OBSH: Njerëzit të mësohen me një mënyrë të re të jetesës

21 Prill 2020, 17:27Bota TEMA

Takeshi Kasai, drejtori i OBSH për rajonin e Paqësorit Perëndimor ka paraljamëruar sot se zbutja e shpejtë e masave të izolimit mund të sjellë një valë të re infektimesh.

Prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë paraljmëron se “një mënyrë e re jetese” është e nevojshme deri sa vaksina e koronavirusit të ri të jetë gati.

Kasai paraljmëroi kundër zbutjes së masave shtrënguese në vendet e dobëta dhe sugjeroi heqje graduale të kufuzimeve të distancimit social, për të mbajtur nën kontroll virusin.

Duke folur në një konferencë shtypi, ai shtoi se asnjë vend nuk është i siguruar ndaj epidemisë, pasi një shpërthim i mundshëm Covid-19 është ende në qarkullim.
Prandaj ai kërkoi që jeta e njerëzve dhe sistemet shëndetësore të përshtaten me pandeminë globale.

“Derisa të gjendet një vaksinë apo një kurë efektive, duhet që ky proces të bëhet normalja e re. Individët dhe shoqëria të jenë gati për një mënyrë të re jetese”, tha ai, duke shtuar se qeveritë që po përgatisin relaksimin e masave, duhet ta bëjnë këtë në disa faza dhe me kujdes në monitorimin e nivelit të infektimeve.

Ekspertët thonë se do të duhen 12 deri në 18 muaj për krijimin dhe prodhimin masiv të një vaksine ndaj epidemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje