Fox News në ShBA po com përpara tezën se koronvirusi aktual është prodhim laboratorik. Mediat në SHBA raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim të posaçëm për këtë çështje, ndonëse të gjithë shohin se teza e laboratorit i intereson presidentit Donald Trump.
Mirëpo vetë Kina refuzon të pranojë një variant të tillë. Sipas saj madje, virusi u soll në Kinë nga jashtë dhe këtë gjë e provon një gen brenda tij.
“Pesë organizata me reputacion përfshirë Xishuangbanna Tropical Botanical Garden dhe Central Botanical Garden nga Akademia Kineze e Shkencave kanë mbledhur të dhëna nga 93 specimenë të CoVid-19 nga 12 vende të ndryshme…
Kërkimi zbuloi se “paraardhësi” më i hershëm i virusit është mv1, që evoluoi në haplotipet H13 dhe H38 dhe ata nga ana e tyre çuan drejt shfaqjes së brezit të dytë të haplotipit – H3, që evoluoi në H1. Virusi që u zbulua në tregun e peshkut në Wuhan ishte i llojit H1. Vetëm haplotipi H3 u zbulua në Wuhan më herët, por ai nuk ka të bëjë me tregun në atë qytet”, është shprehur ambasadori kinez në Moskë, Zhang Hanhui.
Sipas tij kjo mungesë në zinxhirin e haplotipeve evolutivë provon se varianti H1 u soll në Wuhan nga ndonjë person i infektuar që përhapi epideminë.
“Sekuenca genetike nuk mund të gënjejë”, shtoi ai.
Hanhui ka hedhur poshtë akuzat duke kujtuar se përpjekjet e Kinës me karantinën e saj dhe ndërtimin e spitaleve i dhanë 2 muaj kohë botës. Në perëndim ka shumë dyshime për atë që ndodhi në Kinë, ndonëse Europa ka qenë shumë e rezervuar të ngrejë gishtin e akuzës.
Në këtë kuadër ambasadori ka kujtuar se zbulimi i pacientit zero duhet të shërbejë për ta kuptuar virusin, jo për të vënë në shtyllën e turpit të infektuarin e parë.
“Duke u bazuar në shkencën bashkëkohore dhe teknologjitë ne mund të gjurmojmë burimin e virusit dhe të jeni të sigurtë, se herët apo vonë, nuk do të vonojë dita kur çdo gjë që është mbajtur e fshehtë do të zbulohet” ,paralajmëroi ambasadori.
Nuk kuptohet se çfarë fsheh kjo, por Hanhui ka kujtuar se Kina ka ndarë çdo informacion që ka patur me shumë vende dhe organizata dhe ka asistuar deri më tani sipas tij, 120 shtete dhe katër organizata ndërkombëtare në betejën kundër CoVid-19.
“Të injorosh kontributin dhe sakrificën e Kinës shkon kundër normave morale dhe ndërgjegjes”, tha ai.
Eshte fakt i njohur qe zhvillimi Kines bazohet kryesisht ne vjedhjen e teknologjise dhe spiunazhit industrial, kryesisht ne Amerike dhe Evropen perendimore.
Nese ka ndonje te veretete ne pretendimet e Kines, ka mundesi te kene vjedhur ndonje virus, pjese e ndonje studimi qe nuk e njihnin dhe nuk e kuptonin dhe aksidentalisht “shkenca” Kineze ja futi vehtes te pares dhe pastaj gjithe botes.
Justifikimi mund te jete i sakte, nuk e kane zbuluar ata, vetem e kane vjedhur dhe ne kulturen Kineze te vjedhesh nuk eshte turp, ku eshte e keqja ketu ? Sipas tradites Kineze cdo gje eshte ne rregull……
Natyrisht gjithe fajin e ka Amerika dhe Trumpi i keq. Kina Komuniste , superfuqi e botes, shume e frikshme…..
Komunist nuk tregojn ndonjeher vetem bejn propaganda e axitacion komunistat kinez qen ato qe than nuk ngjitet kollai ky virus I treguan botes vetem kur kinezet po binin rruges is pulat
Propagande e Partise Komuniste te Kines!
Bravo Mero per lirine e shtypit!
Edhe atyre qe e futen boten ne kete tragjedi duhet dhene hapesire!
Mbajnë shkencëtarët e vet në censurë, nuk lejojnë asnjë të flasi, dhe tani që po bëhet më e qartë se e kanë prodhuar vetë, po mundohen tja fusin Amerikës. Vetëm studimet e publikuara të biologeve të Wuhanit (Shi Zhengli) mjaftojë për të treguar që ato ishin duke punuar drejt këtij virusi.
Nëse do e kishte prodhuar Amerika, nuk do kish qenë më e përgatitur për ta luftuar virusin? Amerika dhe BE kanë hasur dëmin financiar më të keq nga ky virus. Kinezët bëjnë dhe si të zgjuar, bllokojnë maskat e 3M duke thënë se po bëjnë analiza cilësie. Dhe bëjnë një virus që shkatërron ekonominë globale, vret sa njerëz, dhe pastaj përfitojnë ekonomikisht prej tij.
Partia Komuniste Kineze është rreziku më i madh ndaj paqes botërore sot.
U soll ne Kine, keshtu? Po si e shpjegojne kinezeria faktin se atje ne Kinen Popullore kane nisur vdekjet nga Covid 19 qe ne 2019 dhe keta nuk jane ndier fare, biles kane fshehur viktimat? Apo kane patur hallin mos ligeshtonin ata qe “sollen Covid 19 ” atje?