"Fenomeni më i mirë se Ronaldo" - Vieri zgjedh mes të dyve

21 Prill 2020, 10:30Sport TEMA

Christian “Bobo” Vieri është gjithmonë pikant me deklaratat e tij në lidhje me futbollin. Ish-sulmuesi i njohur godet shpesh dhe nuk mund të mungonte dhe me një krahasim ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Fenomenit brazilian.

“Jam shok me Ronaldo Fenomenin dhe jam shumë i lumtur që kam luajtur me të. I kishte të gjitha, shpejtësinë, shpërthimin dhe fuqinë. Dukej sikur kërcente me topin.

“Unë mund të them se Fenomeni ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo. CR7 është një makinë lufte dhe duhet admiruar gjithçka që bën. Ai mund të luajë deri në 40 vjeç dhe me cigare në gojë. Fiziku i tij është i përsosur”, – tha italiani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje