De Biasi: E ardhmja? Nuk gaboj më, ja pse u largova nga Shqipëria

19 Prill 2020, 22:49Sport TEMA

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka dhënë një intervistë për SkySport Italia, ku ka rrëfyer aventurën e tij te kombëtarja jonë kuqezi. Mes të tjerash, strategu italian u shpreh:

“Pas pesë vitesh e gjysmë dhe pasi kishte punuar me të gjithë lojtarët, mbaroi një farë cikli.

Ishim të tretët në renditje, por përpara kishim Spanjën dhe Italinë. Atëherë mendova se do të ishte më mirë që të largohesha dhe pasardhësi im të niste punën, për të pasur më shumë ndeshje në dispozicion për tu përgatitur për Nations League.

Më mungonte motivimi dhe doja ta ndjeja veten të rëndësishëm ose në piedestal. Sigurisht, për punën që bëra mora edhe mirënjohje nga shteti.

E ardhmja? Gabime si Alaves nuk do të bëj më. Ata nuk kuptonin nga futbolli. Ekipe të vogla? Varet çfarë projekti. Isha pranë Iranit, ndërsa me Koronavirusin u mbyllën të gjitha shtigjet”, tha De Biasi.

2 komente në “De Biasi: E ardhmja? Nuk gaboj më, ja pse u largova nga Shqipëria”

  1. Malsori says:

    De Biasi mbetet nje figure e ndritur e drejtimit me profesionalizem te shkelqyer te kombtares Shqiptare.Si njeri shume intelegjent ai beri histori te pa perseritshme ne futbollin shqiptar,u be italiano-shqiptari me i respektuar ne gjithe kombin shqiptar.Respekt per jet De Biasi.Malsori Boston

  2. Berti says:

    Grazie Mister De Biasi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje