Tottenham, Son Heung-min nis stërvitjen ushtarake në Korenë e Jugut

20 Prill 2020, 18:21Sport TEMA

“Taksat dhe vdekja janë gjëja e vetme e sigurt në jetë”.

Shprehja e bërë e famshme pas përdorimit në vitin 1789 nga Benjamin Franklin, njëri prej Etërve Themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, merr nje tjetër dimension në Korenë e Jugut.

Përveç taksave dhe vdekjes, në shtetin aziatik, nuk mund t’i shpëtosh as shërbimit ushtarak.

Pavarësisht se mund të jesh një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Ky është rasti i Son Heung-min. Ylli i Tottenham u detyrua të nisë stërvitjen ushtarake në vendlindje, për shkak se të gjitha aktivitetet sportive janë ndërprerë prej koronavirusit.

Deri më tani sulmuesi e kishte shmangur ushtrinë, sipas asaj që parashikonte ligji, prej fitimit të medaljes së artë në Lojërat Aziatike në vitin 2018.

Por, meqë shërbimi në vendin koreano-jugor është i detyrueshëm, lojtari vendosi që për 21 ditët në vazhdim t’i bashkohet Brigadës IX të marinsave.

Son Heung-min u paraqit në bazë ushtarake në ishullin e Jeju, në Korenë e Jugut, ku deri në datën 8 maj do t’i nënshtrohet stërvitjeve me armë, si edhe marshimeve deri në 20 kilometër distancë.

Ndërsa shërbimi i zakonshëm ushtarak zgjat dy vjet, sulmuesi i Tottenham zgjidhi t’i bashkohej marinës, pikërisht prej faktit se shërbimi aty zgjat vetëm tre javë, për t’i dhënë mundësi të kthehet në Londër, sapo sezoni i Premier League të rinisë.

열시미 다치지말구 훈련잘받구와요!!!!! . . . #손흥민 #손흥민선수 #손흥민_당신을_응원합니다⚽ #손흥민팬 #손흥민흥해라 #손흥민희 # #f4f #fff #l4l #f4l #팔로미 #follow4follow #친스타그램 #선팔하면맞팔가요 #like4like #인친스타그램 #맞팔댓글 #팔로우해요#손흥민팬_환영 #축구팬스타그램

A post shared by 민희 (@_mini03) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje