. Esht per te ardhur keq
Po kur kjo ndodh me shkrime nga “gazetar” me vjen te them ate shprehjen e te madhit. (O zot) i madhi dihet kush esht.
Po pse nuk mbyteni me sh…n tua o te ashtu quajtur gazetar! Qe as te lidhni dy fjali ne shqip nuk dini!
O ZOT!
? hahahahahahahahahaha. Shume bukur. Veçse kur permend doktoraturen e Kastriotit mos mendoni se eshte ndonje merite e veçantë. E marrin pafundesisht shume te diplomuar. Ka ne shkollat tona pedagoge pa fund qe kane bere ketu e ne France Gjemani e gjetkë doktoratura.
Me Taulant fyellin e ke qarë. Më karabush s’e ben nëna. Ai eshte fiks intelektual fshati i kohes Enverit qe kur kthehej ne shtepi talleshin shoket me bema qe tregonte per veten
Pse censuroni dhe beheni si gazeta fashiste antishqiptare DITA.
Na ka zene goja lesh duke e perseritur se Lubonja nuk sjelle analize .Per urrejtjen patologjike ndaj Rames do e sjelli muhabetin ,sic thote populli dhe do dali pa tjeter tek Rama.Ai vetem nje shteg sado te ngushte e te veshtire do qe te dali aty ku do .Vetem Rama te denohet,te sulmohet ,te vihet ne dyshim,te mbaje edhe pergjegjsite e te tjerev sikur edhe per cdo shqiptar ne pergjithsi.Se ka faj haduti qe vodhi kjo nuk diskutohet.Faj ka vetem i zoti i shtepise qe nuk e mbyll dhe nuk i ve zinxhirin deres.Shume portale e ftojne LUBONJEN dhe nuk eshte nevoja ta degjosh se ai do thote nje emer ”filozofi” qe njeh, do ti referohet dhe shpejt dodali tek RAMA. Ne artikullin derguar ne shtypin hollandez bente kritika biles dhe BE PER TE DALE VEC TEK RAMA.Po ne ITALI perse do dergonte leter te hapur.?Qellimi dihet :Per te denigruar dhe poshtruar Ramen.Por ai kete nuk e fsheh .Ai eshte cinik,i pafytyre.Programet e Balles kur fton LUBONJEN NUK NDIQEN ME INTERES.Ndonse emisionet jane serioze dhe ngrihen probleme,pjesmarrja e LUBONJES e tharton dh degjeneron diskutimin.
Sigurisht ! dicka ju mundon , me pranine e zoteri Islami dhe Lubonja , ne mediat shqipetare .Nuk mund te kuptoj , si eshte e mundur te neperkenbni edhe francezet , vetem se paskan vleresuar studimin e zoteri Islamit ne fizike , duke e vleresuar e akorduar nje titull shkencor -doktor i shkencave fizike – ; qe sipas juve qenka nje coroditie e akademise se shkensave Franceze . Per gjatesi , paskeni marrur hien e trupit tuaj , te leshuar nga reflektimi i diellit te mengjezit .Megjithate ju nuk mundeni ta vleresoni as si fizikant e as si politikan , vetem se nuk qendron politikisht , atje ku deshironi ju . Zoterinj te nderuar , edhe politika eshte shkence , eshte profiesion , . Nese politika ne nje grup te caktuar -parti- nuk levizet sipas programit , atehere c’do politikan eshte i lire ta denancoi ne publik , dhe te gjej nje grupim me serioz , e me demokratik -sipas tij – . Sa per zoteri Lubonja , nuk besojse kritikat i keni seriozisht . Ky zoteri , me qendrimin e tij post komunist , ka treguar qartazi se , nuk ka qenur dakort me asnje nga qeverisiet -politikat – e levruara ngjer me sot , ne shqiperi . Kete e kane te provuar gjithe populli , ne kurrizin e tyre , pervec qeveritareve te radhes , dhe sherbetoreve te tyre besnik . Keshtu zoterinj te nderuar , qe ne studio gjithkush ka vendin e tij , askush te mos e mbivlesoi vet-veten , e ta radhise si te pare te kombit . Ne , ne pergjithesi , nuk e vleresojme vet-veten , per aq sa vlejme ; por e mbivleresojme , pa kurrfare arsye .!.
I Dy fjale ne lidhje me kete artikull . Nuk di a e ka vene kush re si une nje gje te veçante . Jane disa njerez qe kur jane me Partine Socjaliste jane kuadro shume te afte , me cilesi e virtyte te larta dhe aftesi profesionale , por kure kalojne me parti tjera per qejf mbetje se duan tja shijojne shijen parase sa te jene gjalle ne poste te larta dhe sapo ato i leviz me poshte ne detyre kalojne me parti tjera . Mirese kalojne me parti tjera por ju ik truri per lesh dhe duket sikur trurin e lene ne P.S dhe marrin trute e atyre partive qe shkojne . Kur ishin ne funksionet e specjaliteteve qe kan mbaruar ta kishte anda te degjoje Kastriot Islamin te fliste si profesor fizike shume i afte sepse edhe une jam i brezit tij . Po keshtu edhe Arben Malaj edhe ai i keshit qe nuk di se ku asht tashti qe eche emni nuk po me kujtohet. Po si mo si ka mundesi qe asnje njeri ne partite tjera nuk ka dy pare mend si do te jet kjo pune kjo pune duhet studjuar mire me gjet shkaqet se jane shume te thella keto pune . Ndersa keto te partise cocjaliste si kur jane ne pushtet si ne opozit kane mjaft brum jane mjaft te afte .Me falni , po e gjeta nje te afte ne P.D ne po eshte Eduart Selami por nje i vetdm me brina me qene nuk ka ça ban .
???
KUJDES SE KAC KAFKA ESHTE I FORTE…