"Dikur kromi çante bllokadën", ish deputeti i LSI kërkesë në kohë pandemie: Qeveria të subvesionojë bujqësinë

18 Prill 2020, 14:15Politika TEMA

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, shkruan në “Facebook” se “Shqipëria i ka të të gjitha mundësitë për një balancë pozitive tregtare të produkteve bujqësore dhe blegtorale por kjo është e pa mundur kur ky sektor jo vetëm nuk ndihmohet me politika të veçanta fiskale dhe subvencionimi por konukurohet keqas nga qumështi Serb, mishi nga Brazili e fruta nga Greqia”.

Sipas ish-deputetit, nëse veprohej shpejt, ky vit mund të ishte viti i një kthese të madhe për zhvillim e bujqësisë, ndërsa shton se me këtë qeveri nuk ka shpresë që kjo të ndodhë.

Ne fakt dikur ne kohen e xhaxhit, parulla ishte “kromi çan bllokaden”. Spahiu ia di vleren kromit!

Mesazhi i Spahiut:

I pa shpresë që një qeveri si e jona, e lidhur direkt me importues të produkteve bujqësore e blegtorale, të bënte të njëjtën gjë që bën qeveria amerikane me subvencionet në bujqësi.

Absolutisht që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për një balancë pozitive tregtare të produkteve bujqësore dhe blegtorale por kjo është e pa mundur kur ky sektor jo vetëm nuk ndihmohet me politika të veçanta fiskale dhe subvencionimi por konukurohet keqas nga qumështi Serb, mishi nga Brazili e fruta nga Greqia.

Subvencionimi sot do të qe një veprim i zgjuar kur mjaft punëtorë sezonalë të bujqësisë që punojnë në Maqedoni, Greqi apo Itali të punonin tokën e tyre, me garanci të mëdha të shitjes së produkteve të tyre këtë vit.

Nëse veprohej shpejt ky vit mund të ishte viti i një kthese të madhe për zhvillim e këtij sektori.

A ka shpresë?

Absolutisht që jo me këtë qeveri…!!!

4 komente në ““Dikur kromi çante bllokadën”, ish deputeti i LSI kërkesë në kohë pandemie: Qeveria të subvesionojë bujqësinë”

  1. S- New York says:

    Krimi ne pushtet dhe mafia kan bllokuar bujqesin vendase prej 30 vjetesh,duke lidhur kontrata me vendet fqinje.Ndersa tokat ne shqiperi rrine djerr pa punu.Njerzit detyrohen te lene tokat e tyre pa punu e te punojne emigrant .Qeverija duhet ta shohe me perparesi ceshtjen e bujqesise ne vend.

    1. Roberto says:

      Bujqesine e ka shkaterruar ardhja ne pushtet e PD me Sali Berishen ne krye qe ne 91′. Nuk e di a ke qene ti ne Shqiperi dhe a ke pare se si priteshin druret frutore,mollet,portokallet,mandarinat,hurmat,kumbullat u prene vreshtat dhe u ndertuan shtepite e te ardhurve nga veriu u shkaterrua c’do gje c’do kooperative bujqesore sepse tashme ne”hyme ne ekonomine e tregut” dhe duhej me c’do kusht qe ato vepra dhe ate ekonomi qe kishin ishte “komuniste” dhe duhej shkaterruar pasi ceku i bardhe ishte “gati” nga Amerika.Bujqesia dhe blektoria tek ne ka qene e zhvilluar dhe varjetet ne fruta_zarzavate etj i kemi patur nga me te mirat sa per dijeni.Gojet e liga,ata qe shkaterruan c’do gje ne kete vend mund te thone c’te duan por keto dhe mijra e mirja te tjera krime jane fakte te pa kundershtushme. Sa per tokat djerr duhet ta dish qe kur u shkaterrua c’do gje ne Shqiperi nuk kishte rruge tjeter per fshataret apo fermeret sic quhen sot pra ata iken nga tokat e tyre per te punuar tokat e Grekut apo Italianit.Tokat i shiten a dreqi e di se c’i bene.Kush u kthye dhe eksperiencen andej e solli ne Shqiperi eshte rimekembur edhe pse sic e dime ne vend u shkaterrua fidani,fara,apo gjera te tjera qe sherbejne ne kete fushe dhe u zevendesuar me hormone dhe artikuj kancerogjen qe vetem tregojne bukurine e frutit pasi shije apo vlerat e tyre jane shume minimale.Kjo eshte pak a shume idea dhe realiteti yne qe e kemi “dhurate” nga “kokat” e Shqiperise me ne krye KRIMINELIN BERISHA.

  2. S- USA says:

    Mire more deputet I Lesh e Lise,mire e trajton problemin e bujqesise,por te ardhurat nga kromi ku shkojn?. Ti je nje bythelepirs I Ilir floriri qe dhe te ardhurat nga kromi tek ai shkojn.

  3. kasemi says:

    Po ti hedhin ne kanal produktet e tyre fermeret, sigurisht qe qytetaret do te furnizohen me to nga jashte. Kjo tregon se duhet punuar ashtu sic punohet ne greqi, ne menyre qe kostot te jene te ulta e tregu ti terheqe prodhimet vendase e jo ato te huaja. Hedhja brutale e produkteve neper kanale e mos ti nxjerre ato ne treg ,e cmim te ulet eshte shpirtligesi, e per rrjedhoje qytetaret reagojne, ashtu sic u veprua me qumeshtin serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje