Arben Ristani: Koha të rrëzohet, Rama një i sëmurë delirant dhe monark që po luan me Covid-19

18 Prill 2020, 20:08Politika TEMA

“Në këtë vend nuk ka më rend ligjor, logjikë ligjore, veprim ligjor. Institucionet ligjore mungojnë prej tre vitesh, pjesa kryesore e tyre. Tashmë për shkak të pasojave të pandemisë mungojnë tërësisht. Situata është ideale për të sëmurin delirant”.

Kështu shprehet në një intervistë për “Koha Jonë”, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Në një kohë që qeveria po nxjerr nga burgu të dënuar, parlamenti miratoi ndryshimet që dënojnë qytetarët të cilët shkelin masat e qeverisë. Si e komentoi këtë paradoks? Edhe nëse futen në burg të infektuarit, si do të vuajnë dënimin, njëlloj si banditët që vrasin? Cili është qëllimi i ndryshimit urgjent të Kodit Penal?

Pandemia ka pushtuar botën. Ka shkaktuar mijëra të vdekur, dëme ekonomike në shumë të mëdha dhe sigurisht pasoja të konsiderueshme sociale. Nga kjo pikpamje, vuajmë të njëjtat pasoja si gjithë bota, por diferenca është ajo që s’na ndahet tashmë, që pas luftës së Dytë Botërore, drejtues të sëmurë delirantë që përpiqen të jenë monark apsolut. Në këtë vend nuk ka më rend ligjor, logjikë ligjore, veprim ligjor. Institucionet ligjore mungojnë prej tre vitesh, pjesa kryesore e tyre janë bllokuar.

Tashmë për shkak të pasojave të pandemisë mungojnë tërësisht drejton vetëm MONARKU. Situata është ideale për të sëmurin delirant, i cili vetë ai personalisht, të nxjerrë nga burgu kë të dojë dhe të fusë në burg kë të dojë. Të gjobisë pa ligj, ti marrë makinën e çfarë të dojë, kujt ti dojë dhe pastaj kur i teket vetë ai personalisht, i anullon të gjitha gjobat.

Tallet me njerëzit, ju thotë do dilni vetëm një orë nga shtëpia. Ditën tjetër vendos dhe shpall që do largoheni vetëm 500 metra nga shtëpia, pastaj vendos që do dalin vetëm pensonistët, pastaj i teket të vendosë vetë ai, që në makinë do rrinë vetëm dy vetë të ulur diagonal.

I sëmurë delirant!

Nesër kush e di çdo i thotë mendja të na komunikojë përmes ekramit, ku do na dojë zik zak e ku vertikal. Pra halli ynë është shumë më i madh se i të tjerëve. Si do thoshte një mjek dhe politikan me peshë në këtë vend, tre ditë më parë kur u mblodh Parlamenti për të ndryshuar Kodin Penal: të lësh këta deputetë që kemi ne të bëjnë ligje, është njësoj si ti lësh majmunit në dorë një kallashnikov. Për tu kthyer edhe një herë te pyetja juaj, ndryshimi i Kodit Penal, lirimi i të dënuarëve, dënimi i ca të tjerëve, gjobitja, falja e gjobave etj, nuk janë veprime që shpjegohen me logjikë ligjore. Thjesht kështu do Ai, kështu i teket kështu e bën.

Opozita ka dhënë ide konkrete sesi të menaxhohet situata. Si i keni parë këto propozime, i ka marrë në shqyrtim dhe i ka zbatuar qeveria?

Opozita është munduar të kryejë rolin e saj. Ka bërë propozime për zgjidhje dhe ka kritikuar apo denoncuar ato që janë bërë keq. Ka mbajtur publikun të informuar dhe ka dhënë opsione për zgjidhje. Gjithë bota është përfshirë në praktika dhe diskutime për përballjen e krizës së shkaktuar nga pandemia, por monarku delirant s’ka nevojë për të marrë mendime apo shembuj nga askush. Ai është si ata sazexhinjtë romë që e kapin muzikën me veshë. Asgjë tjetër përveç pushtetit personal nuk i intereson.

Edhe pse nuk është koha tani por nëse kryeministri thotë se nuk do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të radhës, me justifikimin se “vijon pandemia e Covid-19”, çfarë do bëjë PD? I druheni një skenari të tillë?

Edhe nga pyetjet tuaja është e dukshme që nga ky kryeministër pritet çdo gjë. Në fakt, sipas kushtetutës nuk është e mundur që të mos zhvillohen zgjedhje parlamentare, vitin tjetër. Opozita mund dhe duhet të bëjë të pamundurën, me të gjithë forcën dhe kapacitetet e saj, që në këtë vend të zbatohet kushtetuta dhe ligjet. Është imperative që ky vend të rikthehet tek shteti i së drejtës.

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit tha se falë masave të marra prej tij u shmang një tragjedi e madhe me rreth 2800 të vdekur. Rritja e testimeve na çon tek e vërteta dhe cilat janë vendimet që duhen marrë për daljen nga kriza?

Gjithçka që thotë Rama është vetëm propagandë. Ndërkohë është e dukshme që ai, çfarë thotë një ditë nuk e thotë të nesërmen. Testimi i popullsisë për gjetjen e përhapjes së virusit, jo vetëm është një direktivë e OBSH-së, por është edhe një praktikë e zgjeruar ndërkombëtare. Në Shqipëri jo, këtu nuk vjen, ose bie në vesh të shurdhër ajo që thuhet dhe zbatohet në vende normale, ku qeveritë përpiqen realisht të zgjidhin situatën në favor të njerëzve dhe jo të pushtetit.

Qeveria ka prezantuar një paketë të dytë financiare, ku këtë herë është zgjeruar edhe me biznesin e madh, me fasoneritë dhe me turizmin. Kush janë rezultatet e pritshme dhe e zbut kjo ngërçin në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare? Nga BE dhe FMN, ndihma shkon në 350 milion euro. Qeveria po jep 100 milion euro. Çfarë i sygjeroni qeverinë për paketën e tretë?

Unë nuk jam ekonomist, por ajo që duket me qartësi absolute mbetet fakti se ekonomia është pjesa tjetër, po aq e rëndësishme sa jeta dhe shëndeti, që goditet rëndë nga pandemia. Qeveritë në rajon, Europë dhe botë kanë angazhuar fonde shumë fish më të mëdha se qeveria jonë, apo më saktë se monarku ynë. Edhe Maqedonia apo Mali i zi janë para nesh përsa i përket fondeve të vëna në dispozicion të popullatës për zgjidhjen e krizës.

Në logjikë të fundit, i japin popullit atë që është e vetja, paratë e mbledhura nga populli ja kthejnë atij për të kaluar kohën e keqe. Është unikale ajo që thotë monarku ynë, apo trompetat e tij, se të pasurit duhet të shesin shtëpitë dhe makinat për t’ua dhënë të varfërve. Në asnjë vend demokratik në botë nuk janë dëgjuar thagma të tilla. Fondet e mjaftueshme, shpërndarja e tyre e shpejtë, transparente dhe e drejtë është ajo që duhet në këtë kohë. Monarku ynë nuk ka këtë në mendje.

Propaganda e tij e cila një herë tremb njerëzit duke nxjerrë blindat me mitraloz të rëndë rrugëve, pastaj përpiqet të dalë si baba i kombit, pastaj kupton që është vonë për të luajtur babain dhe rikthehet te dhuna nëpërmjet kërcënimit me vite të tjera burgim sipas ndryshimeve të panevojshme të Kodit Penal, nuk jep zgjidhje. Kjo situatë, pavarësisht se është e rëndë, do të kalojë. Ajo që duhet të ngulitet në mendjen e secilit, është fakti që pas pandemisë, duhet të heqim qafe dhe monarkun delirant, përndryshe do jemi keq e më keq.

14 komente në “Arben Ristani: Koha të rrëzohet, Rama një i sëmurë delirant dhe monark që po luan me Covid-19”

  1. E NRE ME RAKI RUSHI, ?? says:

    RAKIA E VRET VIRUSIN , KA THON RISTONI !

  2. heneri says:

    Koha po e tregon o Ristan se kush eshte rrezuar
    Edvin Rama i beri 7 ne drejtimin e shtetit shqipetar ne menyren me te perkryer
    dhe ju sorullupin e pd unxorri jashte loje dhe kurre ne fushe nuk futeni me
    Pranda Ristan hajduti ty te rrezoi dhe te shkerdhej Basha betejen beje me bashen se eEdi rama
    e ka ml popullin shqipetar
    Jeni. specje ne zhdukje dhe perpjekjet i keni vetem per te thene qe akoma jemi me frym
    Jeni aq te peshtire qe populli nuk don te ja dij se ne cfare deregjeje jeni katandisur
    Partia e Djallit duhet te bej betej ne parti, te zhduki ju vemje dhe te ringrihet
    jeni te gjithe kurva pa perjashtim

  3. epo kjo pune says:

    po dale se akoma pretendoni ju plehrat te vini ne pushtet, ikni ju pa te heqim kete dhe te veme tjetrin, po ikni ju se jeni po ajo fare e thartuar kosi qe do e beni prape balte kete vend. kot dhe harxhojme frymen dhe kohen me ju… sqaroni njehere ato akuzat qe u jane bere si parti, pastrohuni e beni nje banje dhe pastaj, futuni ne zgjedhjet e rradhes dhe pastaj te shihet sa e keni kuoten se me ju qe nxirroni sterre, rama eshte bjond fare

  4. Mahmut shqiptari says:

    A moj race e qelbur. Vetem balte hidhni qelbesira

  5. Viola says:

    Epo ky i cmenduri KM bie dakord me virusin kur te dal e kur te ik..flet naten me virusin se esht psikopat. Me trut e ktij cmendaraku sdihet si do perfundojm. Ka keshilltare te keqe ai.

  6. Toni says:

    Ku pive ti,lokalet jan mbyll

  7. Bregdeti says:

    E gjora opozite. S’din cfare thote. I ka mbyt gjigandi.

  8. ?? says:

    Ky karroqja, të qelb erë raki .

  9. Na ruajt zoti says:

    Sërish një mandat merr …sa herë dalin këta zuzarë që e bënë vendin tonë kokëulur në Europë

  10. Durrsi says:

    I paska dal rakia bixhozxhiut te votave.

  11. 19 says:

    Viola ste paska qir njeri kto dit te karantines prandaj sqeke mire .te ka zen eŕe mendia dhe pi….a

  12. Komunisti says:

    Ristani me raki xerroi she votat e bashkis tiran ,Ristan is po shkojn gjerat do tu djegim ju hajdutet e PD dhe flliqsirat e PS JENI R****RA bashk

  13. Nje mendje says:

    Beni do me bo kthesen! Te kapi edhe njehere deputet vitin tjater! Eshte i ri dhe nuk dihet se kush e dogji, Sala apo Basha!
    Nejse mesa duket ka marre ndonje sinjal! Se si ka mbet PD me Salianje, me Gaz Bardh e Paloke, rrezik Pd as 10 % si merr! Apo tani qe Rama po fiton 2 beteja, s’ka kush i del me para! As rrotacioni me sa duket s’pi uje!

  14. Raul says:

    Shih enderra me sy hapur o pijanec me medalje ari per raki. Legjendari Edi Rama eshte duke menduar per zgjedhjet e 2025 se keto te vitit tjeter i ka te sigurta me kete performance ne drejtimin e shtetit ne dy ngjarjet me te renda ne 100 vjet shtet. Termeti i 26 nendorit katastrofik, dhe salivirusi qe ka gjunjezuar njerzimin. Dhe Edi do ja dale do apo nuk do banda e Flamur Herman Geringut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje