Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale, mbase 2% ose 3%, duket se kanë antitrupa në gjak nga ata që janë infektuar me Covid-19. Organizata Botërore e Shëndetit tha në një deklaratë se imuniteti i tufës është ende larg,
“Lehtësimi i kufizimeve nuk do të sjellë fundin e epidemisë në asnjë vend,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për mediat në Gjenevë të hënën.
Testimi serologjik synon të zbuloje se sa e madhe është pjesa e popullsisë që është infektuar dhe a ka zhvilluar antitrupa ndaj tij. Por, OBSH sugjeron që numri i tyre që kanë imunitet është i ulët.
“Të dhënat e hershme sugjerojnë që një përqindje relativisht e vogël e popullsisë mund të ketë krijuar antitrupa,” – tha Tedros. “Jo më shumë se 2% -3%.”
Dr Maria Van Kerkhove, një ekspert amerikan për sëmundjet infektive i cili është udhëheqësi teknik i OBSH-së në Covid-19, tha: “Ne po shohim një përqindje më të ulët të njerëzve me antitrupa sesa prisnim” .
Të Premten, një studim i kryer në Kaliforni zbuloi se 50 deri në 85 herë më shumë njerëz ishin infektuar sesa tregonin shifrat zyrtare.
Qarku i Santa Clara në Kaliforni kishte 1.094 raste të konfirmuara të Covid-19 në kohën kur u krye studimi, por testet e antitrupave sugjerojnë se kishte 81,000 të infektuar në fillim të prillit, shumica e të cilëve nuk shfaqnin simptoma.
Por pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, në të gjithë popullatën e qarkut, vetëm 3% kishin antitrupa ndaj virusit. Një studim në Holandë i 7,000 dhuruesve të gjakut zbuloi gjithashtu se vetëm 3% kishin antitrupa.
Van Kerkhove tha se ata duhet të shikojnë me kujdes mënyrën se si po kryheshin studimet. Numri i atyre që kanë imunitet arrinin deri në 14% në Gjermani dhe Francë.
“Ne po punojmë me një sërë vendesh që po kryejnë këto studime serologjike,” shtoi ajo. Van Kerkhove javën e kaluar tha se edhe nëse testet tregonin se edhe një person kishte antitrupa, nuk vërtetonte që ishte imunë.
“Ka shumë vende që sugjerojnë përdorimin e testeve të shpejta serologjike diagnostikuese për të zbuluar ata që mund të jenë imunë,” tha ajo. “Tani për tani, ne nuk kemi asnjë provë që përdorimi i një testi serologjik mund të tregojë se një individ ka imunitet ose është i mbrojtur nga ri-infektimi.”
Shkrime te perkthyer si këmbët e pulës nga injorantë që bëhen burim i lajmeve të rreme.
Obsh nuk thotë që 2 deri 3 % e të infektuarve krijojnë antitrupa. Po të ishte kështu njetëzit do të sëmureshi çdo 2 muaj.
Obsh thotë se 2 deri 3 % e numrit total të popullsisë janë infektuar deri tani. Shifra është e ulët krahasuar me 60 % e nevojshëm për stopimin e Sars-Cov2.
Por të gjithajanë supozime në tavolinë. Realiteti është se pas korrikut nuk ka më Covid!