Sulmuesi i Kombëtares zyrtarizon lidhjen me Oriola Marashin

20 Prill 2020, 12:02Lifestyle TEMA
Sulmuesi i Kombëtares zyrtarizon lidhjen me Oriola Marashin

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Eros Grezda konfirmon lidhjen pasionante të dashurisë me modelen Oriola Marashi. Në një intervistë për “Top Channel”, teksa foli për futbollin dhe gëzimin që do të rinisë stërvitjen, ai pranoi lidhjen me Marashin teksa shtoi se tortën e famshme të ditëlindjes, ia kishte përgatitur ajo.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajn online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh Grezda.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda u përfolën për lidhjen e tyre, që kur u publikua një foto e tyre nga pushimet në Meksikë ku shfaqeshin dorë për dore. Që prej asaj kohe, fotot e shpërndara në rrjete sociale kanë treguar se ata janë bashkë, dhe po e kalojnë izolimin të dy. Madje futbollisti postoi dhe një foto në ashensor, ku dukej qartë portreti i modeles. Tashmë Eros e zyrtarizoi dhe dyshja janë bashkë të karantinuar në Kroaci!

2 komente në “Sulmuesi i Kombëtares zyrtarizon lidhjen me Oriola Marashin”

  1. Luli i PD says:

    Çfor bohet merr yahoo.com
    Tja rrasja njihor ksj nga bytht te me ikte kaptina fare.

  2. Pitkini Futbollist says:

    Po ky Mr.Bean nuk eshte sulmues i kombetares apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje