Akuzat e PD për kufizimet për shkak të pandemisë, Meta i del në mbrojtje Ramës: Ishin të nevojshme për të menaxhuar krizën (pyetet edhe për notën që i vendos)

22 Prill 2020, 12:58Politika TEMA

Teksa dekretoi ndryshimet në Kodin Penal sa i takon situatës së pazakontë, shkaktuar nga pandemia Covid-19, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet rreth akuzave të opozitës se qeveria ka blere teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu.

“Lidhur me shqetësimet e opozitës, këto kufizime që imponohen për shkak të një pandemie duhet të shërbejmë për të rritur përgjegjshmërinë e menaxhimit të krizës dhe mënyra më e mirë është rritja e transparencës, aq më tepër kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve, unë mund të apeloj për të rritur transperencën në këtë drejtim”, tha Meta.

“Çfarë note i vendos Edi Ramës?”- u pyet Meta.

“Nuk ka ardhur akoma qershori, koha e provimeve”, replikoi presidenti.

1 komente në “Akuzat e PD për kufizimet për shkak të pandemisë, Meta i del në mbrojtje Ramës: Ishin të nevojshme për të menaxhuar krizën (pyetet edhe për notën që i vendos)”

  1. Sali says:

    E dime qe jane bere bashke te 3 M……Q…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje