PD shfaq pakënaqësi pse Rama nuk qeveris sipas strategjisë së saj: I duhet që opozita të heshtë

20 Prill 2020, 18:32Politika TEMA

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkëpunimin me opozitën në situatën e pandemisë.

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj shkruan se Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza. Sipas tij, ndaj për këte Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara

Ai thekson se si cdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Alibeak shton se edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi cdo interes partiak teksa publikon dhe një video për të treguar qëndrimet e Ramës dhe Bashës.

Postimi i plote i Alibeajt:

Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja të klasifikuar si “sekret”.

Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza. Pikërisht në këtë situatë Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi.

Ndaj për këte Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjekët e infektuar, për fasoneritë që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetarëve.

Si cdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi cdo interes partiak.

Shihni videon e mëposhtme për të kuptuar se cili ka qenë qendrimi i opozitës dhe cili i Edi Ramës gjatë kësaj kohe.

 

 

3 komente në “PD shfaq pakënaqësi pse Rama nuk qeveris sipas strategjisë së saj: I duhet që opozita të heshtë”

  1. Po ajo dihet qe nuk qeveris si ju , se Po te qeveriste si ju , do ishit ju ne qeverisje !

  2. Johani says:

    Mir alibeaj n’a thuaj ne cilin vend majmunat jane pjese e qeverise,as ne xhungel nuk i ke sepse edhe atje njerezit e Kane kuptuar se kriminelet vetem krime bejne, andaj pse u dashka qe ne shqiperi te qeveriset me ultimatumet e PD-s,kush jeni e kush je ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje