Koronavirusi vë në dyshim të ardhmen e BE-së? Emmanuel Marcon bën paralajmërimin: Ky është momenti i së vërtetës

20 Prill 2020, 21:24Bota TEMA

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një intervistë të dhënë për “Financial Times” është shprehur se Bashkimit Europian po i vjen ‘momenti i të vërtetës’, duke paralajmëruar se “populistët do të fitojnë” dhe BE-ja do të copëtohet nëse nuk është në gjendje të unifikohet.

Duke përdorur ‘fjalët e tyre’, presidenti francez tha se ata do të ligjërojnë para popujve të tyre se Evropës u interesojnë vetëm kur strehojnë emigrantët dhe për të eksportuar mallrat e tyre.

“Nëse ne nuk mund ta bëjmë këtë sot, unë ju them se populistët do të fitojnë. Sot, nesër, një ditë më pas, në Itali, në Spanjë, ndoshta në Francë dhe gjetkë. Është e qartë sepse njerëzit do të thonë: Çfarë po na ofron BE-ja? Këta njerëz nuk do të na ndihmojnë në kohë krize dhe nuk kanë solidaritet. Kur emigrantët vijnë në vendin tonë, ata do na thonë që t’i mbajmë. 

Kur të ‘pushtohemi’ nga ndonjë epidemi, ata na thonw qw ta zgjidhim vetë. A sa bukur! Ata janë në Evropën vetëm kur eksportojnë mallrat e tyre. Por ata janë kundër kur bie punë për të ndarë barrën”,- tha Marcon duke iu referuar gjithashtu disa prej zërave që kanë dalë kundër BE kohëve të fundit.

Komentet e fundit të Macron u publikuan vetëm një ditë pasi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kërkoi “falje të përzemërt” ndaj Italisë për përgjigjen e ngadaltë të BE-së gjatë krizës që ata patën nga koronavirusi. Italia ishte vendi që u godit më shumë nga koronavirusi në Europë duke mbajtur vendin e dytë në rang global. Muajin e kaluar, kryeministri Guiseppe Conte paralajmëroi se do ta rishqyronin qëndrimin në BE duke marrë parasysh mungesën e ndihmës nga vendet e tjera anëtare.

3 komente në “Koronavirusi vë në dyshim të ardhmen e BE-së? Emmanuel Marcon bën paralajmërimin: Ky është momenti i së vërtetës”

  1. Bbbbb says:

    Edhe ti farë burri do bësh gjith kët pun ë???? As Napoleoni sdo i bënte më derman BE

  2. gallat says:

    e kemi thën ë shumë herë me shaka
    kur të hyjmë ne në evropë – të tjerët do të dalin

  3. gallat says:

    e kemi thën ë shumë herë me shaka
    kur të hyjmë ne në evropë – të tjerët do të dalin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje