Plani i UEFA-s, Champions League dhe Europa League luhen në gusht!

19 Prill 2020, 16:30Sport TEMA

UEFA ka një plan të qartë për datat se kur do të rifillojë dhe kur do të mbyllet ky edicion i Champions League dhe Europa League. Sipas Sky Sports vazhdimi i këtyre dy kompeticioneve do të bëhet i mundur në gusht dhe do të mbyllet po brenda këtij muaji.

Ndeshjet e kthimit në 1/8 e Champions League parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht ndërsa më pas ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do t’i nënshtrohen një turi të vërtetë force teksa janë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë, datat e parashikuara janë më 11 dhe 12 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 gusht.

Sfidat gjysmëfinale parashikohen të luhen më 18-19 dhe ndeshjet e kthimit më 21-22 gusht.

Finalja e madhe, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet të luhet më 29 gusht në Stamboll.

Europa League pritet të rifillojë në 2-3 gusht dhe finalja do të jetë në 27 gusht.

1 komente në “Plani i UEFA-s, Champions League dhe Europa League luhen në gusht!”

  1. Cudia says:

    Na plasi cari per UEFA… Nuk jetojme ne UEFA dhe nuk na jep buke UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje